Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all 8128 articles
Browse latest View live

Uragani Maria në SHBA, ambasadorja Faber: Ka shqiptarë të prekur. S’kemi kontakt me një bashkëkombës

$
0
0

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, në lidhje me uraganin “Maria” që ka përfshirë shtetin-ishull Dominici dhe jep informacione për shqiptarët e prekur.

 

Ajo thotë se është arritur komunikimi me një student shqiptar dhe se do të evakuohet këto ditë, ndërsa për një tjetër bashkëkombës shkruan se nuk kanë arritur ende të komunikojnë.

STATUSI I AMBASADORES
Ambasada në Uashington ka ndjekur gjatë kësaj jave nga afër shqetësimin e dy familjeve shqiptaro-amerikane, të afërmit e të cilëve jetojnë në zona të prekura thellësisht nga Uragani Maria!
Jemi tepër të çliruar që një student me origjinë shqiptare në Dominici u lidh me familjarët e tij në SHBA pas tre ditësh mos-komunikimi. Studenti pritet të evakuohet në ditët në vijim bashkë me një numër qytetarësh amerikanë që jetojnë në shtetin Dominici, një shtet/ishull i përbërë prej më pak se 75 mijë banorësh.

Një tjetër bashkëkombas i nderuar që punon në Puerto Rico akoma nuk ka mundur të lidhet me familjarët. Është përdorur çdo rrugë e mundshme për të marrë informacion, por nuk ka rezultuar me sukses.

Komunikova me qytetarin personalisht të martën në darkë, me shqetësimin e Uraganit Maria që pritej të afrohej atë natë. Më siguroi që jeton dhe punon në ndërtesa të mbrojtura nga uragani. Qëndroj besimplotë që ai është jashtë rrezikut për jetën por pa asnjë mundësi komunikimi, nga ishulli ku tashmë energjia elektrike dhe lidhjet celulare janë ndërprerë 100 përqind.

Gjatë këtyre ditëve jemi lidhur disa herë me Departamentin e Shtetit për të marrë informacion. Përpjekjet për të gjetur mundësitë e komunikimit nuk do rreshtin.


Krim i rëndë në Pogradec, burri vret me sqepar e thikë bashkëshorten

$
0
0

Një krim i rëndë ka ndodhur në Pogradec. Sipas informacioneve të para, një 49-vjeçar ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Blacë, në orët e para të mëngjesit ku shtetasi me iniciale B.M., rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me sqepar dhe thikë në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen D.M., rreth 49 vjeçe.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“E masakroi dhe e la në banesë”, zbardhen emrat e viktimës dhe burrit vrasës

$
0
0

Krimi i rëndë ka tronditur Pogradecin mëngjesin e sotëm, ku një 49-vjeccar masakroi me thikë e sqepar bashkëshorten e tij.

 

Bashkëshortët Bashkim dhe Demirke Mekolli jetonin vetëm në banesën e tyre në fshatin Blacë, ndërsa ishin prindër të një djali 16-vjeccar që jetonte në Itali.
Dyshohet se ka qenë një grindje e çastit që ka nxitur krimin e rëndë, ndërsa çifti ishte vetëm në banesë. Pasi e ka qëlluar dhjetëra herë për vdekje me sqepar e thikë, burri vrasës ka dalë nga banesa duke e lënë trupin e pajetë të gruas brenda.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar më pas policinë që ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar më pas 49-vjeçarin, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Krimi në Pogradec, zbardhen detaje të reja. Banorët tregojnë si ndodhi vrasja

$
0
0

Një krim i rëndë ka tronditur Pogradecin mëngjesin e sotëm, ku një 49-vjeçar masakroi me thikë e sqepar bashkëshorten e tij. Bashkëshortët Bashkim dhe Demirke Mekolli jetonin vetëm në banesën e tyre në fshatin Blacë.

Ata ishin prindër të një djali 16-vjeçar që jetonte në Itali. Dyshohet se ka qenë një grindje e çastit që ka nxitur krimin e rëndë, ndërsa çifti ishte vetëm në banesë. Pasi e ka qëlluar dhjetëra herë për vdekje me sqepar e thikë, burri vrasës ka dalë nga banesa duke e lënë trupin e pajetë të gruas brenda.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar më pas policinë që ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar më pas 49-vjeçarin, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Vodhën tufën me dele në Greqi dhe i futën malit në Shqipëri policia iu vë prangat 3 devollinjve

$
0
0

Policia Kufitare e Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë kanë finalizuar me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Matrikulli” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Avdyl Spaho, 51 vjeç,
Klaudjo Spaho, 24 vjeç, (at e bir) të dy banues në Bilisht
Martin Dulo, 30 vjeç, banues në fshatin Rakickë-Devoll.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe falë mirë koordinimit të veprimeve nga strukturat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Qarkut, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë në drejtim të piramidës numër 13 mbi fshatin Rakickë-Devoll, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kontrabanduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, 82 (tetëdhjetë e dy) krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Greqi nga këta shtetas.
Katër prej të cilave të matrikulluara nga shteti grek dhe pjesa tjetër të pamatrikulluara.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

U arratis nga burgu italian bashkë me shokun, shqiptarin ‘e tradhton’ një femër, kapet pas 54 ditësh

$
0
0

Pas rreth dy muajsh në kërkim është kapur në Romë shqiptari Osvaldo Marku, i arratisur bashkë me një tjetër të dënuar nga burgu i Civitavecchia më 30 korrik.

