Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all 8128 articles
Browse latest View live

Arrestohet 30-vjeçari, u kap me drogë në makinë

$
0
0

Një 30 vjeçar nga Tirana është arrestuar në flagrancë  pasi në makinë iu gjet një sasi prej 6 gr lëndë narkotike.

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tiranë Elbasan, i riu shqiptar me inicialet E.H është ndaluar në tunelin e Kërrabës me mjetin tip “Volsvagen”  ku iu bllokua në cilësinë e provës materiale 6 gr canabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 24.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, te tuneli i Kërrabës, në mjetin tip “Volsvagen Golf”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.


Babai i masakroi nënën me sqepar, flet i biri: Ai horr meriton…

$
0
0

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Pogradecin por jo vetëm, ku një 49-vjeçar vrau në mënyrë makabre gruan e tij, një tjetër dëshmi vjen nga djali i çiftit.

Emiljano Mekolli në një prononcim për gazetaren Ledjona Xheladinaj, për “BW”, tregon për dhunën që ushtronte i ati, Bashkim Mekolli si ndaj nënës ashtu edhe ndaj atij vetë. Ai nuk e thërret baba dhe as në emër, por ‘horr’.

Emiljano ka edhe një kërkesë për gjykatësin, të cilit i kërko ta dënojë me vdekje, pavarësisht se dënimi me vdekje në Shqipëri nuk ekziston.

“Me mamin i kisha marrëdhëniet shumë të mira ndërsa me atë horrin që nuk dua as ti përmend emrin. Ai konsumonte alkool dhe më dhunonte barbarisht mua dhe mamin të cilës ia fal jetën time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua të flas me gjykatësin që do e gjykojë atë horrin dhe ta dënojë me vdekje. Këtë meriton ai. Kur jemi larguar kam qenë unë që i kam kërkuar mamit të ktheheshin në shtëpi. Është faji im”,- thotë Emiljano,

Flet ish-ministri i Drejtësisë: Përse iu përgjigja Përparim Kabos se objekti më i shtrenjtë që kam blerë është një penë

$
0
0

Qarkulloi si virale videoja e kandidatëve për Vettingun, gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve me Përparim Kabon. Në një deklaratë të bërë mbrëmë, posaçërisht për emisonin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, në të cilin po diskutohej pikërisht për këtë seancë, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i KLD, Ilir Panda, sqaroi se përse tha se objekti më i shtrenjtë, që kishte blerë ishte një pendë dhe përse nuk kishte makinë. Ishte momenti, kur disa juristë të ftuar në studio si; Fatmira Laska, Shefqet Muçi dhe Ferdinand Doja po komentonin lidhur me përgjigjet, që ai kishte dhënë dhe Panda iu përgjigj me anën e një sqarimi. Më poshtë është deklarata e plotë, që bëri Panda mbrëmë për emisionin “Debati” në Channel One.

Nga ILIR PANDA

Situata faktike: Pyetja e parë: “Cili është objekti më i shtrenjtë që ke blerë?”

Përgjigja “Një penë ose pendë, bashkë me kallamarin e bojës”, madje, kur fillova edhe ta shpjegoja vendin, ku e kisha blerë dhe të bëja arsyetimin përse e vlerësoja atë objekt si më të shtrenjtin, personi që pyeste më ndërpreu, duke kaluar menjëherë te pyetja e dytë: “Po sa kushtonte ajo pena me gjithë kallamarin?”. Vendosa t’i them çmimin e tregut, “70 dollarë”. Pyetësi, ndoshta i pakënaqur nga përgjigjet e pyetjes së parë, vazhdoi: “Sa kushton makina juaj?”. Unë iu përgjigja “Nuk kam një të tillë”. Pyetësi tha, “Nuk e dëgjova”. “Nuk e kam një të tillë“, përsërita unë. Pyetje tjetër, “Po me çfarë udhëtoni?”.

