Image may be NSFW. Clik here to view.Rasti i korrupsionit të denoncuar fillimisht nga emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, është përmbyllur këtë të premte me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Shkodrës, e cila ka kërkuar dy vite heqje lirie për ish-prokurorin Pëllumb Prençi të Pukës.
Prençi, i cili akuzohej për korrupsion, pranoi fajësinë dhe gjykimin e shkurtuar, ndaj dhe pavarësisht se u dënua me 3 vite heqje lirie, atij i ulet 1/3-ta e dënimit për të vuajtur kështu vetëm dy të tilla.
Skandali i ish-prokurorit të Pukës u zbulua nga “Fiks Fare” dhe në të ishte i përfshirë edhe një gjyqtar, Shtjefën Lleshi, i cili pak muaj më parë u dënua me 3 vite burg për të njëjtën akuzë./ Top Channel
Image may be NSFW. Clik here to view.Policia ka njoftuar se sot eshte bëri i mundur identifikimi i personave të përfshirë në një konflikt në shkollën “Vasil Shanto”, para 3 ditësh si edhe u gjet një armë pistoletë tip “Ekol” me tre fishekë.
Pas kryerjes se veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit,
G. Fufi, 16 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tirane, i cili mesohet se ehste djali i deputetit te Partise Demokratike, Mhill Fufi.
Ky shtetas akuzohet për veprën penale të “Armbajtje pa leje ” neni 278 i K. Penal.
M. B, 17 vjeç, lindur e banuese në Tiranë.
Kjo shtetase akuzohet për veprën penale të “Armbajtje pa leje ” dhe “Moskallëzim krimi” nenet 278 dhe 300, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. H, 16 vjec, lindur e banues në Tiranë për veprën penale të “Moskallëzim krimi” neni 300 i kodit penal.
Këta shtetas u arrestuan pasi në datë 01.12.2015, shtetasi me iniciale E.F, nxënës në gjimnazin “Besnik Sykja” ka shkuar në mbështetje të disa shokëve të tij të cilët ishin duke konfliktuar me disa persona pranë shkollës “Vasil Shanto”.
Me pretendimin për tu sqaruar ky shtetas pasi është përfshirë në këtë konflikt, ka gjuajtur me grushta njërin nga personat e palës tjetër.
Në këto kushte shtetasi G. F, është frikësuar pas kësaj situate të ndodhur, për këtë arsye ai ka shkuar në qytetin e Laçit dhe ka marrë një pistolete Ekol, duke e mbajtur me vete në shkollë për vetëmbrojtje nga personat të cilët kishte goditur me grushta. Gjatë procesit të mësimit, ai ja ka dhënë pistoleten shoqes së shkollës shtetases me iniciale M. B, për ta mbajtur në çantë, e cila u arrestua nga Policia gjithashtu.
Veprimet u kryen në prezencë të psikologes së shkollës dhe psikologes së Policisë, dy avokatëve dhe në prezencë të familjarëve.
Kreu i besimit katolik në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita ka pësuar një hemorragji cerebrale teksa këtë të premte po mbante meshën në Kishën katolike të Kryeqytetit.
Burime të sigurta për Javanews bëjnë të ditur se pas ngjarjes së rëndë, Arqipeshkvi imzot Rrok Mirdita është transportuar menjëherë në spital, ku dhe ka kryer një operacion në repartin e neurokirurgjisë, pranë QSUT-së këtë pasdite.
Mjeket bejne te ditur sipas News 24 se aktualisht ai eshte ne gjendje te rende, por konstante.
Qe nga 25 dhjetori, 1992, Mirdita u emërua kryepeshkop i Kryedioqezës Durrës-Tiranë dhe u shugurua më 25 prill, 1993, nga Papa Gjon Pali II.
Image may be NSFW. Clik here to view.Dom Gjergj Meta ka reaguar në faqen e tij në Facebook, fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot, lidhur me shëndetin e drejtuesit të Kishës Katolike Shqiptare Rrok Mirdita, i cili ndodhet i shtuar në spital në gjendje të rëndë pasi pësoi hemorragji cerebrale teksa drejtonte një meshe.
“Ju kerkoj nje lutje per Imzot Rrok Mirditen i cili po kalon momente te veshtira shendetesore”, – ishte thirrja e Gjergj Metës.
