Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all 8128 articles
Browse latest View live

Frroku në gjyq me 4 akuza, më e rënda vrasja në Belgjikë

$
0
0

mark-frroku1-1024x653-700x446Pas 9 muajsh hetime nga Prokuroria e Përgjithshme deputeti i mazhorancës Mark Frroku, njëherësh kryetar i Partisë Kristian Demokrate do të gjykohet për 4 vepra penale, atë të vrasjes në Belgjikë, mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm.

Organi i akuzës ka përfunduar hetimet ndaj Frrokut që aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë të “arrestit me burg”, masë kjo e vendosur nga Gjykata e Lartë për shkak të postit të deputetit.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, Prokuroria e Përgjithshme jep detaje për akuzat e ngritura ndaj Frrokut.

Akuzën e “vrasjes me paramendim të kryer në bashkë” organi i akuzës ia atribuon ngjarjes së vitit 1999 në Belgjikë ku mbeti i vrarë shqiptari Aleksandër Kurti. Sipas Prokurorisë, ka prova se Mark Frroku në bashkëpunim me tre persona të tjerë, kanë vrarë Kurtin gjatë një përleshje mes tyre, e cila ka shkak përplasjet në aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit në Bruksel. Autoritetet e drejtësisë belge e kanë kthyer për rigjykim cështjen ndaj Mark Frrokut, dhe për këtë arsye duke qenë se Frroku është shtetas shqiptar, i krijohet jhapësira prokurorisë sëhitpare të procedojë në të njëjtën kohë me autoritetet belge. Vendimi përfundimtar për Frrokun do të jetë vendimi i formës i asaj gjykate në Belgjikë apo në Shqipëri që do të marrë më shpejt në kohë vendimin.

Fshehja e pasurisë është një tjetër vepër penale që rëndon mbi Frrokun, ku prokuroria nisi hetimet pas kallëzimit penal të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI). Prokuroria e akuzon kristiandemokratin Frroku se nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë në vlerë mbi 2 milion dollarë.

Prokuroria e Përgjithshme e akuzon Mark Frrokun se ka pastruar në Shqipëri para të fituara nga veprimtari kriminale, siç është trafiku i lëndëve narkotike për të cilën Frroku është dënuar me 3 vite burg nga autoritetet holandeze në vitin 2002. Në 9 vite, nga viti 1998 kur ka kërkuar azil politik në Belgjikë, deri në vitin 2013 kur u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Frroku sipas Prokurorisë – rezulton se ka krijuar 210 milionë lekë të rinj pasuri me burime financiare të panjohura.

“Bazuar ne te dhënat hetimore ka rezultuar se nga viti 1998 deri ne vitin 2007 Mark Frroku ka krijuar pasur ne vlerën 73.863.722 lekë. Lidhur me këtë pasuri prej 73.863.722 lekë ka rezultuar se nuk justifikohet nga burime financiare te njohura. Ne vijim nga viti 2008 deri ne vitin 2013 shtetasi Mark Frroku ka krijuar pasuri ne vlerën 135.763.496 lekë e cila gjithashtu nuk justifikohet nga burime te njohura financiare. Për sa më sipër nga viti 1998, kohë kur shtetasi Mark Frroku ka kërkuar azil politik ne Belgjike dhe deri ne vitin 2013 kur ka bere deklarim pranë ILDKPKI para fillimit të detyrës si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka rezultuar se ka krijuar  një pasuri prej 209.627.218 lekë me burime te panjohura”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./ReportTV

 

4 akuzat ndaj Frrokut

-Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim

-Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë

-Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

-Ndërtim i paligjshëm


Shqipëria më në fund debaton rreth përdhunimeve të komunizmit

$
0
0

 

spacMbi dy dekada kanë kaluar që nga rënia e regjimit komunist dhe tanimë kërkuesit dhe shkrimtarët kanë filluar të flasin haptazi rreth përdorimit të përdhunimit si një ndëshkim.

Nga Fatjona Mejdini, BIRN

Fjalët e përhapura se gratë e familjeve të persekutuara nga autoritetet e regjimit komunist u përdhunuan si ndëshkim kanë qarkulluar gjatë dy dekadave të shkuara, por një debat publik më i madh shpërtheu pasi çështja u theksua nga ish-këngëtarja dhe shkrimtarja Alida Hisku, që tani jeton në Gjermani.

Në një intervistë për një gazetë, Hisku pranoi se ajo u përdhunua nga një hetues ndërsa mbahej e izoluar.

Megjithëse ajo më pas i tërhoqi komentet, pasi nxitën debat publik.

Simon Mirakaj, ish-drejtor i Institutit Shqiptar për Ish të Përndjekurit – një ish i burgosur politik edhe vetë – i tha BIRN se fenomeni i përdhunimit në komunizëm ishte i përhapur veçanërisht kur familjet e “armiqve të Partisë” burgoseshin.