Përgjigja: “Më pëlqen transporti publik”.

Pyetjes që vazhdoi “Po shtëpinë në rrugën “Brigada e VIII-të, sa e keni shitur?”, iu përgjigja se “Kam autorizuar një person tjetër të merrej me atë veprim, pasi ishte një operacion i ndërlikuar”. Dhe unë, faktikisht, kisha vetëm ¼ e pronësisë. Në fakt, në dokumentet e mia nuk rezulton ajo adresë. “Brigada e VIII-të” është emri i rrugës pas pallatit, ku kam banuar unë dhe një fakt të tillë e di vetëm një person, që është interesuar mirë për të bërë pyetjet. Arsyetimi: Përse prezantova penën si objektin më të shtrenjtë që kisha blerë?! E para ishte fjala. Fjala thuhej, kumtohej, shqiptohej. Më pas fjala filloi të shkruhej.

Fillimisht në tokë, në rërë ose në gur. Por, volumi i dijeve, që transmetoheshin ishte shumë i vogël deri sa njeriu shpiku penën me të cilën filloi të shkruante në papiruse dhe, më pas në letër. Dhe kështu pena, e ndihmuar nga boja, ndikoi që njeriu të mendonte më mirë, të fliste më mirë dhe trashëgimia e tij e gjithanshme të transmetohej ndër breza gati plotësisht. Pra, pena ndihmoi fjalën. Dhe kështu, deri sa u shpik shtypshkrimi dhe, më pas, kompjuteri. Për mendimin tim, pena përfaqëson një hop shumë të madh cilësor në jetën e njeriut. Unë vetë jam fëmijë i dy mësuesve.

Mamaja ime ka qenë mësuese në shkollën fillore dhe me penë u ka mësuar shkrim e këndim qindra e qindra nxënësve. Babai im ka qenë pedagog i gjuhës, i letërsisë dhe përkthyes. Me penë e bojë, ai ka shkruar mijëra faqe, ndër të tjera dhe një ditar personal për mua që nga dita kur kam lindur dhe deri kur shkova në klasën e parë. Personalisht, kam përdorur të njëjtën penë nga klasa e parë deri në të katërtën.

Madje, edhe kur erdhën stilolapsat në Shqipëri mësuesja nuk na lejonte të shkruanim me ta, duke na shpjeguar se me penë shkruhej më bukur. Prandaj pra, pena për mua është objekti më i shtrenjtë. Më i shtrenjti, nga ana ideale dhe morale. Ai për mua është një objekt i çmuar, pavarësisht çmimit të tregut që deklarohet. Fakti që kjo gjë nuk u kuptua prej disave për mua përbën vetëm keqardhje. Ndoshta, ata kanë pasur në mendje vetëm vlerën materiale dhe nuk kanë kuptuar simbolikën e përdorur. Kështu pra: i gjendur përpara një pyetje tendencioze kisha disa alternativa: të mos përgjigjesha fare; të kërkoja kohë të mendohesha; të jepja një përgjigje sa për të kaluar radhën; të ironizoja ose të kundërsulmoja personin që pyeste, etj.

Meqenëse nuk doja të fyeja asnjë në atë sallë, aty për aty, vendosa të bëj një ironi me veten. Pra, një pyetjeje me sens material t’i përgjigjesha me sensin ideal dhe moral. E përsëris. Duke dashur të mos fyeja askënd, unë guxova të bëj një sprovë, një autoironi, duke e menduar atë edhe si një sakrificë, në formën e mbartjes mbi shpinë të lukunisë së keqdashësve, të të painformuarve ose edhe të ndonjë hallexhiu të paditur. Por një sakrificë që vlen, që të bën më të fortë, të pranueshëm dhe të vërtetë. Por, përse vendosa të bëj ironi me veten?! Në balancën e materiales dhe morales vetëm unë e di sa i pasur jam. Disa mund të më konsiderojnë të pasur (materialisht), por kjo është punë e tyre. Unë nuk jam i tillë. Nuk më ka tunduar kurrë materialja. Por, as i varfër nuk jam. Në jetë, unë i qëndroj parimit se “Nuk ka rëndësi sa i pasur je, por sa i pasur ndihesh”.