 

Shqiptari vuante dënimin për vjedhje e grabitje. Ajo që e tradhtoi dhe çoi në arrestimin e tij, ishte afrimi me një femër me të cilën kishte pasur një marrëdhënie në të kaluarën dhe tek e cila ishte kthyer duke i vajtur pas.
Arrestimi i Markut u bë i mundur nga efektivët e Njësisë Qendrore Hetuese të Policisë së burgut

Marku, 22 vjeç ishte arratisur më 30 korrik nga burgu i Civitavecchia bashkë me të dënuarin tjetër shqiptarë Lekë Luka, 31 vjeç, i cili u kap ditën tjetër pas arratisë. (Foto: nga e majta në të djathtë Lekë Luka dhe Osvaldo Marku)

Goditi elektricistin, arrestohet lushnjari. Ja emri

$
0
0

Një 57-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga sepse ka goditur një punonjës të OSHEE-së për shkak të detyrës.

Oficerët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë Gëzim Koçiu, 57 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i tij është bërë bëre pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e OSHEE-së, 58-vjeçarin me inicialet M. T., banues në Lushnje.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.

Vrasja në Pogradec, rrëfimi rrëqethës i babait: E gjeta nusen të mbuluar në gjak, djali vinte vërdallë me thikë

$
0
0

Zbardhet dëshmia e parë tronditëse nga ngjarja e rëndë në Korçë ku një 49-vjeçar masakroi me thikë gruan e tij pas një sherri të çastit.

 

Ka folur babai i autorit, Nexhdet Mekollin. Ai ka rrëfyer se djali i tij kurohej prej kohësh nga depresioni.

“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion por nuk na e pranonin në Tiranë. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle. Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”, ka rrëfyer babai i autorit të vrasjes së Demirkë Mekollit.


Emri/ I riu i përfshirë në trafikimin e drogës, por në pranga vendoset babai i tij

$
0
0

Policia e Sarandes ka bere te ditur se ka identifikaur dhe shpalur ne kerkim shtetasin S.L. Ky i fundit ishte bashkëpuntor ne rastin e sekuestrimit te 67 kg lende narkotike nje dite me pare.

Ndersa policia ka vene ne pranga babain e tij, pasi gjete kontrollit te ushtuar ne shtepi ka gjetur 1 kg lende narkotike.

Njoftimi i policise

Sarandë.

Në vijim të operacionit antidrogë të zhvilluar nga Policia Kufitare, Policia e Sarandës dhe ajo e Igumenicës.

Policia e Sarandës në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të rastit ku u sekuestruan 67 kg lëndë narkotike, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas të përfshirë në këtë ngjarje.

Si dhe ka arrestuar babain e shtetasit të shpallur në kërkim pasi në banesë i është gjetur 1 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim të punës për dokumentimin e rastit, ku tre shtetas shqiptarë në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike, në shtetin Grek, u arrestuan fal bashkëpunimit dhe punës së mirorganizuar prej dy Policive Kufitare të Sarandës dhe asaj të Igumenicës, hetimet janë thelluar më tej nga të dy policitë, ajo e Sarandës dhe e Igumenicës.

Si rezultat i punës hetimore, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë e mundur identifikimi i një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë trafik, në rolin e transportuesit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës dhe konkretisht:

Shtetasi S.L., 30 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale të prodhim/shitjes së narkotikëve).

Gjatë kontrollit që Strukturat e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij, në Sarandë, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 1 kilograme.

Specialistet për Hetimin e Narkotikeve kane arrestuar në flagrancë babain e shtetasit S.L., shtetasin :

Fatmir Lame, 57 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar si bashkëpuntor në këtë ngjarje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike dhe mjetin tip ”Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit S.L..

Po punohet intesivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Kërcënohen me vdekje Guxi dhe Riga, të dyshuarit për vrasjen e Aulonit

$
0
0

Dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës në Kosovë janë duke u kërcënuar nga disa të rinj në rrejtët sociale se nëse ata nuk dënohen do të marrin drejtësinë në duart e tyre. Madje, po paralajmërohet edhe ekzekutimi i tyre. Nëpër rrjetet sociale janë duke u paralajmëruar se do të publikohen edhe video dhe foto komprometuese për të dy të dyshuarit.

Vrasje, publikim i videove dhe fotove komprometuese po paralajmërohet për Guxi H. dhe Riga G, të dyshuarit kryesor për vrasjen e para një jave të Aulon Zekës, 16 vjeçarit nga Prishtina.

Këto paralajmërime po bëhen nëpër rrjetet sociale si FB dhe Instagram, ku janë hapur edhe profile me emrat e të dyshuarve, ku po bëhet thirrje edhe për vrasje. Këto thirrje po i bëjnë duke kushtëzuar dënimin e dy të miturve me dënim të përjetshëm.

Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën e kaluar derisa Policia një ditë më vonë arrestoi Guxim H dhe Riga G, si të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin e 16 vjeçarit.

Prokuroria ka intervistuar dy të dyshuarit, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë.

Guxim H. edhe përmes rrjeteve sociale kishte paralajmëruar vrasjen. Sa ishte në Amerikë kishte thënë se do të vinte në Kosovë për të marrë jetën e atyre që po i shkaktonin probleme të dashurës së saj.

Zyrtarët e Policisë dhe Prokurorisë nuk kanë folur nëse po hetohen shokët e Aulonit për kërcënimet që po i bëjnë nëpër rrjetet sociale se do të vrasin të Guximin e Rigën.

Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale, bashkë me paralajmërimin për vrasje, shokët e Aulonit, po shkruajnë se as Guximi dhe as Riga nuk do të dënohen për shkak se kanë ndikim në organet e drejtësisë. Madje, vazhdimisht, theksohet se vajza e dyshuar e ka babën si pjesëtarë të Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, babai i Guximit, është Arbër Hadri, ish-drejtor i Muzeut të Kosovës. Disa orë para se të vritej, i mituri Aulon Zeka, ishte takuar me dy të miturit e tjerë, tanimë të arrestuar, G. H. dhe R.G., në picerinë “Bellmonde” në lagjen “Arbëria”.

Takimi mes tyre dyshohet se ishte organizuar për në orën 13:30 nga e mitura 15-vjeçare, Riga shtë e dashura e G.H. Të tretë, në atë lokal dyshohet se kanë qëndruar rreth dy orë.

Prej aty, që të tretë kanë shkuar me taksi në lagjen “Dardania” dhe te Posta e Madhe dyshohet se e mitura Riga është ndarë prej tyre. Aulon Zeka bashkë me Guximin kanë vazhduar në drejtim të rrethit të lagjes “Arbëria”, duke shkuar pastaj në drejtim të shkollës fillore “Qamil Batalli”.

Tiranë/ Automjeti luksoz përplas personin me aftësi të kufizuara

$
0
0

Në kryeqytet disa minuta më parë është shënuar një aksident pranë zonës së “Ushtarit të panjohur”.

Sipas informacioneve paraprake është mësuar se një automjet tip “Audi Q7” ka përplasur një person me aftësi të kufizuara.

Për gjendjen shëndetësore të të aksidentuarit nuk dihet ende asgjë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes pasi policia ka mbërritur në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Dëshmia tronditëse e gruas: Si më rrëmbyen për të më shitur organet

$
0
0

Eglantina quhet gruaja që ka tronditur me dëshminë e saj tek “E Diela Shqiptare”.

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” një grua e rrëmbyer për t’u trafikuar për organe dhe më pas e shitur tek një familje kurde në Greqi, ka treguar historinë e saj të jashtëzakonshme, vuajtjet dhe se si u rikthye në 2014-ën për të kërkuar vajzën që u detyrua ta braktiste në vitin 1991.

“Unë quhem Eglantina Mbreshtani, banuese dhe nënshtetase suedeze, jetoj në Suedi që prej vitit 1995 e deri më sot. Kam lindur në Leskovik të Ersekës. Prindërit e mi janë ndarë dhe kanë krijuar familjet e tyre, unë kam ardhur sot këtu për një çështje që nuk është publikuar ndonjëherë… Kur unë isha 14-vjeçe, babai im më ka martuar pa dëshirën time në Kodras të Ersekës. Nga kjo martesë unë linda një vajzë. Në vitin 1991 unë u detyrova ta braktisja vajzën në spital dhe shkova tek mamaja ime se doja që të qetësohej gjendja. Gjatë asaj martese unë kam pasur dhunë psikologjike dhe fizike”.

Më tej, Egalantina tregoi se si ishte detyruar të braktiste të bijën në vitin 1991 dhe se nuk e ka parë më deri në vitin 2014, kur edhe është rikthyer për ta kërkuar.

“Kur unë e braktisa vajzën, në tetor të vitit 1991, në qytetin e Patosit unë kam qenë e trafikuar për organe. Më kanë marrë peng dhe kam ndenjur dy muaj në një karrige, duar dhe këmbë. Ky është motivi që unë e kam lënë vajzën. Dy muaj kam qenë me pranga në Patos. Në shkurt të vitit 1993, mua më shesin tek një familje irakiane në Greqi. Ne ishim katër vajza, njëra jeton shumë larg sot, ndërsa dy të tjerat janë të vdekura, i kanë marrë i kanë çuar në Itali dhe jua kanë marrë organet. Unë për fat të mirë, pësova një temperaturë të lartë dhe thanë se nuk mund ta çojmë në Itali për trafikim organesh.”

Teksa kujton rrëmbimin e saj Eglantina thotë: “Unë ndenja tek mamaja dhe ndenja 3 muaj. Vjen tezja bashkë me të shoqin dhe më nxjerrin nga shtëpia në 11 e gjysmë të natës. Mami jeton në Suk të Fierit, aty është një kanal, siç kam kaluar kanalin, vjen një makinë fugon dhe më dalin dy persona dhe më lidhin sytë dhe këmbët dhe më hedhën në makinë. Pastaj e kam marrë vesh se tezja dhe burri i tezes kanë qenë bashkëpunëtorë.”