“Anëtarë të policisë së vjetër sekrete, Sigurimi, përzgjidhnin gratë më të bukura të të burgosurve. Askush nuk thoshte asnjë fjalë për këtë përndryshe vriteshin”, tha ai.

Mirakaj tha se kishte me dhjetëra gra me histori si të Hiskut, por është shumë e vështirë për to të pranojnë haptazi atë që ka ndodhur.

Agim Musta, një kërkues dhe shkrimtar i cili kaloi 11 vite në burgjet komuniste, gjithashtu i tha BIRN se fenomeni ishte i përhapur, por nuk priste që asnjë nga gratë abuzuara të fliste publikisht për këtë gjë.

“Ne jetojmë në një shoqëri konservatore në të cilën të flasësh për përdhunimin është shumë e vështirë, duke pasur parasysh se këto gra janë tanimë në moshë të madhe,” tha ai.

Musta tha se gjatë intervistave që ai kishte bërë rreth varieteteve të persekutimeve nën Komunizëm, rezultoi se vitet më të këqija të abuzimeve të tilla ishin mes 1945 dhe 1950.

“Gjëra të tmerrshme ndodhën me gratë disidente dhe bashkëshortet e të burgosurve politikë gjatë asaj kohe në burg dhe kudo tjetër. Më vonë partia u centralizua dhe zyrarët dhe njerëzit e Sigurimit kishin frikë se dikush do t’i spiunonte dhe filluan ta bëjnë në mënyrë më sekrete,” tha ai.

Agron Tufa, një shkrimtar dhe drejtor i Institutit për Krimet e Komunizmit i tha BIRN se arsyeja e vërtetë përse kjo çështje nuk është diskutuar haptazi më parë lidhet me gjendjen e keqe të medias në vend.

“Çfarë lloj sigurie do të kishin ato gra për të folur publikisht nëse shohin se media shqiptare është plot opinione dhe intervista të njerëzve që ishin pjesë e policisë sekrete?” tha Tufa.

Ai tha se nuk kishte më shkaqe për skepticizëm rreth përdorimit të përdhunimit si ndëshkim në Komunizëm sepse njerëzit që kishin jetuar atë kohë dhe të tjerë që kishin pasur akses në dosje sekrete konfirmojnë se ishte fenomen i përhapur.

Tufa beson se tani është koha që shteti të inkurajojë viktimat të dalin dhe të ndëshkohen abuzuesit.

Të paktën 450 gra shqiptare u ekzekutuan në Komunizëm dhe mijëra të tjera u mbajtën në kampe burgimi dhe u përdorën për punë të detyruar.

Ja çfarë ndodh kur parkon aty ku thuhet ‘mos parko’ në Tiranë

$
0
0

Kudo nëpër Tiranë të rastis të shohësh njoftime e tabela “mos parko”.

Megjithatë ka nga ata që e injorojnë këtë paralajmërim.

Ja çfarë i ndodhi njërit prej tyre, që parkoi përpara një tabele.

mos parko

Zbardhen pasuritë e drejtorëve të policisë: Rezultojnë të mbytur në kredi

$
0
0

haki cakoZbardhen të ardhurat dhe llogaritë bankare të drejtorëve të policisë në 12 qarqet e vendit, por edhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Krerët e policisë, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm, Haki Çako, ndryshojnë shumë nga politikanët dhe gjyqtarët përsa i përket deklarimit të të ardhurave.

Gazeta ‘Shekulli’ ka zbardhur deklaratat e pasurive për vitin 2014 ku tregojnë se krerët e policisë kanë të ardhura vjetore vetëm pagën e tyre apo të familjarëve, ndërsa ndryshojnë shumë pak llogaritë e tyre bankare. Më i varfri ndër ta duket se është pikërisht drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili gjatë vitit 2014 ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit.

Haki Çako, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Të ardhura nga paga si zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, 1 482 033 lekë.
Bashkëshortja, Alketa Çako, të ardhura nga paga në Drejtorinë e Shëndetit Mendor, 600 000 lekë.

Afrim Tafa, drejtor i policisë, qarku Berat
Të ardhura nga paga si zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe më pas në funksionin e drejtorit të policisë së qarkut Berat, 409 319 lekë.
Depozitë bankare në “Tirana Bank”, 5 300 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 118 080 lekë.
Bashkëshortja, Klodjana Tafa, të ardhura nga puna si specialiste pranë Sektorit të Migracionit dhe Ripranimeve, në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Durrës, nga 01.09.2014­31.12.2014, 228 551 lekë.

Ajet Zyberaj, drejtor i policisë, qarku Korçë
Të ardhura nga paga si punonjës i Policisë së Shtetit, për periudhën 07.04.2014­31.13.2014, 687 446 lekë. Të ardhura nga shpërblime për punë të mirë gjatë muajit shtator, 156 251 lekë.
Bashkëshortja, Suela Zyberaj, të ardhura nga puna në “Kompleksin Taiwan” shpk, për periudhën 07.04.2014­31.12.2014, 136 000 lekë.