Image may be NSFW. Clik here to view.Policia e Lezhës, gjatë kësaj të premteje ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi 26-vjeçar nga Lezha, i cili ishte shpallur më herët në kërkim për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” dhe për “trafikim të të miturve”.
Specialistët e sektorit kundër trafiqeve të paligjshme në Policinë e Lezhës ndaluan Emiljan Kiptin, i cili rezulton i dënuar më parë edhe për “vjedhje në bashkëpunim”, ndërkohë që figuronte në kërkim që prej 30 nëntorit.
I arrestuari, në bashkëpunim me shtetasin Krenar Shabani, i ndaluar më 30 nëntor, kanë tentuar të trafikonin për në Kosovë me qëllim prostitucioni, shtetasen V.J., 17 vjeç nga Lezha, me të cilën kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë.
Materialet proceduriale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për të vijuar me aktpadinë të bazuar mbi veprat penale të “trafikimit të të miturve në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë./ Top Channel
Image may be NSFW. Clik here to view.Vlera e konsideruar e parave ishte destinuar të dërgohej në Rinas dhe më pas transportoheshin drejt Austrisë. Dyshimet e hetuesve se grabitësit kanë bashkëpunëtorë pranë bankës ose në grupin e rojeve të sigurisë. Zbulohen detaje të reja të grabitjes së dy ditëve më parë.
Gjithçka ishte e mirorganizuar dhe grabitësit mund të jenë informuar për vlerën e parave që gjendeshin në mjetin e blinduar, të shoqëruar me gjashtë efektivë të armatosur. Dinin kohën, vendin ku do të kalonin dhe morën masat e tyre edhe për t’u arratisur pas grabitjes. Ky ka qenë skenari i katër personave që dje u bënë me afërsisht nga një milion euro secili. Ata, nga grabitës të dhunshëm dy ditë më parë, sot u kthyen në persona të pasur, ndërsa policia ende nuk ka emra konkretë mbi autorët e dyshuar. Vetëm dy ditë pas grabitjes së bujshme të automjetit që transportonte shumat e mëdha valutë, prokuroria dhe policia kanë dalë në përfundimin se janë rrëmbyer jo pak, por 3.8 milionë euro. Këto para ishin të destinuara të dërgoheshin cash në Austri dhe ishte shumë që lëvizte nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. “Na zunë në befasi dhe menjëherë u drejtuan me fjalët: “Policia, shtrihuni në tokë”. Kështu janë shprehur të gjithë rojet e sigurisë para grupit të hetimit, sipas tyre, fakti që grabitësit ishin të veshur me uniformë policie, dhe automjeti kishte fenalina, fillimisht bënë që të hezitonin për të reaguar. Gjithashtu, njërit prej rojeve i kanë marrë edhe armën e shërbimit automatik kallashnikov dhe më pas me të nisën të qëllonin në ajër dhe t’i mbanin nën kërcënim punonjësit e sigurisë. Tashmë të gjashtë efektivët që shoqëronin paratë janë ndaluar dhe pritet që të kalojnë për masë sigurie për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të arrestuarit janë Artan Mane, Eduart Metollari, Niko Prifti, Agron Lloha, Agron Ademi dhe Alban Sharra. Sipas dëshmive, targa e fuoristradës e përdorur në grabitje ishte “TR 8801 E”, por nga verifikimi i mëvonshëm rezulton se është e çregjistruar dhe nuk ka pronar. Gjithashtu, djegia e makinës së përdorur në grabitje mendohet se ka ndodhur që autorët të fshinin çdo provë të mundshme që i implikonte në ngjarje.