Dhe në këtë kuptim unë ndjehem vërtet i pasur. Përse deklarova se nuk kam makinë? Kjo është një e vërtetë lehtësisht e verifikueshme. Në regjistrin e automjeteve nuk ka një të tillë në emrin tim. As të familjes time. Unë kam në pronësi një apartament dhe një garazh. Meqenëse, garazhi im prej disa vitesh ishte bosh, një i njohur, parkon aty makinën e tij. Me atë makinë transportohen, çdo ditë, tre fëmijë të mrekullueshëm në shkollë dhe në aktivitete të tjera. Kur makina është e lirë e përdor edhe unë.

Për mua, kjo është një marrëdhënie e thjeshtë njerëzore dhe nuk ka asnjë gjë për t’u çuditur. Aq më tepër, kur pyetja ishte “Sa kushton makina juaj?”. Po çfarë përgjigjeje të jepja unë, kur nuk kam makinë në pronësi?! Për sa i përket deklarimit për përdorimin e transportit publik, e përsëris: “Më pëlqen transporti publik dhe e përdor atë sa herë që kam nevojë dhe mundësi.” Nëse dikujt nuk i pëlqen, kjo nuk është puna ime.

Publikohet video: Audi përplas policinë, ata nuk e ndjekin

$
0
0

Ky është momenti i goditjes së makinës së zëvendësdrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi nga një makinë e blinduar e tipit “Audi” me datë 18 shtator.

Aty vihet re mjaft qartë momenti kur një makinë po shoqërohej nga grupi “Shqiponjat” dhe një makinë e Patrullës së Policisë, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e zëvendësdrejtorit.

Më pas mjeti që goditi makinën e Policisë u fut në Tregun Ushqimor.

Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivët e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin mjet luksoz me një vlerë rreth 100 000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

Nga video shihet qartë se si policia nuk ka reaguar ndaj personit që i goditi me makinë, por e kanë lënë të largohet autorin.

Zbulohet si shitet kokaina në Shkozet, sekuestrohen 50 mijë euro drogë

$
0
0

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Grupi i të arrestuarve kishte një bashkëpunim perfekt mes tyre, duke filluar nga sigurimi i lëndës narkotike, deri tek shitja e kokainës.

Droga sigurohej nga Elmaz Gjepali, i cili ia jepte shetasese Mirvete Tupi. Ndërsa kjo e fundit ia dorëzonte Laurian Malkos, i cili më pas e shiste.

Policia thotë se “operacioni i koduar “Segmenti” u zhvillua ditën e djeshme  në lagjen Nr.14, Shkozet, ku  gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve të mësipërm i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale gjysmë koligramë kokainë. Vlera e drogës nëse do të shitej do të shkonte rreth 50 000 €.”

Të arrestuarit janë:

-Laurian Malko 32 vjeç, banues në Durrës;
-Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak;
-Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.

U sekuestruan

-rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
-një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një kreher;
-vlera monetare në lekë dhe Euro;
-4 aparatë telefoni celularë.

Policia në kërkim të Birçes, mashtronte dhe zhvaste vlonjatët për çertifikata pronësie

$
0
0

Një 45-vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim nga Policia sepse mashtron qytetarë të ndryshëm duke u premtuar çerfitikata pronësie kundrejt një shume parash.

Seksioni i Krimeve në Komisariatin e Vlorës ka shpallur në kërkim, Birçe.L., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas Policisë, “shtetasi B.L., mashtronte qytetarët duke i premtuar se do t’i ndihmonte në proçesin e disa proçeduarave për marrjen e çertifikatave të pronësisë, në këmbim të marrjes së një shume vlerash monetare.”