Ajo tha se deri në vitin 2009, ajo nuk ka ardhur në Shqipëri sepse kishte ndërruar emrin, pasi kur ishte martuar me kurdin kisthe marrë emrin Bahar Temer.

“Trafikantët më shitën tek një familje kurde në Greqi, ku mora emrin Bahar Temer“,- tha ajo duke shtuar se në Greqi ka qenë e martuar nga viti 1992 në vitin 1995, ku edhe është dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshorti kurd, i cili më vonë nuk ka pranuar t’i japë as divorcin.

Eglantina tha se që në vitin 1995 është njohur me një shqiptar të Kosovës dhe ka dy djem me të, porse shprehet se nuk do të gjejë qetësi pa marrë kujdestarinë e vajzës së saj me aftësi të kufizuara, të cilën u detyrua ta braktiste në vitin 1991./tvklan/

Armë, drogë dhe radio policie, ja si ndodhi përplasja në Elbasan

$
0
0

Kontrolli i një automjeti “Range Rover” në pronësi të Petrit Çelës, administrator i tregut Agroushqimor, solli përplasjen e policisë me disa të dyshuar që rrezikuan jetën e uniformave blu. Dosja e plotë e prokurorisë zbardh detaje të ngjarjes së 18 shtatorit kur makina e nëndrejtorit të policisë u përplas nga një “Audi” i blinduar, i cili u fsheh në brendësi të tregut. Autori i ngjarjes përshkruhet si person me fytyrë të rrumbullakët dhe me kapele.

Mbrëmjen e 18 shtatorit, një automjet policie me targa të Ministrisë së Brendshme kishte organizuar shërbimin për kontrollin e mjeteve luksoze sipas planit të masave në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”. Automjeti me katër efektivë policie përfshi dhe nëndrejtorin e policisë së qarkut Elbasan, Gjergj Oshafi, sapo kishte ndaluar një automjet tip “Range Rover” në lagjen Syrja Dylgjeri, në rrugë, para derës së Tregut Agroushqimor të qytetit. Në automjet ndodheshin shtetasit Endri Çopja si drejtues i mjetit dhe Ledio Zabeli, pasagjer në vendin e parë. Më parë këtij automjeti i ishte bërë thirrje të ndalonte, dhe ai kishte ndaluar përpara derës së tregut Agroushqimor. Në ndjekje të këtij mjeti, policët i kishin parë në dorë pasagjerit të këtij mjeti, një radio si ato të policisë. Sapo mjeti kishte ndaluar, punonjësit e policisë kishin kërkuar të shihnin radion që pasagjeri mbante në dorë, por Ledio Zabeli kishte tentuar t’ia linte radion e dorës, rojës së tregut Agroushqimor. Policët i kanë kërkuan drejtuesit të mjetit dokumentet e makinës, dhe ai deklaroi se mjeti ishte në pronësi të Petrit Çelës, i cili është edhe pronari i tregut Agroushqimor në Elbasan. Ndërkaq, mes tyre dhe punonjësve të policisë ishte debatuar me sa duket për disa minuta këtu, për shkak se atyre u ishte kërkuar që të çonin automjetin në drejtorinë e policisë për verifikim.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një fugon policie i repartit “Shqiponja” dhe një fugon tjetër i Patrullës së Përgjithshme dhe bashkë më automjetin ku ndodhej nëndrejtori i policisë e çonin në tre numrin e mjeteve të uniformave blu. Personat e ndaluar kishin pranuar të dërgonin makinën në polici dhe njëri prej punonjësve të policisë kishte hipur në makinën e tyre, bashkë me drejtuesin e mjetit, ndërsa Ledio Zabelin e kishin futur në fugonin e policisë “Shqiponja”. E ndërsa mjetet e policisë bëheshin gati të lëviznin drejt Komisariatit të Policisë, një makinë e tipit “Audi”, ngjyrë e zezë, ka ardhur me shpejtësi nga pjesa juglindore e qytetit të Elbasanit, dhe pasi është futur mes dy makinave të policisë, automjeti Volkswagen, autoveturë me targë policie MB002AA dhe Fugoni Patrullë Policie, ka ndeshur me pjesën anësore, majtas të mjetit, autoveturën me targë policie. Audi ka goditur makinën e policisë në pjesën fundore, majtas nga krahu i shoferit, në prapakolp, dhe menjëherë ka hyrë në territor të tregut Agroushqimor, porta e të cilit është hapur nga roja i objektit, në distancë, me anë të pultit komandimi dhe menjëherë pas kësaj, porta e objektit është mbyllur përsëri.