Alban Çela, drejtor i policisë, qarku Lezhë
Të ardhura nga paga në Policinë e Shtetit, 1 101 564 lekë.
Kredi bankare në bankën “Societe Generale Albania”, 45 0000 euro, me afat 10­vjeçar, marrë më 2009, detyrimi financiar i pashlyer 21 053 euro.
Overdraft në “Raiffeisen Bank”, 210 000 lekë, detyrimi financiar i pashlyer 210 000 lekë. Bashkëshortja, Alketa Dhimitri
Depozitë bankare në “Credins Bank”, në emër të djalit, shtuar me 316 dollarë. Depozitë bankare në “Credins Bank” në emër të djalit, shtuar me 317 dollarë. Mbyllja e llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank”, 3 184 euro.
Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank”, 5184 euro.
Pronare e një ap. në Tiranë me sip. 114.7 m2.
Të ardhura nga paga si specialiste në Drejtorinë e Ndërtimeve Informale dhe Legalizimit, në Ministrinë e Zhvillimit Urban, 690 456 lekë.
Kredi konsumatore në “Raiffeisen Bank”, 70 312 lekë, detyrimi financiar i pashlyer 6 546 lekë.

Arjanit Arapi, drejtor i policisë, qarku Gjirokastër
Të ardhura nga paga dhe dieta si shef i komisariatit të policisë, Sarandë për periudhën 10.06.2014­31.12.2014, 705 656 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në Policinë e Shtetit për periudhën 10.06.2014­31.12.2014, 136 752 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës, 2 100 euro. Kredi konsumatore pranë “Raiffeisen Bank”, detyrimi financiar i pashlyer 150 000 lekë.
Edmond Tarkaj, drejtor i policisë, qarku Dibër
Të ardhura nga shitja e makinës “Benz”, 500 000 lekë.
Pronar i një makine “BMV”, vlera 10 000 euro.
Të ardhura nga paga në Policinë e Shtetit, 922 115 lekë.
Bashkëshortja, Enkeleda Tarkaj, të ardhura nga paga në një biznes privat, butik “KENVELO”, 266 400 lekë.
Djali, Skerdi Tarkaj, të ardhura nga paga në shoqërinë “TISA” shpk, 266 400 lekë.

Ervin Hodaj, drejtor i policisë, qarku Tiranë
Gjendja cash, 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga si drejtor i policisë së qarkut Fier, 1 005 005 lekë.
Bashkëshortja, Iris Hodaj
Të ardhura nga paga si juriste në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, 608 628 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit “Peugeot”, 2 000 euro.

Lorenc Panganika, drejtor i policisë, qarku Shkodër
Gjendja e llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank”, 697 040 lekë, pjesa takuese 50 %.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në “BKT”, 464 902 lekë, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e llogarisë bankare në “BKT”, 4 266 934 lekë, pjesa takuese 50 %.
Gjendja e llogarisë bankare në “BKT”, 13 634 euro, pjesa takuese 50 %.
Të ardhura të përfituara nga blerja e bonove të thesarit në Bankën e Shqipërisë, 3 200 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetiti, 697 040 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në Drejtorinë Rajonale Spitalore, Elbasan, 464 902 lekë.
Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”.

Alfred Çepe, drejtor i policisë, qarku Elbasan
Pronar me 50 % i një ap. me sip. 101 m2 në Tiranë, vlera 48 150 euro.
Pronar i një autoveture “Mercedes Benz”, vlera 10 000 euro.
Gjendja e llogarisë së përbashkët bankare në “BKT”, 114 euro.
Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank”, 45 000 lekë.
Të ardhura nga paga si punonjës i Policisë së Shtetit, 353 182 lekë.
Bashkëshortja, Silda Çepe
Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank”, 6 870 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank”, 37 992 lekë.
Pronare me 5 % e një trualli në Jalë e Vuno të Vlorës me sip. 5253 m2, trashëguar nga gjyshi.
Pronare me 5 % e një trualli në Vuno të Vlorës me sip. 900 m2, trashëguar nga gjyshi.
Të ardhura nga paga si drejtoreshë Kabineti në Ministrisë e Punëve të Brendshme, 99 681 lekë/muaj
Të ardhura nga bonuse për pagesë telefoni, 10 000 lekë/muaj.

Jaeld Çela, drejtor i policisë, qarku Vlorë
Të ardhura nga paga si zëvendësdrejtor për krimet në drejtorinë e policisë në qarkun, Durrës për periudhën 01.01.2014­05.08.2014 dhe drejtor në Drejtorinë e Policisë së qarkut, Vlorë, 941 773 lekë.
Bashkëshortja, Laura Çela, të ardhura nga paga në Revista Media Union dhe në Bankers Petrolium, 1 283 172 lekë.
Kredi hipotekore 35 000 euro, me afat 20 vjet, marrë më 2007. Detyrimi financiar i pashlyer, 26 000 euro.