Bulqizë, gjenden armë e municione gjatë pastrimit të kanalit

$
0
0

Punimet për pastrimin e kanalit që shërben për kullimin e ujërave në qytetin e Bulqizës kanë rezultuar edhe me gjetjen e një sasie armësh e municionesh luftarake.

Kështu, në afërsi të urës që lidh lagjen e re me atë të vjetër është nxjerrë një armë dhe një arkë me fishekë.

Pas njoftimit të marrë nga punonjësit e firmës që po pastrojnë kanalin, në vendngjarje ka shkuar policia lokale që ka sekuestruar armatimet.

Sipas policisë, arma e zjarrit është model 56 dhe kalibri i fishekëve përputhet me të.

Ndërkohë, policia ka deklaruar se duke parë gjendjen e tyre, objektet e rekuperuara rezultojnë të hedhura në kanal prej vitesh.

Gjithësesi, arma e gjetur është dërguar për ekspertizë për të verifikuar nëse është përdorur para se të hidhej në kanal.

Aksident në Vlorë, përfshihen katër makina

$
0
0

Një aksident ku u përfshinë katër makina, ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike, ku një makinë Volkswagen goditi një fuoristradë, e cila për inerci përplasi edhe dy mjete të tjera, që ishin në lëvizje në atë moment.

Burimet nga vendngjarja thanë se u lëndua vetëm një vajzë, e cila ishte pasagjere në një nga makinat e përfshira në aksident.

Ajo u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve./TCH


Vdekja e trinjakëve, flet vëllai i Migenës: Motra ime nuk ha më, rron me serume

$
0
0

Vdekja e trinjakëve 4-vjeçarë në Durrës është lajmi që ka tronditur të gjithë opinionin publik ditët e fundit.

Shkak i vdekjes së 3 vëllezërve ishte karbonizimi nga një zjarr i paqëllimshëm, 6 ditë më parë.

Nëna 30-vjeçare, Migena Koçi, momentalisht ndodhet në spital, ku, ashtu siç tregon vëllai i saj për JOQ, jeton vetëm me serume:

“Përshëndetje JOQ! Këtu është nëna e trinjakëve që vdiqën, jemi në urgjencën e Durrësit dhe e kemi mbuluar me xhupat e të afërmve dhe çarçafin e dyshekut e mora te shpia e saj, se asnjë nga këto k*rvat këtu s’kishte informacion ku ishin batanijet. Ndryshe nga sa është thënë, motra ime nuk ndodhet në komisariat se nuk është vrasëse. Migena nuk po ha bukë dhe vetëm me serume rron.”

Prokuroria në mesnatë në Opinion: Zbardhet biseda e Fevziut me hetuesit

$
0
0

Prokuroria trokiti sërish në Opinion mbrëmjen e djeshme afër mesnatës.

Shkak u bënë pamjet e transmetuara live në emision për ngjarjen e Elbasanit. Opinion transmetoi në mënyrë ekskluzive momentin e përplasjes së makinës së zv/drejtorit të policisë nga një Audi i blinduar. Në përfundim të emisionit, dy oficerë të Policisë Gjyqësore erdhën në zyrat e televizionit për të sekuestruar pamjet filmike.

Nga këto pamjet të filmuara me celular shkëpusim edhe bisedën mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe përfaqësuesve të prokurorisë:

Fevziu: Ja ku i kemi pamjet, por celularin nuk ua jap. Po të doni gjë tjetër… po telefonin jo.

OPGJ: Kemi marrë celularin e Tan Hoxhës.

Fevziu: Po vetë e solla atë (gazetarin Artan Hoxha)… po i fshiu në makinë ai çfarë kishte për të heq

Kjo është hera e tretë që prokuroria troket në dyert e emisionit Opinion, fill pas mbarimit të tij.