Dyshimet
Ka dyshime të forta se grabitësit kanë pasur si bashkëpunëtorë të brendshëm punonjës të bankës ose personat e tjerë që kishin dijeni mbi lëvizjen e shumave të mëdha. Sipas grupit të hetimit, informacion të plotë për lëvizjen e parave e ka personeli kryesor i bankës së nivelit të dytë, drejtuesit e kompanisë së sigurisë dhe vetë rojet që po e transportonin. Nga hetimet e kryera rezulton se ka procesverbale të sakta, si për shumën e eurove, momentin që u vendosën në mjetin e blinduar dhe më pas është nënshkruar edhe procesverbali nga drejtuesi i grupit të shoqërimit për mallin që po merrte në dorëzim. Mënyra e grabitjes dhe më pas lëvizja e autorëve gjithashtu çon në të tjera detaje. Katër persona ishin të veshur si efektivë policie që kryen grabitjen, ndërsa ka të dhëna që u ndihmuan nga të paktën tre bashkëpunëtorë të tjerë dhe për të krijuar çoroditje për strukturat e rendit, lëvizën me tri automjete të ndryshme. Në këtë aks shpesh qarkullojnë automjete të blinduara që transportojnë para, por në vlera të vogla, që lidhen kryesisht me xhirot ditore të bankave të nivelit të dytë me filiale në Rinas, apo edhe dyqane të këmbimit valutor. Lëvizje të tilla në shuma kaq të mëdha monetare kryhen rrallë. Dhe mbetet mjaft i dyshimtë fakti sesi është ndaluar pikërisht automjeti që në kohën dhe ditën që transportonte shumën kap shifrën e 3.8 milionë eurove. Me procedurë standarde të sigurisë dhe lëvizjeve të parave, banka nis një emeil dhe kontakton zyrtarisht përfaqësuesit e kompanisë së sigurisë që e njofton për kohën, ditën, shumat që do transportojë, vendin e nisjes dhe atë të mbërritjes. Sipas hetuesve, në raste të tilla përgjegjësia shpërndahet, pasi për lëvizjen e shumave të mëdha kanë dijeni të dyja, edhe banka edhe kompania e sigurisë.
Ngjarjet
Në një formë mjaft të ngjashme u grabit edhe një bankë tjetër e nivelit të dytë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi më 13 shkurt të këtij viti, ku nga budrumet e godinës kryesore të filialit tre grabitës mundën që të merrnin nën kërcënimin e armëve një shumë të madhe, mbi pesë milionë euro. Edhe kjo valutë e konsideruar ishte destinuar që të dërgohej në aeroportin e Rinasit dhe prej andej të kalonte në Austri. Gjithçka ndodhi shpejt dhe pavarësisht se autorët u vunë në ndjekje nga ana e policisë, mundën që të largoheshin dhe deri më tani nuk janë zbuluar. Mbetet ende e dyshimtë sesi bankat kur lëvizin vlera të tilla dhe në distancë disi të largëta nuk kërkojnë ndihmën e forcave të Policisë së Shtetit. Tashmë me këtë grabitje të ndodhur dy ditë më parë shihen masa të shtuara të sigurisë si në filialet e bankave, ashtu edhe në momentin e transportit të parave, ndërsa ngjan i vështirë zbulimi i autorëve, që do të kujdesen të mos bien në sy për shpenzimin e shumave të mëdha.
Image may be NSFW. Clik here to view.Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të shtunë masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin Haxhi Giu, i arrestuar pak ditë më parë.
Giu akuzohet për korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të detyrës. Ai ka qenë i njohur si ish-anëtar i grupit të prokurorëve të çështjes “Hajdari”.
Nga hetimet ka rezultuar se Giu do të merrte 29 mijë euro ryshfet nëse do të arrinte të zbuste dënimin e një të dënuari për trafik narkotikësh.
Gjatë seancës së sotme, gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” edhe për shtetasin Aleks Shpori, i cili tentoi të korruptonte prokurorin për të lehtësuar pozitat e vëllait të tij.
Image may be NSFW. Clik here to view.Restoranti “La Lanterna” në Venezia të Italisë në pronësi të dy vëllezërve Shqiptarë nga Kukësi përdorej për të kamufluar shpërndarjen e kokainës për klientët VIP.
Në këtë konkluzion kanë arritur hetuesit të cilët për më shumë se 1 vit kanë hetuar grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës ku bënin pjesë dhe dy vëllezërit Shqiptarë.
Gazment dhe Azem Tahiraj u arrestuan së bashku me 7 të tjerë pjesë e klanit mafioz Ndrangeta në Italinë e Veriut.
“Shqiptarja.com” shkruan se për të humbur gjurmët anëtarët e këtij grupi e fshihni drogën midis porosive në kamionët frigoriferik ku porosisnin fruta të ndryshme për restorantin e vëllezërve Tahiraj dhe bashkëpunëtorëve në zonë.
Policia italiane ka njoftuar palën shqiptare nëpërmjet Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku kërkon të verifikohen në Shqipëri pasuritë e vëllezërve Tahiraj dhe familjarëve të tyre, pasi dyshohet se një pjesë e fitimeve nga droga janë investuar jashtë Italisë.