Neritan Nallbati, drejtor i policisë, qarku Fier
Të ardhura nga paga si drejtor i Drejtorisë së Policisë së qarkut, Elbasan, 996 190 lekë.
Bashkëshortja, Nertina Nallbati të ardhura nga paga si mësuese në shkollën 9­vjeçare, “Servete Maçi”, Tiranë, 552 295 lekë.
Kredi konsumatore në “Fibank”, detyrimi financiar i pashlyer 139 780 lekë.

Perlat Çullaj, drejtor i policisë, qarku Durrës
Të ardhura nga shitja e një makine “Benz ML”, 20 000 euro.
Të ardhura nga paga si drejtor në Drejtorinë e Policisë të qarkut Durrës, 861 324 lekë.
Bashkëshortja, Evisa Çullaj, të ardhura nga raporti i lindjes 475 200 lekë.
Perlat Vatoci, drejtor i policisë, qarku Kukës
Të ardhura nga paga, 1 034 028 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në subjektin “Selaudin Bala”, 47 586 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga në drejtorinë e policisë në qarkun Dibër, 58 608 lekë.
Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”, 2 500 000 lekë, me afat 240 muaj, detyrimi financiar i pashlyer 2 232 709 lekë.

Arrestohet vrasësi i Arben Hasës

$
0
0

vrasjaPesë ditë pasi vrau shokun e tij, Arben Hasa, në Manëz të Durrësit, policia ka vënë në pranga Miran Tilën, si autorin e krimit të rëndë.

Ai u arrestua në fshatin Ishëm, i fshehur në një banesë të braktisur.

43-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ditën e enjte, nuk ka bere rezistencë.

Në duart e policisë ka rënë edhe arma e krimit, një automatik kallashnikov.

Arben Hasa, 39 vjeç, u gjend i vrarë mëngjesin e 3 dhjetorit në fshatin Manëz të Vjetër, pranë Gjirit të Lalzit.

Fillimisht policia gjeti automjetin e tij të braktisur, tip BMW, në të cilën kishte njolla gjaku, si dhe dy fishekë e një gëzhojë automatiku.

Menjëherë, uniformat blu nisën kërkimet në terren për këtë ngjarje dhe vetëm në orët e para të mëngjesit dyshimet e policisë për vrasje, u konfirmuan pasi u gjet trupi i pajetë i 39-vjeçarit.

Sipas eksperteve, ai është qëlluar me automatik kur ka qenë në automjet, dhe i plagosur ka tentuar të largohet pak metra, por është goditur nga një tjetër plumb, vdekjeprurës.

Shkak i kësaj vrasje se ka qenë një konflikt i vjetër, i nisur para katër muajsh.

Arben Hasa ishte pronar i një zdrukthëtarie në Maminas.

Ndëron jetë Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, Rrok Mirdita

$
0
0

rrokKa ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Arqipeshkvi Katolik i Durrësit dhe Tiranës, Imzot Rrok Mirdita.

Pas një sëmundje të rëndë dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale vetëm pak ditë më partë, Arqipeshkvi Mirdita, ishte i shtruar në repartin e Reanimacionit të Kardio-Kirurgjisë në QSUT, ku mjekët ishin përpjekur këto ditë që ta mbanin në jetë.

Por gjendja shëndetësore e Arqipeshkvit është përkeqësuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe për pasojë ai ka humbur jetën sot.

Imzot Rrok Mirdita, u shugurua meshtar në 4 korrik të vitit 1965, dhe për shumë vite ka kryer detyrën e tij të meshtarit në SHBA.

Në fillim të viteve ’90, ai erdhi në Shqipëri për të vijuar mnisionin e tij të klerikut Katolik në drejtimin e Kishës Katolike shqiptare.

 

 

 

 

Profil: Kush ishte i ndjeri Arqipeshkvi, Imzot Rrok Mirdita

$
0
0

u2_krshtRrok Mirdita ka lindur në Këllezen të Ulqinit (Mal i Zi), më 28 shtator 1939. Shkollën fillore dhe të mesme e ka ndjekur në vendlindje. Ka kryer Liceun Klasik dhe studimet filozofike dhe teologjike në Zagreb, me rezultate të shkëlqyera.

U shugurua meshtar më 4 korrik 1965 nga Arqipeshkvi i Tivarit, Aleksander Tokic. Deri në 1973 ka zhvilluar veprimtarinë e vet baritore ndër famullitë shqiptare të dioqezës së Tivarit (Mal i Zi). Në këtë vit dërgohet nga Arqipeshkvi i Tij Në Neë York për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë në nevojat baritore pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronks (Bronx).