Nga goditja që autovetura Audi i bëri makinës së policisë me targë MB002AA, kjo e fundit është zhvendosur nga vendndodhja fillestare (vendndodhja fillestare e saj kishte qenë paralel me derën e objektit, me drejtim lëvizjeje nga qyteti Elbasan). “Nga ky manovrim i drejtuesit të autoveturës Audi, u rrezikua dukshëm jeta e oficerëve të policisë që ishin brenda kësaj makine në këtë moment, dhe e policëve të tjerëve, që ndërkohë po përgatiteshin të hipnin në makinat përkatëse për të shkuar në Komisariat”, thotë prokuroria në dosjen hetimore. Nisur nga kjo përplasje një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në ajër, po ndërkaq drejtuesi i Audit ishte larguar me shpejtësi në brendësi të territorit të tregut. Thirrjeve të policisë për të hapur portën e objektit “Tregu Agroushqimor”, roja i ishte përgjigjur negativisht, pasi nuk i njihte se kush ishin, dhe se nuk kishte të drejtë t’u hapte derën, pa pyetur më parë administratorin e këtij territori, i cili më pas do të identifikohej si Petrit Çela.

Prokuroria thotë se situatë zgjati shumë në kohë, dhe me mbërritjen e Petrit Çelës, dera e objektit u hap, dhe punonjësit e policisë u shpërndanë për kontroll. Autovetura “Audi” u gjet e parkuar në pjesën juglindore të tregut, pranë një Bar Restoranti. U vu re se autovetura Audi kishte targë AA795EP. Ajo u gjet e mbyllur. Çelësat e saj i solli Petrit Çela, pronari i tregut dhe njëkohësisht i makinës. “Në pamje të parë ajo dukej makinë e blinduar. Në të, nga jashtë, në pjesën anësore, majtas, krahu i shoferit, viheshin re shenja gërvishtjeje që fillonin nga dera e shoferit dhe vazhdonin deri në derë të pasagjerit, majtas, e ndërsa shiriti i këtij krahu u gjet në tokë. Kjo përforcoi dyshimin që ky mjet kishte goditur mjetin e policisë më parë”, përshkruan prokuroria. Pas gjetjes së automjetit kërkimi vazhdoi për drejtuesin e tij (me gjithë përshkrimin fizik që bënë disa prej punonjësve të policisë, atë të një djali të ri, fytyrërrumbullak e me kapele) nuk dha rezultat pozitiv. Nga kontrolli e këqyrja e restorantit pranë të cilit u gjet makina u vu re se hapja e disa dyerve të brendshme, të nxirrte në një rrugë tjetër, në krahun më jugor të objektit, nga ku mund të largoheshe.

Pronari i tregut Agroushqimor, Petrit Çela, deklaroi për policinë se Audi 8, ngjyrë të zezë, me targë AA795EP, ishte me dokumentacion në emër të tij, dhe se atë nuk e përdorte njeri tjetër. Ai nuk shpjegoi diçka më shumë rreth asaj që kishte ndodhë pak më parë, megjithëse punonjësit e policisë ia bënë të njohur ngjarjen. Megjithatë, punonjësit e policisë kishin një dyshim se makinën Audi të sekuestruar tashmë, mund ta kishte drejtuar i biri i Petrit Çelës, Marjus (Suel) Çela, i cili nuk u gjend, edhe pse babai i tij deklaroi se ai nuk jetonte në një shtëpi me të. Përpara se punonjësit e policisë të hynin për kontroll në territorin e tregut, aty kishte mbërritur me një makinë tjetër, Audi me targë AA862OI, e drejtuar nga shtetasi Kelmend Xhaferi. Për këtë shtetas punonjësit e policisë kishin dyshime se është lidhje e ngushtë shoqërore e të birit të Petrit Çelës, Marjus (Suel) Çela. Nga kontrolli që iu në banesë Kelmend Xhaferit, iu gjet një armë zjarri e llojit pushkë sportive me mbishkrim “Gamo”, për të cilën ai nuk kishte një leje mbajtjeje për përdorim. Për këtë send të paligjshëm që iu gjet, dhe për dyshime se Kelmendi mund të ishte pjesë e “skenarit” që sapo ndodhi, ai u arrestua nga policia.

Nga kontrolli që në banesën e shtetasit Ledjo Zabeli, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar si kanabis sativa, me peshë 9 gramë. Më parë, nga drejtuesi i mjetit “Range Rover” me targë AA040OJ, Endri Copja ishte deklaruar se ky mjet ishte në pronësi të Petrit Çelës, dhe ia kishte marrë pak më përpara për të shkuar diku me të. Ndërkaq, të gjitha të dhënat tregonin se Ledjo Zabeli kishte njohje me rojën te dera e objektit, të cilit kishte tentuar t’i jepte radion e dorës si ata të policisë, më parë. Edhe Ledjo Zabeli u arrestua nga policia. Roja i derës së tregut Agroushqimor, u identifikua si Valmir Dedja. Ai u deklarua se ndërsa kishte hapur derën për të hyrë me makinë një tregtar i quajtur Aqif, këtu kishte hyrë dhe një Audi, të cilën e kishte parë që kishte goditur një makinë ngjyrë blu, para derës së hyrjes. Deklaroi se ngaqë nga makina e goditur kishin dalë jashtë katër civilë, që nuk i kishte njohur, të cilët kishin qëlluar me armë në ajër, ishte frikësuar dhe ishte larguar nga aty në brendësi të territorit, dhe për këtë kishte njoftuar dhe pronarin e tregut, Petrit Çelën. Edhe pse “civilët”, i kishin kërkuar t’u hapte derën, nuk ua kishte hapur pa njoftuar Petrit Çelën. Valmir Dedës ju gjetën dhe ju sekuestruan një pult me ngjyrë të zezë, një radio marrëse-dhënëse, dhe një aparat celular me dy karta sim. Edhe ky shtetas u arrestua nga policia.