“Nga kamerat e vëzhgimit të vendosura në magazinën ku vinte kokaina agjentët e Guardia di Finanzia kanë arritur të zbulojnë dhe rrjetin e trafikut si dhe rolet e tyre”,- raporton “Shqiptarja.com”.
Sasia prej 410 kg kokainë është sekuestruar në 6 operacione të ndryshme ku fillimisht në muajin korrik këtij grupi i janë sekuestrua 50 kg në Milano.
Edhe pse deklaronin të ardhura minimale në agjencinë e taksave në Venezia ky grup sqaron Guardia Di Finanzia arrinte të qarkullonte në muaj një fitim prej 8 milion euro nga trafiku dhe shpërndarja e kokainës./Shqiptarja.com/
Image may be NSFW. Clik here to view.Vrasja e biznesmenit Arben Hasa ka ndodhur për hakmarrje, pasi viktima kishte hequr nga puna 43vjeçarin pas debateve mes tyre.
Të paktën kjo është pista kryesore në të cilën është fokusuar hetimi i policisë, pas krimit të zbuluar tri ditë më parë, ku 390vjeçari Hasa ishte qëlluar me pesë plumba.
Policia e Durrësit dhe efektivë të Komisariatit të Shijakut bënë të ditur dje se po vijojnë kërkimet për kapjen e Miran Tilës, si autori i dyshuar për vrasjen me automatik të Arben Hasës, në Manëz.
Ky i fundit kishte qenë jo vetëm shoku i tij, por edhe punëdhënësi. Burime nga policia thanë se për herë të fundit 43vjeçari është parë në zonën e Gjirit të Lalzit, ndaj dhe kërkimet janë përqendruar pikërisht në këtë territor.
Miran Tila, babai i një djali 15vjeçar, njihej si person jo problematik dhe i mbyllur. Deri katër muaj më parë, kohë kur nisi përplasja mes tyre, Mirani ishte i punësuar te biznesi i Hasës.
Grupi hetimor shprehet se rreth katër muaj më parë, gjatë kohës që Mirani punonte në biznesin e Arbenit, ata kanë pasur përplasje, pasi Hasa e ofendonte shpesh 43 vjeçarin.
I paaftë dhe fjalë të tjera fyese ka adresuar në drejtim të Tilës biznesmeni Hasa, ofendime të cilat nuk janë kapërdirë nga 43vjeçari.
Burime nga grupi hetimor pohuan se gjatë 20 ditëve të fundit, autori dhe viktima kishin nisur të shoqëroheshin ndonjëherë, madje edhe për dreka e darka me njëritjetrin.
Por papunësia e katër muajve, dhe, mesa duket, edhe mungesa e një ftese për të vijuar sërish punën, ka irrituar së tepërmi Tilën.
Mbrëmjen e së mërkurës, ai shkoi te shtëpia e Arben Hasës dhe i kërkoi ta përcillte me makinë deri te banesa e tij, e cila ndodhej pak kilometra larg.
39vjeçari është treguar i gatshëm për ta përcjellë me automjetin e tij tip “BMW”, me targa “AA 938 Dr” dhe të dy janë nisur drejt shtëpisë së autorit.
Pasi kanë bërë pak rrugë, Tila ka nxjerrë nga çanta automatikun kallashnikov të modifikuar (shkurtuar) dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve.
Në këtë moment, Arben Hasa ka tentuar të frenojë automjetin dhe duke tentuar të largohej në këmbë i plagosur.
Por pasi është zvarritur këmbadorazi për rreth 100 metra, autori e ka qëlluar sërish duke e lënë të vdekur./Panorama/
Image may be NSFW. Clik here to view.Një infermiere ka vdekur nga infarkti, pasi e hoqën nga puna sepse nuk pagoi dot 5 mijë euro për ta ruajtur këtë vend pune. Infermierja, mësohet se pagoi 500 dollarë, por duket kjo shumë nuk ka mjaftuar për të ruajtur vendin e punës, të cilin kishte mundur ta siguronte vetëm një vit më parë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Melita Çenga, 49 vjeç, e cila u largua nga puna si infermiere, ndërroi jetë më 2 dhjetor nga infarkti.
Familjarët e së ndjerës deklaruan duke denoncuar se largimi nga puna pas një viti i shkaktoi edhe shqetësimet në zemër e në fund vdekjen.
Mësohet se 49vjeçarja punonte si infermiere në repartin e Neurologjisë, në Spitalin e Shkodrës.