Në përkim me Arqipeshkvin e Tivarit Eminenca e Tij Card. Terence Cook, Arqieshkvi i New York, me një dekret të 19 qershorit 1981 e inkardinon në dioqezën e tij duke e ngarkuar me veprimtarinë baritore pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Në 1985 Eminenca e Tij Kradinal O’Connor Arqipeshkëv i Neë York-ut e emëron administrator të qendrave Katolike Shqiatare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe “Shën Pali”.

Në 28 shtator 1989 emërohet nga i njëjti arqipeshkëv, famullitar i famullisë së re “Zoja e Shkodrës”, e themeluar nga vetë Mons. Rrok Mirdita.

Gjatë viteve në New York do të merret me përkushtim të veçantë me çështjen e të larguarve nga Shqipëria, me të cilët bashkëndan dramën e dhimbjes e fatkeqësinë e të afërmve të mbetur në atdhe, të cilët i trajtojnë si tradhëtarë.

Në 1991 viziton Shqipërinë, që e kishte njohur përmes emigranëve shqiptarë të ShBA-ve dhe solidarizohet me plagët e këtij vendi të martirizuar.

Në 1992 Papa Gjon Pali i II e emëron Arqipeshkëv i Durrës – Tiranë. Pas këtij emërimi largohet për tu vendosur në Shqipëri duke u përkushtuar për ngritjen shpirtërore dhe promovimin njerëzor të popullit besuar kujdesit të tij baritor.

Më 24 prill 1993shugurohet Ipeshkëv nga Papa Gjon pali i II, gjatë udhëtimit të tij apostolik në Shqipëri, në Katedralen e Shkodrës, së bashku me tre klerikë të tjerë të mbijetuar nga regjimi komunist. Të njëjtën ditë bën hyrjen zyrtare në dioqezë së bashku me Atin e Shenjtë.

Në vitet 1994-2000 është president i Caritasit Shqiptar dhe angazhohet fuqishën në lehtësimin e vuajtjeve të shkatuara nga lufta e Kosovës. Më 29 mars 1999 i bën thirrje institucioneve të ndryshme Katolike të Europës për t’iu ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë të skajshme, thirrje së cilës i përgjigjen me efktshmëri shumë prej tyre.

Në vitin 1996 zgjidhet Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe kryetar i parë i Shoqërisë Biblike Ndërkonfensionale në Shqipëri, shoqëri e sapo themeluar.

Në vitin 2000 Sovrani i Maltës i jep titullin Kapelan i Kryqit të Lartë ad honorem duke e vënë në kategorinë e mësuesit të madh.

Në vitin 2002 përfundon ndërtimin e Kishës Katedrale të Shën Palit Në Tiranë, duke i dhuruar bashkësisë katolike një pikë referimi për rritjen shpirtërore, gjë që do të lejë shenjë në zhvillimin shoqëror e shpirtëror të vendit.

Në janar të vitit 2005 Papa Gjon Pali i II e lartëson në rangun e Arqipeshkvit Metropolit dhe më 29 qershor të të njëjtit vit merr nga Papa Benedikti i XVI në Bazilikatën e Shën Pjetrit Platinium e Metropolit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i jep titullin Qytetar Ndrei, duke vlerësuar ndihmesën e jashtakonshme të Arqipeshkvit për zhvillimin e harmonisë fetare, rilindjen e besimit në të gjithë vendin dhe maturinë me të cilën ka ndihmuar në kapërcimin e vështirësive politike. Po të njëjtin titull i jep edhe Kryetari i Bashkisë Rrëshen për ndihmesën e shkëlqyer në ndërtimin e strukturave kishtare.

Për më se 13 vite Arqipeshkvi është angazhuar që Kisha Katolike më Shqipëri në këtë dioqezë të rëndësishme, t’i vijë në ndihmë të gjithë kategorive të popullsisë.

Për këtë arsye i ka nxitur misionarët që të angazhohen në fushën e arsimit, atë shëndetësore, në mbrojtjen e fëmijëve, në mbështetjen e familjeve në vështirësi dhe në strehimin e të braktisurve përmes hapjes së shkollave fillore (fillore, e të mesme), azileve, qendrave sociale, shkollave profesionale, qëndrave shëndetësore, dhe atyre për fëmijët e braktisur, si dhe një qendër për rekuperimin e të rinjve të prekur nga droga, dhe e gjithë kjo pa bërë diskriminime fetare e shoqërore.

 

Në vitin 2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Moisiu i ka akorduar “Urdhërin Nënë Tëreza” me motivacionin: “për kontributin e dhënë në ndërtimin e institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri; për vëmedjen e veçantë të dialogut ndërfetar; për nagazhimin në themelimin einstitucioneve të ndihmës sociale dhe ndihmesës së njerëzve në kushte të pafavorshme”.

