Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all 8128 articles
Browse latest View live

Kush është shqiptari që u kap me drogë dhe armë në Itali

$
0
0

Policia italiane zbulon të tjera detaje për çiftin italian dhe shqiptarin të cilët u kapën me lëndë narkotike në Milano të Italisë. Sipas mediave italiane shqiptari i arrestuar është Eduart Nexhipi, 37 vjeç, dhe çifti italian Gianluca Catania 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Valentina R 27 vjeç. Çifti është kapur me 11.7 kg marijuanë dhe 19.900 euro, ndërsa shqiptari me 2 kg kokainë dhe 11 mijë euro, një pistoletë të vjedhur me më shumë se 50 plumba dhe material për paketimin e dozave të drogës.

Ndërhyrja e policisë nisi në zonën e Corvettos ku u pikas një “Nissan” i zi i dyshimtë me në bord shqiptarin. Duke ndjekur automjetin, agjentët kanë parë shoferin të takonte një bashkëkombës të tij dhe më pas të vijonte rrugën drejt Mignete, ku do të takonte çiftin e italianëve.

Shqiptari ndaloi pranë një vile, u takua me 34-vjeçarin, ndërsa gruaja priste me makinë jashtë dhe më pas të gjithë u larguan duke u shpërndarë. Agjentët kanë ndjekur si çiftin italian ashti edhe 37-vjeçarin shqiptar. 27-vjeçarja italiane e padënuar më parë dhe 34-vjeçari italian me precedentë për grabitje dhe shpërndarje droge u ndaluan nga policia, e cila ushtroi kontroll në vilën ku u bë takimi me shqiptarin.
Shtëpia, ashtu si edhe makina “BMW” ishte në emër të gruas dhe në brendësi agjentët gjetën në një dhomë 7 pako me marijuanë, më shumë se 1 kg drogë secila si dhe 9 pako të tjera me 9 zarfa sërish me marijuanë, në total 11.7 kg. Në një dollap, të futura në një bluzë u gjetën 19.900 euro para CASH në prerje 100 dhe 50 euro.

Shqiptari u ndalua dhe u arrestua ndërsa ishte drejtuar për në San Giuliano Milanese pas takimit me çiftin. Ai kishte 2000 euro si dhe 3 celularë.

Nga kontrolli i banesës së tij, u gjetën 2 kg kokainë të fshehur në një vrimë në muret e dhomës së gjumit të ndarë në dy pako, një armë e vjedhur tre vjet më parë në Brescia, 54 fishekë të kalibrit 9.21 dhe një i kalibrit 7.65, si dhe 9000 euro në para CASH. Në shtëpi ai gjithashtu kishte pajisje të plotë për dozimin dhe një makinë për numërimin e parave. Shqiptari ka rezultuar me precedentë të shumtë edhe për shpërndarje, një për rrëmbim personi në vitin 1999, dhe një për vrasje.


‘Bab, sa të bahem 17 vjeç do të vras’, drama e 11-vjeçarit shkodran

$
0
0

Dhuna në familje është shndërruar në një fenomen të zakonshëm në vendin tonë dhe kohet e fundit kanë qenë të shumta rastet e denoncimit në polici të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti drejt anëtarëve të tjerë të familjes.

Një histori prekëse tregon një vajzë nga Shkodra.

Në letrën e saj drejtuar “ShkodraNews”, ajo shkruan për gjithçka që ka dëgjuar një natë.

LETRA E VAJZËS:

Përshëndetje! Më ka prekur pa masë vrasja e asaj gruas nga burri pardje. Përditë kështu rastesh. Tmerr. Jam një vajzë nga Shkodra dhe dua të tregoj historinë e dhunës që ka pas ushtruar ndaj familjes së tij një komshiu im.

Ai pinte, nuk punonte, vetëm gruaja e shkretë punonte në rrobaqepësi dhe tek peshku. Gjithë ditën e natën në mënyrë që të mbante parazitin e dhunshëm dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, dy djem dhe një vajzë. Si yje botë, po kujt i fal Zoti fëmijë thuaj.

Ai pinte dhe e dhunote gruan përnatë. Fëmijët i gjuante aq fort në kokë sa vetëm ulërisnin: ‘O nan kryti, o bab mos’. Na këputej shpirti. Ndërhynin burrat e pallatit sa e sa herë edhe policia. Por ai të njëjtin avaz.