Kujtojmë rastin e gazetarit Artan Hoxha, i cili u shoqërua në ambientet e prokurorisë dhe iu sekuestruan celularët një vit më parë (shtator 2016), me pretekstin se ka nxjerr sekretin hetimor për rastin e pilotit italian që ra me avionin në Ishëm.

Po kështu, Saimir Kodra një vit më parë publikoi pamje të ryshfetit në organet e drejtësisë dhe prokuroria erdhi në Opinion për të sekuestruar pamjet në përfundim të emisionit./Opinion.al

Bie në kontakt me energjinë teksa zinte peshk, humb jetën tragjikisht 16-vjeçari

$
0
0

Një 16-vjeçar ka humbur jetën sot tragjikisht pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15.40, lumin Drin i Zi. Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se shtetasi me inicialet L.Ç ishte duke gjuajtur peshk me gjenerator, teksa ka rënë në konktat me energjinë elektrike.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 15.40, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Peshkopisë se është sjellë nga familjarët pa shenja jete një shtetas i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Menjëherë ka shkuar grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se shtetasi L.Ç, rreth 16 vjeç, banues në fshatin Vakuf, dyshohet se duke gjuajtur peshk me gjenerator në lumin Drin i Zi, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ku për pasojë shtetasi L.Ç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komandot britanikë dhe shqiptarë, stërvitje mes relikeve të Kuçovës

$
0
0

Për një periudhë një mujore në Shqipëri rreth 300 trupa komando britanike zhvilluan një stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura Shqiptare, në disa prej bazave ushtarake.

Sipas zyrës për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, “në këtë stërvitje morën pjesë rreth 3000 trupa britanike, kryesisht komando dhe forca detare, si dhe një efektiv prej 35 vetësh nga Forcat e Armatosura Holandeze, të cilat operuan së bashku me trupat britanike”.

Trupat britanike qëndruan në Shqipëri nga datat 11 Gushti deri më 13 Shtator, ku u stërvitën në zona të ndryshme.

Fotot që “Mapo.al” sjell më poshtë i përkasin njërës prej stërvitjeve të realizuara në bazën ushtarake të Kuçovës, ku forcat komando britanike së bashku me ato shqiptare kanë bërë një stimulim të situatave kundër sulmeve terroriste.

Por ajo çka bie më në sy nga këto foto, është gjendja “për faqe të zezë” në të cilët janë lënë avionët në bazën e Kuçovës, nga ushtria dhe efektivët e një vendi anëtar i NATO-s, i cili as për t’i mirëmbajtur dhe sëpaku lyer nuk e merr mundimin.

Deri një dekadë më parë shumë prej këtyre avionëve ishin në gjendje pune, ndërsa sot fotot tregojnë se ata janë kthyer në rrelike të ndryshkura dhe të shtrembëruara, vetëm prej neglizhencës dhe moskokëçarjes, se malli i shtetit është i askujt!

Kjo, si për hironi ndodh pikërisht në atë vend ku dikur ishte uzina e riparimit dhe mirëmbajtjes së flotës së avionëve ushtarakë e civilë shqiptarë.

Qesharak është edhe fakti që në hyrje të bazës personeli është muynduar të krijojë një mini-muze me disa prej këtyre armëve si avionë, topa- kundërajrorë, radarë, makina e mjete të tjera, por edhe ato të ndryshkura, aspak të restauruara, dhe në një gjendje për të ardhue keq kur i shikon.

Në Britani, andej prej nga vinë këta komando që janë stërvitur në Kuçovë, në muzetë e luftës mjetet jo vetëm ekspozohen, por ato janë edhe në gjendje pune, kun ë çdo panair aeroplanë të Luftës së Dytë Botërore përshëndesin në ajër publikun duke fluturuar e bërë manovra./Mapo.al/

Drogë poshtë sediles së makinës, dy shqiptarët ia mbathin sa shikojnë policinë por…

$
0
0

Gjatë një shërbimi normal patrullimi të territorit, pasditen e djeshme një patrullë e Skuadrës së Ndërhyrjes së Shpejtë në Modena, Itali është ndeshur me një makinë që ka shtuar shpejtësinë sapo ka parë policinë. Por “Toyota Yaris” nuk ka përshkruar shumë rrugë, policët i kanë bllokuar pak metra më tutje gjatë rrugës “San Giuliano”.