Në maj 2006 asambleja e zakonshme e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë e zgjedh rishtas Kryetar të saj.

Ne vitin 2010 presidenti i Republikes Z. Bamir Topi i akordon urdherin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me 13 maj 2013 Akademia Ndekombetare Bonifaci 8 i akordon titullin Akademik Nderi.

 

 

 

Rrjedhje gazi në një punishte në Kombinat

$
0
0

gazPolicia është njoftur për rrjedhje gazi nga cisernat e një punishteje karamelesh në zonën e Kombinatit. Policia dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje dhe janë evakuuar punonjësit dhe kalimtarët. Sakaq bëhet e ditur se, përhapja e gazit rrezikon të dëmtojë banorët e zonës përreth. Ngjarja sapo ka ndodhur ndaj lajmi është në përditësim.


Vjenë, ulje të detyruar avioni me të cilin udhëtonte Manjani

$
0
0

1447972668manjani

Ministeriali i ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë të vendeve të BE-së dhe rajonit të Ballkanit, që ishte parashikuar të mbahej në Sarajevë është anulluar.

Shkak janë bërë kushtet e këqija atmosferike në kryeqytetin boshnjak, të cilat e pamundësonin aterrimin e avionëve.

Nga Shqipëria do të merrte pjesë Saimir Tahiri dhe Ylli Manjani. Avioni me të cilin udhëtonte ky i fundit ka bërë uljë të detyruar në aeroportin e Vjenës.

Në fokus të ministerialit ishin çështje të sigurisë së brendshme dhe të drejtësisë.

Alarmi nga Italia: Mafia shqiptare do blejë 40 anije

$
0
0

anijeNjë dokument i shërbimeve sekrete italiane thotë se mafiozë shqiptarë, të maskuar nën petkun e biznesmenëve dhe me lidhje të forta politike, janë interesuar në kantieret detare për blerjen e 40 anijeve, të cilat kushtojnë të paktën 40 milionë euro.

Një dokument i prodhuar nga shërbimet sekrete italiane dhe tejet i rezervuar, ka vënë pak ditë më parë alarmin për rikthimin e mundshëm të mafias shqiptare të trafikut të klandestinëve.

Dokumenti që iu është shpërndarë edhe shërbimeve të tjera dhe që mban siglën “Tepër sekret” është publikuar nga opinion.al.

Në të jepen të dhëna për “biznesmenë” shqiptarë të lidhur me segmente politike, të cilët kanë shprehur interes për blerjen e të paktën 40 anijeve në Itali, që kushtojnë deri në 40 milionë euro.

Ata konsiderohen si grupe kriminale të njohura nga shërbimet italiane përgjatë viteve 1997-2000, por që paraqiten si biznesmenë.

“Disa grupe kriminale shqiptare, të njëjta si në periudhën 1997 – 2000 dhe të njohura shumë mirë nga ne në Shqipëri, kanë pyetur për çmimin dhe kohën e ndërtimit të 40 anijeve (20 në fillim dhe 20 më pas). Bëhet fjalë për anije me motor shumë të fuqishëm (më e pakta me 3 prej 200 hp secila) për një aktivitet të tyrin të papërcaktuar në të ardhmen”, thuhet në dokumentin e shërbimeve sekrete italiane.

Më pas dokumenti sqaron se një grup i këtyre që ai i quan “biznesmenë”, sipas të dhënave të shërbimeve sekrete, ka vizituar disa kantiere në Itali e më herët në Greqi për të parë tipin e anijeve, koston dhe kohën e ndërtimit të tyre.

Ky grup, sipas dokumentit, nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe ka sqaruar se këto anije duhen për qëllime biznesi e mbase edhe turizmi. Më tej sqarohet se një pjesë e këtyre “biznesmenëve” kanë edhe lidhje të forta politike.

Një tjetër dokument sqaron se kostoja e një anijeje të tillë mund të shkojë minimalisht në 1 milion euro, dhe ngre pikëpyetjen se kush do të investojë 40 milion euro dhe me ç’përfitim?

Në dokumentin e dytë thuhet se mundësia më e madhe është që të jetë rikthyer edhe një herë linja kriminale e trafikut të klandestinëve, në një moment që çështja e refugjatëve sirianë është shumë e mprehtë dhe kërkesa ekziston.

Nuk dihet ende nëse pala shqiptare ka dijeni për këtë dokument të shërbimeve sekrete italiane.

Mesazhi prekës i Sonila Meços: Shuhet në moshë të re drejtori i INSTAT

$
0
0

gjergj filipiGjergj Filipi, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Statistikave, ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Me një CV mbresëlënëse, Filipi la pas dy fëmijë.

Ai ishte prekur nga një sëmundje e pashërueshme të cilën e zbuloi vonë. Gjergji Filipi që prej 24 tetorit 2013 drejtonte Institutin e Statistikave. Më parë, ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Kërkimeve në Institutin AXHENDA.