Biles burrat e pallatit edhe e kanë rrahur këtë burrin se nuk shihni dot si i rrihte gru e fëmijë, por ai nuk zinte mend.

Një ditë e rrahu keq djalin e tij të madh, 11 vjeç ishte fëmija i shkretë kockë e lëkurë. E rrahu aq fort tek shkallët, vetëm pse i tha dua të luaj dhe pak, sa fëmija ulëriti me lot në sy: Mbaje mend bab, sa të bahem 17 vjeç do të të vras, që na rrah neve, e rrah mamin aq fort!

Nuk do ta harroj kurrë atë skenë, edhe sot trishtohem kur e kujtoj.

Burri vdiq vite më vonë, infarkt duke ngjit shkallët”./ShkodraNews/

Arrestohet komisari i Policisë, ishte dënuar me 10 vjet burg në Itali

$
0
0

Policia e Shtetit ka arrestuar komisarin Dritan Xhindoli.

39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi ishte dënuar me 10 vjet burg për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Bolonjës në vitin 2013.

Por për 4 vjet, ky vendim është mbajtur i fshehtë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, duke mos lejuar në këtë mënyrë arrestimin e tij.

Vetëm pasi Interpoli e shpalli në kërkim në qershor 2017, policia u detyrua ta arrestonte komisarin dhe ta ekstradonte në Itali.

Zbulohet drogë në Këlcyrë

$
0
0

54 kg kanabis sativa, si dhe një armë gjahu pa leje janë sekuestruar këtë të enjte në dy banesa të ndryshme në Këlcyrë.

Sipas policisë, 38 kg hashash u gjetën në banesën e Theofan Totos, 57 vjeç.

Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

Ndërsa 16 kg te tjera u zbuluan në shtëpinë e Manol Qorrit, te fshehura në një fuçi plastike.

Nga kontrolli, u gjetën edhe 13 fishekë dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje.

Tiranë: Tre raste të dhunës në familje, arrestohen 3 persona

$
0
0

Tre persona janë arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit. Policia e Tiranës sqaron se në pranga janë vënë tre persona.

– Ilir Shahini, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ëmës, shtetases F.Sh.,68 vjeçe.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetë dhe një thikë në kushtet e armës së ftohtë pa leje.

– Ardit Neli, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases N.B., 25 vjeçe.

– Fatush Peposhi, 27 vjeç, banues në Laknas, pasi në oborrin e banesës për motive të dobëta, ka goditur me thikë në kurriz vëllain, shtetasin M.P., 24 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit I.Sh., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.N., për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, dhe në ngarkim të shtetasit F.P.,  për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.

Arrestohet shqiptari dhe çifti italian

$
0
0

Policia italiane ka arrestuar një çift italian dhe një shqiptar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

37 vjeçarit shqiptar me iniciale E.N policia arriti t’i sekuestronte në shtëpinë e tij 2 kilogramë kokainë të fshehura në dhomën e gjumit, të cilat i kishte ndarë në dy pako të ndryshme. Gjithashtu policia siguroi si prova materiale edhe një pistoletë, 55 plumba dhe 9 mijë euro.

Ndërsa çiftit italian, 27 vjeçares V.R., si dhe bashkëshortit të saj G.C policia arriti t’i sekuestronte në total 12 kilogramë marijuanë dhe 20 mijë euro.

Policia arriti të vinte në gjurmët e të arrestuarve në momentin që agjentët kishin vënë re në Corvetto një Nissan të zi të dyshimtë me dy persona brenda. Më pas ka qenë shqiptari, i cili me një motor ka shkuar të takonte çiftin italian.

Policia arrestoi shqiptarin gjatë kohës që po ecte në San Guiliano. Aty, ata i sekuestruan 2 mijë euro që i kishte me vete dhe tre celularë, ndërsa më pas kanë shkuar në shtëpinë e tij ku i gjetën drogën, pistoletën, paratë dhe një makinë që numëronte paratë.