Digjen dy makina: Njëra përdorej nga kryebashkiaku i Lezhës

$
0
0

Dy automjete janë përfshirë nga flakët pak pas mesnate në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Sipas TV Klan, bëhet fjalë për dy makina, të cilat ishin të parkuara në parkingun e një pallati, një prej të cilave mësohet se përdorej nga kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Policia thotë se u njoftua për zjarrin që kishte përfshirë automjetet, rreth orës 00:45.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndërhynë duke shuar zjarrin.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës, dhe konkretisht: Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll“, thotë policia në një njoftim të sajin.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Deri më tani, policia thotë se janë marrë disa deklarime, si dhe po bëhet këqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Sqepar pas koke…. 49-vjeçari: E vrava gruan për xhelozi

$
0
0

Bashkim Mekolli, 49-vjeçari i cili të dielën vrau gruan e tij me sqepar, deklaroi në polici se e kishte bërë këtë gjë nga xhelozia.

Mekolli nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen makabër të kryer një ditë më parë.

49-vjeçarja Demirkë Mekolli u vra nga bashkëshorti i saj në oborrin e banesës, në fshatin Blacë të Pogradecit.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së dielës, ku 49-vjeçari Bashkim Mekolli ka goditur me sqepar në kokë bashkëshorten e tij.

Gjithçka ka ndodhur në oborrin e shtëpisë ku çifti jetonte, ndërsa autori menjëherë pas ngjarjes është parë me sqepar dhe thikë në dorë duke u kërkuar të afërmve të lajmëronin policinë.

Sipas të dhënave paraprake, autori vuante nga depresioni dhe prej dy muajsh kurohej, por me sa duket edhe ilaçet nuk kanë dhënë efekt.

Vetë babai i autorit tregon se djali i tij vazhdimisht grindej me bashkëshorten, ndërsa çifti jetonte në skamje.

Ai kishte ardhur në Tiranë për t’u shtruar, por mungesa e një karte shëndeti dhe sigurimeve shoqërore, kishte bërë që të kthehej mbrapsht vetëm me ilaçe.


Flet Borina, shqiptarja e vrarë nga portalet: Ja çfarë thanë për jetën time seksuale!

$
0
0

Nga Rudina Xhunga, Dritare.net

Kjo është historia e Borina Vokos, një gruaje të re shqiptare, që jeton në Londër me bashkëshortin e saj shqiptar dhe vajzën dy vjeçe.

Para pak kohësh, ajo u përfshi në një studim, bashkë me dy çifte të tjerë angleze, ku pyetja kryesore ishte; Çfarë ndikimi kanë orët e gjata të punës në jetën në çift dhe si e gjeni kohën për marrëdhënien tuaj?

Ajo dhe bashkëshorti ju përgjigjen pyetësorit, duke treguar historinë e jetës së tyre. Studimi u botua në 22 shtator, në gazetën angleze “The Sun” dhe të nesërmen, gruaja e re u gjet në mes të një morie telefonatash nga Shqipëria.

Portalet shqiptare, kishin botuar përgjigjet e saj, në artikuj me tituj të tipit: Ja si bëj seks! Ja çfarë seksi më pëlqen! Burri nuk më kënaq në seks….

Në një intervistë ekskluzive për Dritare.net, Borina Voko rrëfen tronditjen, keqardhjen, për mënyrën se si mediat shqiptare e keqpërdorën dhe banalizuan tregimin e jetës së saj. Tregimin e një gruaje shqiptare, të vrarë nga dhuna e titujve të gazetave./ Dritare.net

Kush është Borina Voko? 

Borina ka lindur në qytetin e Tiranës. Ka udhëtuar hershëm drejt Greqisë, ku ndoqi studimet për “Shkenca Politike dhe Kriminologji” në “University of Indianapolis Athens “. Aktualisht, jeton në Londër, ku punon si “Support  Worker” dhe njëkohësisht, përkthyese. Ajo ka publikuar tre vëllimet e saj me poezi dhe është vullnetare në organizatën “Crimestopper”, në Londër. Është e martuar dhe nënë e një fëmije 2 vjeç./Dritare.net

Dritare.net- A u tronditët kur patë fotot tuaja në të gjitha portalet shqiptare?

B.Voko- Patjetër që po. Tronditja ishte e madhe.

Dritare.net- Çfarë bëtë më pas?

B.Voko- Hapa kompjuterin të kontrolloja çfarë ishte shkruar, edhe çfarë ishte publikuar. Kontaktova disa prej portaleve dhe gazetave. I pyeta, se kë kishin kontaktuar për këtë lajm dhe nga i kanë marrë këto informacione.

Dritare.net- A kishit folur më parë për ndonjë gazetar?