“Kishte një vit që ishte punësuar dhe pas një viti është larguar nga puna. Ka tentuar që të qëndrojë në punë, por nuk ia ka arritur qëllimit dhe kjo i shkaktoi një goditje të fortë”,- tregojnë familjarët për gazetën “Panorama”.
“I kam thënë burrit tim, merre Melitën në telefon sepse ajo është duke bërë një hata pasi e kanë hequr nga puna. Më lypte para, 5 mijë euro për të mbajtur vendin e punës. I kam thënë: Motër, t’i jap 5 mijë e 10 mijë euro, por kam frikë se do t’ia japësh atyre e pastaj kanë për të të hequr nga puna. I kam thënë që të sigurohet për këtë gjë, gjatë kësaj kohe nuk kaloi as një javë kur mora vesh se ka vdekur”,- thotë motra e Melitës, Mimoza Loka, e cila ka ardhur nga Amerika bashkë me nënën për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
“Ka shkuar duke iu lutur drejtores së Spitalit të Shkodrës pas derës, por nuk e ka pranuar. Ia ka dhënë edhe dikujt 500 dollarë kur ka qenë në punë, dy ditë pasi ka paguar këto para e kanë hequr nga puna. Nuk e di se kujt ia ka dhënë këto para, por di që i ka paguar.
Ata 500 dollarë, ne ia kemi dërguar për t’u ushqyer e për të jetuar. I kam thënë që të mos t’ia japë ato 500 dollarë, por ia ka dhënë për të mbrojtur vendin e punës dhe e kanë hequr. Mua ma ka shkatërruar jetën, nënës time që e kam sjellë nga Amerika pa ia thënë një gjysmë fjale se ka vdekur e bija, vetëm e ka marrë vesh në hyrje të Shkodrës.
Jetesën e ka pasur të shkatërruar dhe ka jetuar me shumë vështirësi, tani veç kur të dëgjoni ndonjë gjë edhe për burrin e saj apo fëmijët”.
Vëllai i Melitës, Arben Loka, hedh akuza teksa thotë se motrës së tij, kur është shtruar në spital nuk i është ofruar elektroshoku për zemrën.
“Dhimbje e madhe është për ne. E gjitha shoqëria ka strese nga kjo politikë që është në Shqipëri.
Unë do t’u bëja thirrja qytetarëve që të mos e kenë mendjen te politika, por te humanizmi. Kur dikush të shkojë në spital, aty duhet që të ketë humanizëm sepse në shtrat ku ka qenë motra ime, mund të jenë edhe ata vetë”./Panorama/
Image may be NSFW. Clik here to view.Vetëm dy ditë pas ngjarjes ku në kthesën e Kasharit një bandë grabitësish katër personash vodhën 10 thasë me para që mbanin brenda tyre 3.8 milionë euro, një video amatore që po qarkullon në “YouTuve”, e filmuar nga pasagjeri i një avioni, tregon momentet kur nga një makinë sigurie banke dalin 6 thasë me para, të destinuara për jashtë vendit.
Sipas informacioneve, makina e sigurisë i përket “Rogat Security”, të njëjtës kompani sigurimi së cilës iu grabit shuma e konsiderueshme e parave.
Pyetja që lind është ku po shkojnë këto para…, po të kihet parasysh që kjo është shuma e dytë e konsiderueshme e parave që bëhet gati të dalë jashtë Shqipërisë? Dhe a është normale që një aksion i tillë ku sekreti është parësor të jetë kaq publik?
Image may be NSFW. Clik here to view.Shtatë zyrtarë të doganës Fier, midis tyre edhe një ish-Zv.drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, janë arrestuar mbrëmjen e sotme në akuzën “Shpërdorim detyre”.
Të arrestuarit janë Adrian Alikaj dhe Syrja Misiraj me pozicion doganierë të Akcizës, Alfred Bushi ish-shef i Akcizës; Lula Njebza Ish- Zv.drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave; Mirarbër Teneqexhiu ish-drejtor i Doganës Fier.
Po kështu në Tiranë janë lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” doganieret Ortenca Zorba dhe Elona Jareci, ndërkohë që është shpallur në kërkim Adrian Xhillari administrator i një kompanie.
Prokuroria e Fierit ka evidentuar 7 zyrtarë të doganave, përfshirë edhe ish-Zv.drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave dhe ka urdhëruar arrestimin e tyre pas lejes së marrë nga gjykata, si përgjegjës për veprën penale “shpërdorim detyre”, me pasojë zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë “virxhin” nga depozitat e kompanisë “Tea Construction & Petrol”, me administrator Adrian Xhillari.