Gjegji Filipi ka qenë konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikave ekonomike të financuara nga Bashkimi Europian; Banka Botërore dhe institucione të tjera të mirënjohura ndërkombëtare.

Ai ka patur disa detyra shtetërore, që lidheshin kryesisht me çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mbante titullin “Doktor i shkencave”, kishte veprimtari të dukshme universitare dhe mjaft punime shkencore.

Një nga të parat që ka reaguar në rrjet për vdekjen e tij ka qenë gazetarja Sonila Meço.

“Sonte humba nje nder miqte me te shtrenjte… Prej 24 vitesh kemi perjetuar femijeri e adoleshence, rritjen…

Perjetuam arritjet akademike, shpejt, sic dinte ai, ato profesionale, shpejt si ç’mundte ai, lidhjen me Ilden dhe ardhjen e dy engjejve, me perkushtimin qe ia adhuronim te gjithe…

Ne krye te nje institucioni te rendesishem ne vend mbeti Gjergji i mençur, plot humor e gjithnje me kohen per miqte…

Vrapoi shpejt duke na dhene kenaqesi te gjitheve, femijeve, gruas, prinderve, miqve, por nuk e imagjinonim se do qe i shpejte edhe ne ikje…

Bekim qofte nga lart per ta, per ne…

Do na mungosh Gjergj….i shtrenjti miku yne!!!” shkruan Meço.

Video: Tritol makinës në lëvizje, ja pistat e hetimit

$
0
0

Një automjet është hedhur në erë mëngjesin e të martës në Tiranë.

Një sasi rreth 200 gramë C4 ishte vendosur në automjetin Volkswagen, e cila drejtohej nga Elton Imeri.

Si pasojë e shpërthimit 34–vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë duke humbur njerën këmbë.

Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës me një mjet të rastit, pasi ambulanca është vonuar.

Elton Imeri ka qënë duke dalë nga Tirana ndërsa ishte i vetëm në makinë.

Lënda plasëse shpërtheu në ecje dhe pas shpërthimit makina ka lëvizur edhe rreth 200 metra të tjera duke ndaluar më pas.

Pas këtij moment në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia shkencore e cila ka rindërtuar të gjithë ngjarjen.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se eksplozivi ishte vendosur disa ditë më parë në makinë, në krahun e shoferit.

C4 është aktivizuar me anë të një telefoni, por deri tani nuk është gjetur karta SIM me të cilën është aktivizuar.

Grupi hetimor ka ngritur disa pista, raporton TV Klan.

E para lidhet me një ngjarje të ndodhur në korrik kur Ervis Imerit, një familjari të të plagosurit iu vendos 600 gramë triol në makinën e tij.

Por ai e pikasi pakon e dyshimtë dhe policia e caktivizoi.

Një pistë tjetër është ajo e konflikteve të mudshme të të plagosurit dhe për këtë arsye janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për këtë.

Elton Imeri është pjesë e policisë ushtarake të Durrësit, por deri tani nuk të dhëna që ngjarja të lidhet me detyrën e tij.

elton-imeri

Videot e tensionit: Policia përplaset me protestuesit e PD

$
0
0

vezetDuket se askush nuk e ka mendjen tek podiumi i vendosur pranë Kryeministrisë, ku po mbaheshi fjalimet e protestës së Partisë Demokratike.

Protestuesit kanë nisur të godasin Kryeministrinë me tymuese dhe shashka.

Situata është e acaruar dhe të gjithë protestuesit i kanë kthyer shpinën tribunën dhe i kanë sytë tek Kryeministria.

Disa prej protestuesve kanë shishe me benzinë në dorë.

Ndërkohë Kryeministrisë i janë shkaktuar disa dëme jo vetëm në fasadë, pasi janë dëmtuar disa ndriçues.

Policia është përplasur me protestuesit gjatë një momenti tensioni.

Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona.

VIJON

Plot ‘ngjyra’: Ja si duket Kryeministria pas protestës

$
0
0

kryeministriaKjo është hyrja e Kryeministrisë pasi protestuesit e Partisë Demokratike janë larguar prej andej.

Dikush ka ironizuar duke thënë se ngjan me pikturat e Edi Ramës. Protestuesit kanë hedhur shashka, tymuese, bojë, vezë, shkopinj, etj.

Siç duket qartë, tenda e vendosur nga Kryeministri Rama është dëmtuar në disa vende, por po ashtu edhe disa xhama të dyerve kryesore të godinës qeveritare.