B.Voko- Unë nuk kisha folur për asnjë gazetar portalesh apo gazetar të gazetave apo mediave shqiptare.

Absolutisht askush! Nuk kam marrë asnjë mesazh apo e-mail të vetëm. Absolutisht, asnjë kontaktim, para se të shikoja në gjithë mediat fotot e mia.

Dritare.net- Si ju bën të ndiheni një përvojë e tillë me median tonë?

B.Voko- Shumë të trishtuar dhe të shokuar. Të trishtuar nga shtrembërimi dhe banalizimi i lajmit. Nuk e di, nëse kjo quhet media apo injorancë nga mosdija (nuk dua të përfshij këtu, persona dhe individë profesionistë).

Dritare.net- Prej sa kohësh jetoni në Londër?  

B.Voko- Jetoj këtu prej dy vitesh tashmë.

Dritare.net- Ku punoni?

B.Voko- Puna ime kryesore këtu është “Support Worker” për njerëzit me aftësi të kufizuar. Por, punoj edhe si përkthyese e gjuhës greke dhe shqipe. Gjithashtu, jam vullnetare në organizatën “Crimestopper”.

Dritare.net- Sa vjeçe keni ikur nga Shqipëria?

B.Voko- Jam larguar nga Shqipëria kur kam qenë 20 vjeçe. Fitova të drejtë studimi në Greqi, në “Shkenca Politike dhe Kriminologji”, në Universitetin Amerikan “Indianapolis Athens Campus”, ndërkohë që vazhdoja studimet në Tiranë pranë Fakultetit Filologjik, në degën “Përkthim Interpretim”.

Dritare.net- Çfarë shijeje keni nga vendi juaj?

B.Voko- Si mendon se mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje?! Të them të drejtën, trishtohem pa masë, kur mendoj se kam shpenzuar një pjesë së jetës sime aty.

Dritare.net- Nuk ju merr malli për asgjë?

B.Voko – Më merr malli për Tiranën, pasi është vendlindja ime. Por, dita- ditës më zbehet dëshira për të marrë avionin dhe për të zbritur aty. Duke parë se çfarë më ndodhi, sëfundi, me përforcohet kjo ndjesi.

Dritare.net- Në Shqipëri nuk flasin për seksualitetin. Ndaj u bëtë ju personazh.

B.Voko- Më përpara e dija që ishte shumë e vështirë. Madje, dhe kur ishim në shkollë, asnjëherë nuk e zhvillonin këtë lëndë mësimi, por na linin pushim. Konsiderohej turp. Dhe ja, shiko pasojat, reagimin e njerëzve, banalitetin dhe arsyetimin e tyre. Seksualiteti ka lindur me njeriun. Marrëdhënia është për një femër dhe një mashkull. Që duhet të jetë, jo diçka e jashtëzakonshme apo ndonjë fenomen i ri. Familja krijohet nga marrëdhënia e një mashkulli dhe një femre, për të sjellë në jetë një qenie të re. Ky besoj quhet “zhvillimi dhe shtimi i botës”. Por, mesa duket, në Shqipëri akoma seksualiteti krahasohet me “një nevojtore”.

Dritare.net- Ju nuk keni droje të tilla?

B.Voko- Nëse është diçka, që duhet diskutuar, pyetur edhe duhet zgjidhur, për të mos pasur pasoja më të mëdha, pse mos ta diskutojmë?!

Dritare.net- Pse është e rëndësishme që gratë dhe burrat të flasin për seksin, të tregojnë, ndajnë histori dhe pyetje?

B.Voko- Ju keni shumë të drejtë, që më bëni këtë pyetje, pasi jeni një njeri, që keni studiuar dhe lexuar. Dhe, e kuptoni shumë mirë, që në vende të ndryshme të Evropës apo botës, kudo, bëhen studime. Edhe unë e bashkëshorti ishim një pjesë e këtij studimi nga vouchercodespro.co.uk tek gazeta “The Sun” (e cila ka ndërhyrë me pas në disa portale për të kontaktuar, pasi pa banalizim të këtij lajmi).

Dritare.net- Si është jeta në çift, kur je i huaj në Angli?

B.Voko- Londra është një metropol shumë i madh, ku njerëzit humbin në vrullin e ditës dhe janë gjatë gjithë kohës në lëvizje, punojnë pa fund për të arritur më të mirën dhe mundohen te shijojnë, jo të shtrembërojnë dhe shëmtojnë gjithçka të bukur dhe, aq më tepër, të hyjnë në jetën private të çifteve apo personave të ndryshëm pa i vërtetuar dhe pa i kontaktuar vetë ata.

Familja është shumë e mbrojtur dhe çiftet kuptohen dhe mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap dhe sekondë të jetës së tyre, për të ndërtuar një jetë sa më pak stresuese dhe me themele të forta ekonomike. Fëmija është përgjegjësia më e madhe. Punonjësi social të bën vizita të herëpashershme, për të parë nëse çifti ka marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, dhe fëmija rritet në një ambient të shëndetshëm. Jeta e një çifti të huaj në Angli është akoma më e zënë, pasi kuptohet të duhet pak kohë, që të ambientohesh me sistemin e një shteti si Anglia.