Ndaj këtij të fundit është nxjerrë gjithashtu urdhër arresti, pasi ky i fundit dyshohet për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë”.
Vendimi i gjykatës për punonjësit e doganës është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, administratori Xhillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pak muaj më parë, pasi rezulton se është jashtë Shqipërisë.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.
Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë.
Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.
Prokuroria e Fierit, në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer aspak detyrën e tyre.
Për këtë arsye, gjykata e Fierit, pas kërkesës së Prokurorisë së këtij qytetit, ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit, si më poshtë:
Lula Njebza, ish-Zv.drejtoreshë e Përgjithshme të Doganave;
Mirarbër Teneqexhiu, ish- Kryetar i Doganës Tiranë,
Alfred Bushi, ish- shefi i Akcizës
Adrian Alikaj, doganier akcize
Syrja Misiraj, doganier akcize,
Po ashtu, është vendosur masë e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetaset:
Ortenca Zorba, doganiere akcize
Elona Jareci, doganiere akcize
Ndërkohë që, në muajin Maj 2015, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”, për shtetasin:
Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Construction & Petrol”. Ky shtetas është shpallur aktualisht në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton se është larguar nga Shqipëria para se të vendosej masa e sigurisë nga gjykata.
Image may be NSFW. Clik here to view.Ishte duke fjetur gjumë, kur vjehrri së bashku me djemtë filluan ta rrihnin. Shkak është bërë një shuplakë që Ylli Sh., i ka dhënë bashkëshortes, e cila më pas telefonoi për ndihmë në shtëpinë e saj të vajzërisë.
Gjykata vendosi fillimisht në favor të dhëndrit, duke dënuar me 6 muaj burg 67-vjeçarin, por më pas këtë vendim e pezulloi dhe e bëri shërbim prove për 18 muaj.
Më pas Ylli Sh. depozitoi në gjykatë një padi kundër vjehrrit Refik H., 67 vjeç, ku i kërkon dëmshpërblim për dhunën e ushtruar.
Babai i nuses tha në Gjykatën e Tiranës se, veproi në këtë mënyrë pasi ishte i mërzitur për mënyrën se si dhëndri ia trajtonte vajzën.
Image may be NSFW. Clik here to view.Një incident i rëndë është shënuar në prapaskenat e festivalit “Kënga Magjike” gjatë kohës që kishin nisur të ndaheshin çmimet e para. Përballja mes artistëve këtë herë nuk ka mjaftuar vetëm në votime që duket se vë përballë përgjegjësisë morale kolegët, por sherri degradoi deri në përplasje fizike mes dy kantautorëve të njohur, Flori Mumajesi dhe Stine.
Ky i fundit nuk e ka përmbajtur veten pas shpalljes së rezultatit dhe me gjasë nga votimi i kolegut, është nervozuar duke e qëlluar me një send të fortë Florin, i cili është gjakosur dhe ka përfunduar në spital.
Ngjarja
Në përfundim të votimeve, pa u shpallur ende fituesi i “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi është nisur të dalë nga Pallati i Kongreseve, por nga pas e ka ndjekur Stine i cili pas disa batutash ofenduese, e goditi kantautorin me një send të fortë në fytyrë (mendohet të ketë qenë kupa e festivalit).
Aty për aty ka ndërhyrë Altin Goci dhe një person tjetër që shmangu Stinen nga Flori, ndërsa ky i fundit, i gjakosur, u ndje keq dhe me vështirësi eci në drejtim të rrugës.
Më pas, në vendngjarje, në parkingun e Pallatit të Kongreseve, erdhi Stresi i cili nuk ishte fare kur bashkëpunëtori dhe miku i tij Flori, u sulmua nga Stine.
Me të parë situatën, Stresi u nis për të kërkuar Stinen, ndërsa Flori u largua për në spital me një makinë. Burime thonë se, Flori ka pësuar një çarje në ballë e cila është qepur, ndërsa po ashtu, kantautori ka denoncuar ngjarjen tek forcat blu që shërbejnë në urgjencën e QSUT-së, të cilët duket se janë vënë në lëvizje duke shoqëruar agresorin në Polici.