Mësohet se shqiptari E.N, përveç shpërndarjes së lëndëve narkotike kishte edhe precedentë të mëparshëm kriminalë si rrëmbim personi në vitin 1999 dhe për një vrasje./tvklan.al

Kokainë në çorape e çelësa, kapet i riu në kryeqytet

$
0
0

Një 25 – vjeçar është arrestuar në kryeqytet, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të drogave të forta. Ai është Diklen Vata, banues në Laç.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në zonën e shkollës “Bajram Curri”, policia i gjeti të fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim, policia ushtroi kontroll në shtëpinë e 25 – vjeçarit, ku zbuloi edhe 18 mbështjellëse të tjera me kokainë.

Autoritetet sekuestruan në total 22 doza kokainë, me peshë 11.4 gramë, 3 aparate celularë, si dhe një mjet të markës “Rover”./tvklan.al

Raporti i OBSH, shqiptarët jetojnë 0.23 vite jetë më pak vetëm nga ajri i ndotur

$
0
0

Ndotja e ajrit është rreziku më i madh për shëndetin mjedisor për njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por si përkthehet ky rrezik? Hulumtuesit kanë përpiluar një hartë të bazuar në gjetjet e reja që tregojnë, varësisht se ku jetoni, sa vite jetë po ju merr ajri i ndotur.

Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët do të jetonin 0.23 vite jetë/ person më shumë në qoftë se vendi ynë do të reduktonte ndotjen e ajrit në përputhje me standardin e OBSH-së.  Nga vendet e tjera të rajonit, duket se Shqipëria po i rrezikon më pak jetën banorëve sa i përket ndotjes, ndërsa në Kosovë do të kishim 0.37 jetë/person, Serbi 0.73 jetë/person, Maqedoni 0.59 jetë / person dhe Mali i Zi 0.26 jetë/person.

Shkencëtarët konkluduan se jetëgjatësia e jetës zvogëlohet për rreth shtatë muaj me çdo 10μg / m³ shtesë të PM10 në ajër. “Rezultatet tregojnë rastet kur ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur shkakton një reduktim të konsiderueshëm të jetëgjatësisë”, tha Michael Greenstone, autor i publikimit dhe drejtor i Institutit të Politikave të Energjisë (EPIC) në Universitetin e Çikagos.

Nga një raporti i bërë publik një vit më parë, vendi ynë rezultonte në një zonë ku ndotja ishte e konsiderueshme, duke marrë në konsideratë matjet e bëra për përpilimin e indeksit të OBSH./Monitor


I zhvati 60 milionë lekë drejtorit të Postës, vajza: Mos më arrestoni, jam shtatzënë

$
0
0

Është zbardhur rrëfimi i vajzës që mashtroi drejtorin e Postës, duke i marrë 60 milionë lekë.

27-vjeçarja, e quajtur Enertila Beqja ka deklaruar në Polici, se nuk kishte qenë qëllimi për ta zhvatur 30- vjeçarin.

Ajo ka thënë se nuk e takonte dot të riun, pasi ai kujtonte se ishte po aq e bukur, sa aktorja amerikane, që kishte vendosur në profil të Facebook.

Me sa duket, Barush Ahmeti, se ka pasur fare idenë, që në foto ishte aktorja e njohur Elisabeth Gutierres.

“Kisha frikë se më linte, prandaj kjo histori përfundoi kështu”, është shprehur ajo në Polici.

Sipas “Panorama”, vajza ka mashtruar edhe në momentin e arrestimit, duke thënë se ishte shtatzënë.

“Jam shtatzënë mos më arrestoni, se jam e fejuar”, ka thënë ajo.

Pasi, policia e ka çuar për një vizitë tek mjeku, ka rezultuar se nuk ka qenë shtatzënë.

Kapet pas 5 muajsh i arratisuri nga komisariati

$
0
0

Merr fund arratia e Mikel Doçit.

24 – vjeçari, prej 5 muajsh ishte shpallur në kërkim, pasi u arratis nga ambientet e komisariatit të Shkodrës.

Ai u shoqërua në Prill të këtij viti, si i dyshuar për një plagosje të ndodhur në lagjen “Skenderbeg”, por u arratis në momentin kur po futej në dhomën e izolimit.

Doçi u dërgua në katin e tretë për t’u marrë në pyetje dhe ishte pa pranga në duar.