Dritare.net- Si është të jesh nënë e re?

B.Voko- Patjetër bëhesh shumë më e përgjegjshme dhe më e matur. Të jesh një nënë e re, d.m.th. të kujdesesh dhe të analizosh çdo detaj pa e anashkaluar, për të krijuar më të mirën dhe më të mundshmen për familjen dhe fëmijën tënd.

Dritare.net- A u shqetësua nga kjo histori bashkëshorti juaj?

B.Voko- Patjetër që po. Një titull dhe një artikull aq banal, kushdo qoftë, jo vetëm do bezdiset, por do i shkaktohet shqetësim moral dhe psikologjik, për një të pavërtetë dhe për këtë ofendim publik.

Dritare.net- Keni diçka për t’u thënë vajzave dhe djemve të portaleve, që ndërhynë në jetën tuaj?

B.Voko- Nuk e di, nëse këta janë djem dhe vajza të vitit 2017, por nëse duan të arrijnë diçka në jetën e tyre dhe të jenë të suksesshëm nuk është e nevojshme të publikojnë sa më shumë lajme rozë apo seksualitet të banalizuar.

Që të publikosh një lajm, do të thotë të transmetosh kulturë, mesazh dhe të ndihmosh shoqërinë e vendit, ku ti jeton, të reflektojë pozitivisht në ndarjen e eksperiencave dhe situatave të ndryshme, pa shkelur privatësinë e askujt, qoftë ky, individi apo institucioni. Duhet të bëjnë kujdes, sepse të jesh “publikues i një lajmi” ke përgjegjësi dhe mund ta paguash me dënim ose gjobë. Por mund ta paguash edhe duke t’u kthyer ty vete, e keqja qe i bën tjetrit. Sepse çfarë mbjell do të korrësh./Dritare.net

Kapen dy vëllezërit korçarë, ja për çfarë akuzohen

$
0
0

Dy vëllezër nga Korça janë ndaluar nga policia pasi akuzohen për “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit Marius dhe Kristi Rapo, 21 dhe 19 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Korçë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139, 89 e 25 të Kodit Penal.

Ndalimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 27.08.2017, në një lokal në lagjen nr 10 në Korçë, ku shtetasit e mësipërm janë konfliktuar  për motive të dobëta me shtetasit G.K, 37 vjeç dhe K.K, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë,  të cilëve për pasojë iu kanë shkaktuar plagë të lehta në trup. Gjatë konfrontimit fizik të tyre, dy vëllezërit dyshohet se i kanë vjedhur dy varëse floriri dhe një orë dore, shtetasve G.K dhe K.K”, informon policia.

U kap në Han të Hotit me drogë, arrestohet 24-vjeçari nga Islanda

$
0
0

Një 24-vjeçar nga Islanda u arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi në makinën e tij u gjet një sasi prej 5.5 kg kanabis.

Policia e Shkodrës sqaron se: “Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike,  nga shërbimet e Policisë Kufitare  me datë 24.09.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi Armann Olafsson,  24 vjeç, banues në Islandë”.

Sipas policisë arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Piken e Kalimit Kufitar  Hani Hotit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në mjetin e tij, me targë PX8838, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

Iu dogj makina në parking, kreu i Bashkisë së Lezhës tregon shkakun e zjarrit

$
0
0

Automjeti që përdorte kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është shkrumbuar nga zjarri.

Ngjitur me të ka qenë një makinë tjetër, e cila është djegur.

Frrokaj mësohet të ketë deklaruar në polici, se mjeti kishte shfaqur një problem të cilin e kishte neglizhuar.

“Nuk kam konflikte me askënd. Mjeti kishte ndezur një llambë defekti, e neglizhova problemin, nuk çova mjetin në servis”, ka thënë ai.

Burimet nga policia thonë se nuk përjashtohet zjarrvënia e qëllimshme.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Çifti kthehet në shqetësim për banorët, fëmijët shohin skena +18

$
0
0

Një çift që jeton në një nga lagjet e Fierit është bërë shqetësim për banorët e pallatit përballë pasi çdo veprim i tyre shihet jashtë dhe jo vetëm nga të rriturit, por edhe nga fëmijët.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, çifti e hap perden e dritares, por ajo është transparente.

Banorët janë ankuar dhe shprehen të shqetësuar për fëmijët të cilët mund t’i imitojnë veprimet e tyre jashtë.

“Një çift që jeton në një nga lagjet e Fierit është bërë shqetësim për banorët e pallatit përballë, pasi e hap perden e dritares, por ajo është transparente dhe përveç të rriturve që shohin se ç’bëhet, por edhe fëmijët dalin në ballkon dhe shohin skena +18. Askush nga banorët nuk mund t’i thotë çiftit vendosni perde tjetër dhe ankohen në këtë mënyrë duke na thënë ne. Ata bëjnë çdo gjë pasi mendojnë se nuk i sheh askush, por çdo gjë që bëhet brenda shihet jashtë. Tashmë frika e të rriturve është për fëmijët, të cilët i shikojnë dhe mund të imitojnë veprimet e tyre”, tha gazetari. /tvklan.al

Viewing all 8128 articles
Browse latest View live