Shoqërimi
Pas këtij incidenti banal, Nesti Duka i njohur në muzikë si “Stine” u shoqërua në polici. Forcat blu që mbërritën me vonesë në vendngjarje, ndaluan kantautorin në rrethinat e Pallatit të Kongreseve, për ta shoqëruar në komisariat, aty ku Stine pritet të japë dëshminë e tij për dhunën e ushtruar ndaj Mumajesit. Sherri mes këngëtarëve degradoi për shkak të votimeve në “Kënga Magjike”.
Image may be NSFW. Clik here to view.Djali i deputetit të PD-së, Mhill Fufit, G. Fufi, i cili u arrestua dy ditë më parë për armëmbajtje pa leje në mjediset e shkollës “Besnik Sykja” kishte arsye të tjera se përse e kishte futur armën në shkollë.
Në deklarimet e para, G. Fufi, i cili është vetëm 16-vjeçar, pati thënë se tri ditë para arrestimit, ai kishte pasur një sherr me disa persona të tjerë te shkolla “Vasil Shanto”.
I trembur prej sherrit, ai vendosi të mbante një pistoletë me vete në shkollë. Pistoleta u gjet në çantën e shoqes së tij të klasës M.B.
Mirëpo, M.B. në fakt është e dashura e G. Fufit dhe se pistoleta në çantën e saj nuk ishte me qëllimin për t’u fshehur.
“Gazeta Shqiptare” zbulon se M.B. ishte kërcënuar në “Instagram” nga disa persona më të mëdhenj në moshë, ndaj edhe G. Fufi kishte shkuar në Laç për të marrë pistoletën dhe për t’ia dhënë të dashurës për vetëmbrojtje.
Pala tjetër e kishte kërcënuar G.Fufin, duke i thënë se do ta paguajë rrahjen. Në këto kushte ai ka udhëtura në qytetin e laçit ku ka marrë një pistoletë “Ekol” të cilën e mbante me vete në shkollën “Besnik Sykja” ku edhe mëson.
Policia gjeti armën në çantën e vazjës me të cilën ishte i lidhur djali i deputetit demokrat për qarkun e Lezhës, Mëhill Fufi.
Image may be NSFW. Clik here to view.KORÇË- Ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj tre mjekëve kirurg në spitalin e Korçës. Hetimet erdhën pas denoncimit për korrupsion në “Fiks Fare”.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se tre mjekët po procedohen penalisht për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Mjekët i kanë kërkuar shumën prej 20 000 lekësh (të reja), një shtetasi që kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Korçës.
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomiko–Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve:
K.SH., 43 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë, Shefi i urgjencës së Spitalit Korçë)
R. Ç., 45 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë, mjek kirurg pranë Spitalit Korçë).
V.B., 68 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë ,mjek kirurg pranë Spitalit Korçë).
Image may be NSFW. Clik here to view.Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim këngëtarin Stine pas incidentit në Kënga Magjike. Dy këngëtarët e njohur Flori dhe Stine u përfshinë në një konflikt fizik disa minuta pas përfundimit të spektaklit “Kënga Magjike 2015”.
Nga burimet mësohet se Stine ka goditur Flori Mumajesin me një object të forte në ball, duke e gjakosur.
Incidenti ndodhi pasi Mumajesi kishte dalë nga Pallati i Kongreseve dhe Stine i shkoi nga pas dhe e goditi. Shkak ka qenë një zemërim i Stine-s, i cili nuk u vlerësua me pikë nga Flori. Ky i fundit është mjekuar dhe ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë.
Sakaq burime nga Policia e Tiranës thanë se, “Ernest Duka (Stine) 34 vjeç, banues në Tiranë është shpallur në kërkim policor.
Po sipas burimeve, ai ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta, shtetasin Florian Mumajesi, 33 vjeç, banues në Tiranë”.
Nëse akuza për “plagosje të lehtë me dashje” provohet, këngëtari mund të dënohet nga gjobë ose deri në 1 vit burg, siç parashikon ligji.
Image may be NSFW. Clik here to view.“TEA Construction and Petrol” është përfshirë së fundi në një skandal të kontrabandës së naftës. Administratori i saj, Adrian Xhillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është jashtë vendit. Kompania akuzohet se ka shitur 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar “virxhin” duke shmangur akcizën.
Kjo sasi është marrë nga depot e saj për t’u dërguar për përpunim, por nuk figuron e regjistruar për t’u përpunuar. Prokuroria thotë se ajo është shitur në pika të ndryshme karburanti që kompania ka në mbarë vendin.