Dy burrat në bord të makinës u zbritën nga policia dhe u identifikuan si A.K., 21 vjeç i padënuar më parë dhe F.K., 32 vjeç me precedent penalë, të dy shqiptarë. Sjellja e tyre ka bërë që policët të kenë dyshime dhe të kontrollojnë imtësisht makinën, duke zbuluar të fshehur nën sedile dy vende të fshehta ku ishin 600 gram marijuanë si dhe një dozë kokainë.

Droga u sekuestrua, ndërsa dy shqiptarët që ishin me dokumente të rregullta janë dërguar në qeli në pritje të vlerësimit të arrestit. Sipas policisë, droga ishte e destinuar për shpërndarësit lokalë, hallkat e fundit të zinxhirit që më pas do e shpërndanin tek klientët.

I kishte vrarë vëllain, e ekzekuton në një xhami në Zvicër, tani shqiptari kërkon rigjykim

$
0
0

Rasti i shqiptarit nga Lugina e Preshevës, i cili në gushtin e vitit 2014 kishte vrarë në një xhami të St. Gallenit bashkatdhetarin e vet, do të dalë sërish para gjyqit.

I akuzuari, i dënuar në shkallën e parë (në Gjykatën e Qarkut, St. Gallen) me 18 vjet burg për vrasje të rëndë, ka ankimuar vendimin dhe kërkon zbutje të dënimit në dhjetë vjet burg. Ai ka kërkuar që kualifikimi i aktit të tij nga vrasje e rëndë të ndryshohet në vrasje me paramendim. Ndërkaq, prokuroria kërkon për të rritje të dënimit, nga 18 në 20 vjet heqje lirie.

Procesi pritet të zhvillohet nga fundi i tetorit në Gjykatën Kantonale të St. Gallenit
Shqiptari 53-vjeçar është dënuar për veprën penale vrasje të rëndë. Sipas përfundimeve të gjykatës shqiptari kishte planifikuar vrasjen dhe e ka realizuar atë plan duke vrarë personin që nuk kishte mundësi të mbrohej. Kjo ka ndodhur gjatë kryerjes së ritualit fetar në xhaminë El Hidaje në Winkel të St. Gallenit, shkruan albinfo.ch

Por i dënuari, përveçse që ka pranuar vrasjen, ka kundërshtuar se e ka planifikuar atë. Sipas tij ai duhet të dënohet për vrasje me paramendim e jo vrasje të rëndë, sepse ai e ka kryer vrasjen nga një psikozë e frikës që e ka kapur dhe e ka shtyrë që të qëllojë me armë.

Vrasja ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj viktimës, i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllain e të parit dhe e kishte plagosur edhe atë. Pasi gjykata kishte konstatuar se vrasja e para 19 viteve kishte ndodhur në vetëmbrojtje, autori kishte qëndruar vetëm pak kohë në burg. Kjo sipas palës së dëmtuar të asokohe ishte e padrejtë dhe për këtë arsye i akuzuari kishte vendosur që të ndante “drejtësinë” vetë.

Nehat I., i cili ka pranuar se e ka bërë vrasjen, ka deklaruar se fillimisht kishte dashur të bisedonte me viktimën. Si motiv kryesor për vrasje sipas tij ka qenë fakti se viktima kurrë nuk kishte kërkuar Besë nga familja e tij dhe se ishte sjellë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo e ka prekur atë dhe ka sjellë te vrasja.