Sakaq, përvec vezëve, shkopinjve dhe gazit lotsjellës, protestuesit kanë përdorur edhe pllakat e bulevardit si gurë për të gjuajtur godinën e Kryeministrisë.

kryeministria pas protestes

protesta opozites shkulen pllakat

hyrja e kryeministrise

Video: Turma i vë flakën bunkerit, policia nuk e mbron

$
0
0

Supporters of the Democratic Party  try to destroy a barricade installed near the Interior ministry during anti-government protests in front of the office of Albanian PM Rama, in TiranaPasi kanë përfunduar fjalimet përpara Kryeministrisë, turma e protestuesve është nisur drejt Ministrisë së Brendshme, me qëllim shkuljen e bunkerit të vendosur prej disa kohësh aty si një vepër arti.

Thirrjen e ka bërë një ish-i përndjekur, Besim Ndregjoni.

Policia është gjetur e papërgatitur përballë kësaj kërkese.

Brenda pak minutash, disa të rinj kanë mbërritur tek llamarinat që rrethojnë bunkerin dhe kanë nisur t’i shembin ato.

Të rinjtë kanë qëlluar me gurë, duke thyer edhe disa nga xhamat e Ministrisë së Brendshme.

Policia nuk është afruar, duke i lejuar njerëzit të prishin rrethimin dhe të hipin mbi bunker.

Më vonë, bunkerit i është vënë flaka.

Mes turmës ishte edhe kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryetari i kësaj partie, Sali Berisha.

Capture

12

bunkieri 3

12322969_10208157912131319_4977392239640203653_o

12310066_10208157902931089_8864813434987052920_o

12362799_10208157765927664_990126353407318945_o

12362995_10208157765847662_3318645292240077118_o

12322728_10208157742207071_4804165485916727708_o

12307509_10208157779327999_7019023549291438760_o

policia1

12348609_10208157693765860_1201974531_n


Fotolajm: Ja “nona e protestës” që dogji Edi Ramën?

$
0
0

321Gjatë protestës së sotme, një grupim njerëzish pranë podiumit ku po mbaheshin fjalimet nga opozita, morën në duar një poster ku ishte stampuar fotoja e kryeministrit Edi Rama, e grisën e më pas e dogjën atë.

Por personi që e bëri këtë veprim nuk ishte një burrë, por një …e moshuar. Kjo grua, e shtytur nga ata që e rrethonin, mori shkrepësen dhe ndezi posterin që mbante në duar.

Vështirë të besohet se është ideja e gjyshes kjo , dikush duhet ta këtë sugjeruar e më pas… adrenalina bënë punën e vetë.

Gjyshet për nga natyra njihen si paqësore dhe të dashura, ndërsa “Nona e protestës” së sotme, ishte e vendosur në veprimin që po bënte…

Kush mund ta dijë se ç’hall e ka çuar deri në kryerjen e këtij akti…!?

321

415

511

n-ona

6

Fotogaleri: Frika nga protesta, ja si u blindua Kryeministria

$
0
0

115Policia e Shtetit mori të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur selinë e Kryeministrisë sot, për shkak të zhvillimit të protestës së madhe të organizuar nga Partia Demokratike, që përfundoi me diegien e bunkerit pranë Ministrisë së Brendëshme.

 

 

 

3

2

1

Sulmi ndaj bunkerit: Policia e quan krim, nis mbledhja e provave

$
0
0

bunkeri-thyerPas përfundimit të protestës së opozitës e shoqëruar me sulmin me gurë ndaj institucioneve të Kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve, Ministisë së Brendshme dhe bunkerit, efektivë të Policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur mbledhjen e provave materiale në vendngjarje.

Tashmë, zonat e kthyera në skena të dhunës ndaj institucioneve janë rrethuar dhe po kryhen të gjitha veprimet ligjore.

Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për persona të shoqëruar, por burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar deri tani dy persona që qëlluan me gurë drejt Kryeministrisë.

 

Alket Islami sjell provat nga ajri: Ja sa veta ishin në protestën e opozitës

$
0
0

E kishte parashikuar Astrit Patozi, kur disa ditë më parë në Parlament tha se mazhoranca do të përdorte edhe njeriun e saj nga ajri për t’u përpjekur që ta minimizojë protestën e opozitës.

Alket Islami nuk ka ngurruar të publikojë në Fb e tij pamjet e realizuara nga ajri me deltaplani i tij me motor.

Duket qartë se numri i protestuesve është i konsiderueshëm.

Në disa foto lihet përshtypja sikur Islami nuk ka dashur që ta fotografojë të gjithë panoramën.

prot111

Prokuroria nis hetimet për dëmet e shkaktuara nga protestuesit

$
0
0

Llalla1Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për pritestat e sotme të opozitës për shkatërrim prone.

Lajmi është konfirmuar nga burime pranë institucionit të akuzës së kryeqytetit.

Pas përfundimit të protestës së sotme, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur oficerët e policisë, të shoqëruar nga 3 prokurorë të Tiranës.

Hetimet duket  se janë nisur pas urdhrit të dhënë nga kryeprokurori Adriatik Llalla.

Viewing all 8128 articles
Browse latest View live