Në faqen e internetit të TEA Construction and Petrol thuhet se kjo është një ndër kompanitë më të mëdha të naftës në vend dhe e vetmja që ka licensë për përpunimin e naftës bruto në Shqipëri. Thuhet gjithashtu se është aktive në sektorin e mjedisit, duke mbështetut shumë aktivete private e publike për të mbajtur pastër mjedisin.
Për administratorin e saj, Adrian Xhillarin, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sqarohet se pasi përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës ai emigroi në Greqi ku punoi në industrinë e naftës deri në vitin 2000, kohë në të cilën ai nisi punën me kompaninë e tij private në fushën e ndërtimit. TEA Construction & Petrol është kompani që zotërohet prej tij. Ai është presidenti dhe pronari i vetëm. Në të njëjëtn kohë ai është president i kompanisë TEA Oil Group.
Aktiviteti i kësaj kompanie është shtrirë edhe në vende të tjera të Ballkanit, si Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, po ashtu edhe në Qipro dhe ka për qëllim të shtrihet në vende të tjera të Europës Lindore.
Në përshkrimin që i bëhet kompanisë në anglisht thuhet gjithashtu se ajo ka nënshkruar kontrata me gjigantë të tregtisë së naftës, duke i rritur fitimet në miliona euro.
“Gjatë viteve, z. Xhillari ka provuar se është një biznesmen i suksesshë dhe parner i besueshëm. Nën drejtimin e tij, kompania është vlerësuar mes më të mirave në rajon, përsa i përket mënyrës se si drejtohet një biznes”, sqarohet në përshkrim.
Prokuroria e Fierit e shpalli në kërkim Xhillarin pas disa muaj hetimesh ndërsa nxorri urdhër arreste për 7 zyrtarë të doganave, përfshirë edhe ish-zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave..
Vendimi i gjykatës për punonjësit e doganës është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Administratori Xhillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pak muaj më parë, pasi rezulton se është jashtë Shqipërisë.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.
Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë. Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.
Prokuroria e Fierit, në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer aspak detyrën e tyre.
Për këtë arsye, gjykata e Fierit, pas kërkesës së Prokurorisë së këtij qytetit, ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit, si më poshtë:
Lula Njebza, ish-zv/Drejtoreshë e Përgjithshme të Doganave;
Mirarbër Teneqexhiu, ish- Kryetar i Doganës Tiranë,
Alfred Bushi, ish- shefi i Akcizës
Adrian Alikaj, doganier akcize
Syrja Misiraj, doganier akcize,
Po ashtu, është vendosur masë e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetaset:
Ortenca Zorba, doganiere akcize
Elona Jareci, doganiere akcize
Ndërkohë që, në muajin Maj 2015, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”, për shtetasin:
Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Construction & Petrol”. Ky shtetas është shpallur aktualisht në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton se është larguar nga Shqipëria para se të vendosej masa e sigurisë nga gjykata.
Megjithatë një gjë ka rëndësi: Kjo foto ka shkaktuar shumë zemërim në mediat sociale shqiptare.
Ajo tregon një shenjë, që ndalon gjuhën shqipe në një zyrë, por lejon gjuhën zvicerane.
Por si është e vërteta e fotos?
Në fakt është një baner i vendosur në zyrën e një firme në kantonin Thurgau të Zvicrës.
Personi që ka vendosur banerin ka telefonuar në redaksinë e portalit 20Minuten në Zvicër.
Ai thotë se ka qenë thjesht një shaka mes kolegësh të punës.
“Ishte thjesht një shaka. Në firmën tonë nuk ka diçka të tillë si ndalimi i gjuhës shqipe. Nëse do ta dija se fotoja do interpretohej kështu, nuk do e hidhja kurrë në FB,” tha personi, që ka origjinë shqiptare dhe tani është i shqetësuar se mund të humbasë vendin e punës.
Ai tha se shqiptarët nuk diskriminohen në këtë kompani.
Image may be NSFW. Clik here to view.Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje të rëndë pasditen e së dielës. Rreth orës 18:00, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit, 40-vjeçari Ilir Halilaj ka kanosur me armë zjarri 51-vjeçarin me iniciale E.J.
Halilaj është arrestuar në flagrancë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kallashnikov, një krehër me 28 fishekë model 56, kalibër 5.62 dhe një qese plasmasi ku brenda kishte 33 fishekë model 56, kalibër 5.62.