Plagosën kushërinjtë pas konfliktit, arrestohen tre persona

$
0
0

Arrestohen tre shtetasit e shpallur në kërkim për konfliktin e regjistruar në Fushë Arrëz në gusht të këtij viti, ku mbetën të dëmtuar dy persona.

Në pranga kanë rënë Gjovalin Gjinaj 23 vjeç, Fran Gjinaj 23 vjeç dhe Mark Gjinaj 19 vjeç, të tre banues në Fushë Arrëz.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasit B. Gj. dhe D. Gj. banues në Fushë Arrëz.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë me shkresë Nr.88, datë 14.08.2017, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale të “Plagosje e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim parashikuar.


Artan Hoxha: Bandat e Elbasanit më kanë kërcënuar me jetë

$
0
0

Gazetari i News24 Artan Hoxha ka bërë një denoncim të rëndë sot nga studio e emisionit “Studio e Hapur” në News24. Ai tha live në emision se është kërcënuar për ngjarjen në Elbasan që ditën e parë që ka folur për ngjarjen.

“Mua më kanë kërcënuar ditën e parë që kam denoncuar ngjarjen në Elbasan.
Pjesëtarë të grupit kriminal që janë atje. Unë nuk dua që të bëjë atë që i bëri policisë atje. Mos të guxojë që t’i thotë gazetarit që mos më përmend emrin. Unë s’po merrem me Elbasanin më, po zbres këtej nga Jugu…”, tha Hoxha.

I pyetur nëse e ka denoncuar kërcënimin, Hoxha pohoi por shtoi se nuk zgjidhet. Ai theksoi se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Por gazetari i News24 foli për mbështetje të krimit.

“Kam denoncuar edhe nuk zgjidhet, e di sa ngjarje kanë ata në polici. Unë e kam marrë përsipër atë gjë. Krimi merr kurajën të kërcënojë qytetarët, mediat, policinë kur i ka krahët e ngrohta”, tha Hoxha./BW/

Ish-ministri i Brendshëm: Bandat në Elbasan kanë ndërtuar tunele si në Afganistan

$
0
0

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Studio e Hapur” në News24 duke zbuluar një të pathënë deri tani në lidhje me ngjarjen e Elbasanit dhe operacionit ku u sekuestruan rreth 1 milion euro pasuri. Demiraj tha se janë zbuluar tunele të grupeve kriminale, duke i krahasuar me Afganistanin. Duke analizuar videon e momentit të goditjes së makinës së nëndrejtorit të policisë, Demiraj thotë se duket qartë se policët kanë frikë të ndërhyjnë.

“Që në momentin që kam marrë detyrën, jam njohur me këto problematike. Situata në Elbasan ka qenë edhe më parë problematike. Por masat e marra nga policia kanë qenë të hollësishme. Kur kam qenë unë për 4 muaj në detyrë nuk ka pasur këto probleme.
Puna e policisë duhet të ishte më konkrete. Përveç atyre elementeve që zoti Hoxha shpjegoi, një nga gjërat kryesore të këtyre grupeve është logjistika e tyre. Nëqoftëse do analizojmë vendin ku jetojnë e punojnë, si në tunelet e Afganistani, kam informacione. Janë zbuluar tunele ku banda ka fshehur armatime të rënda dhe kjo dihet nga policia. Kjo ngjarje është bërë jo pa qëllim me vonesë. Nuk do t’i bënim nder asnjë institucioni nëse nuk bënim dot një analizë.
Nga pamjet duket se policia ka frikë të ndërhyjë. Asnjë nga policët nuk vepron, nuk futet brenda që do të thotë policia nuk është në gjendje të realizojë misionin e vet”, tha Demiraj.

Nga ana tjetër, Ndreu duke i dalë në mbrojtje policisë, tha se policia lokale nuk ka kapacitetet e duhura dhe nuk ka qenë e përgatitur.

“Policia lokale nuk i ka kapacitete e duhura të momentit dhe nuk ka qenë e përgatitur. Policia lokale shpesh herë është më shumë evidentuese dhe ndërhyn në disa situata të zgjidhshme por jo tek personat me rrezikshmëri të lartë. Policia është kapur e papërgatitur. Kam rezervat e mia por duhet të kemi parasysh kapacitetet lokale të policisë”, tha Ndreu.

Nga ana tjetër ish-ministri Demiraj theksoi dhe njëherë se nga 6 policë që janë në video, asnjë nuk futet në pronë private.

“Ne e mbështesim policinë, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë. Ajo që është e rëndësishme për t’u realizuar, kemi 6 policë që nuk futen në pronë private. Një pjesë e policisë ka frikë të veprojë në pronat private. Është e kapur”, tha Demiraj.

“Nuk ka kapacitet policia lokale. Kujtojmë se në Durrës lamë 4 të vrarë”, u shpreh Ndreu.

Por Hoxha duke e kundërshtuar tha se “Atje ishin palë me tjetër kënd policët. Atje i kemi lënë dëshmorët kot”. “Ne policinë lokale e kemi dubluar. Policia lokale e ka mbajtur nën kontroll”, vijoi Ndreu.

Plagosje me armë zjarri në një pikë bastesh në Elbasan

$
0
0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Elbasan.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur tek turizmi i vjetër, në një pikë llotoje, në ngjarjen ‘Beqir Dardha’.

I plagosuri, një djalë i ri, është paraqitur në Kirurgjinë e Spitalit të Elbasanit me një plagë në këmbë.

Deri më tani nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

I preu kokën 12-vjeçarit: Vetëvritet autori i krimit makabër

$
0
0

Jorgo Zani, 31-vjeçari me probleme mendore i cili masakroi një 12 vjeçar në gusht të vitit të kaluar në Palasë, është vetëvravë duke u hedhur nga tarraca e burgut të Krujës, ku po vuante dënimin.

Ai është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë, duke ndërruar jetë.

Jorgo Zani masakroi 12-vjeçarin me të cilin kishte edhe lidhje gjaku dhe pas vrasjes së të miturit, ka vazhduar me dhunimin e trupit të tij, duke i prerë kokën.

Vrasja makabre në Palasë

Në gusht të 2016–ës, Andrea Zani, 12 vjeç, u masakrua nga kushëriri i tij Jorgos Zani, në Palasë të Himarës. Autori, me një akt makabër, i preu kokën të miturit dhe më pas u largua duke e mbajtur atë në dorë.

12-vjeçari i lindur në Greqi, po qëndronte tek gjyshja e tij, në Palasë, kur u godit për vdekje nga kushëriri.

Ishte drejtuesi i një makine i cili e pa trupin e pajetë të të miturit anës rrugës, të mbuluar me çarçaf dhe njoftoi policinë.

Kjo e fundit e gjeti autorin në shtëpinë e tij. Ai e mbante ende në dorë kokën e fëmijës.

Jorgos Zani rezultonte të ishte i sëmurë mendor.

Sipas një raporti mjekësor nga spitali i Vlorës, ai ishte kuruar me diagnozën “çrregullime të theksuara të personalitetit”, pasi ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Video: Sekuestrohet Ferrari 200 mijë euro në Shkodër

$
0
0

Në kuadër të plan-operacionit “Vjeshtë 2017”, Policia e Shkodrës ka sekuestruar 246 metra katrorë pasuri të paluajtshme dhe 3 automjete luksoze.

Pasuria e paluajtshme dhe makinat ishin në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, i arrestuar për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike” më datë 29.11.2016.

Policia ka sekuestruar një apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës, një ndërtesë 100m2, 53 m2 truall, 15 metra objekt dhe 3 automjete luksoze (një Ferrari me vlerë rreth 200 mijë euro, një Porsche me vlerë rreth 100 mijë euro dhe një Peugeot me vlerë 10 mijë euro).

Viewing all 8128 articles
Browse latest View live