Por oficerit që duhet ta merrte në pyetje iu desh që të merrte dikë tjetër, për një ngjarje më urgjente dhe urdhëroi ridërgimin e Doçajt në dhomën e izolimit.

Pikërisht gjatë kthimit, 24 – vjeçari u përplas fizikisht me policin që e shoqëronte dhe arriti të largohej me vrap dhe pse i duheshin 300 metra për të dalë nga rrethimi.

Në momentin e arratisjes së Doçit, në Komisariat ndodheshin shumë pak policë, pasi ata kishin shkuar në stadium për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Vllaznia – Partizani.

Për ngjarjen u pezulluan dhe u paralajmëruan disa punonjës të policisë. /tvklan.al

Ja autobusi elektrik që do të testohet nga Bashkia në rrugët e Tiranës

$
0
0

Brenda pak javëve, Bashkia e Tiranës do të fillojë në rrugët e kryeqytetit testimet për autobusët 100% elektrikë, fillimisht me një autobus Solaris Electric Urbino 12 metra, që është shpallur autobusi i vitit për 2017.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, se nëse ky test do të rezultojë i suksesshëm, Bashkia do të pilotojë më pas një linjë 100% me autobusë elektrikë. “Për pak javë, do të fillojnë testimet për autobusët 100% elektrikë, fillimisht me një autobus Solaris Electric Urbino 12 metra dhe pastaj edhe me kompani të tjera që kanë pranuar ftesën tonë për të testuar Tiranën. Pjesa më kritike e teknologjisë është paketa e baterisë, testohet për relievin, për frekuencën e stacioneve, sa herë hapen dhe mbyllen dyert, si impakton kjo kondicionimin dhe gjithë çështjet e tjera dhe besoj që pasi ti kemi eksperimentuar në rrugët kryesore, do t’u sjell një propozim në këshill që të jemi gati, edhe vetë të jemi operatorë dhe të rikthejmë një shërbim publik.

Duke pasur minimalisht një linjë në duar të publikut kemi edhe një levë shumë më të fortë negociate edhe me operatorët privatë”, tha Veliaj. Për të përmirësuar lëvizshmërinë në kryeqytet, Bashkia do të zbatojë edhe projektin për ndërtimin e dy terminaleve. “Lajmi tjetër i mirë është se së shpejti do të fillojë puna për dy terminalet e transportit. Në mënyrë të përkohshme e kemi stabilizuar te Qyteti Studenti dhe te ish-dogana, te Shqiponja me terminalet e përkohshme për të kaluar në terminalet pastaj të përhershme. Të gjitha këto projekte do të lehtësojnë dhe do të lehtësojnë por edhe do të disiplinojnë shumë situatën e mobilitetit në Tiranë”, tha Veliaj, ndërsa vlerësoi hapjen e Unazës së Madhe si një lehtësi për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet.

Veliaj u shpreh se Bashkia do të ndërtojë edhe korsitë e dedikuara për biçikletat. “Këtë javë fillon puna për rrjetin minimal të biçikletave me investimin e Rrugës së Dibrës. Siç e keni parë, kush përfaqëson atë zonë është dëshmitar që, Rruga e Dibrës jemi momentalisht duke punuar edhe me atë shkallaren e çuditshme te Shkolla e Bashkuar, sot Ministria e Mbrojtjes, që të neutralizohet dhe të jetë në një nivel me tokën dhe në anën tjetër korsitë e biçikletave.

Ndërkohë sapo kemi miratuar që përveç rrugës “Dritan Hoxha” që tashmë e kemi. të kemi edhe në Rrugën e Durrësit, Rrugën e Dibrës deri në Kinostudio, Rrugën e Kavajës nga qendra deri tek mbikalimi i Unazës së Re si dhe Bulevardi nga Universiteti Politeknik deri tek Lumi i Tiranës”, tha Veliaj.

Artan Hoxha: Ju tregoj ç’ndodhi këto 10 ditë në Elbasan, kush është i vetmi “boss” i kapur

$
0
0

Gazetari investigativ i News 24, Artan Hoxha ndër të parët që komentoi situatën e krijuar në Elbasan dhe përplasjen mes dy bandave të fuqishme atje, tregon se çfarë ka ndodhur 10 ditët e fundit që pas 18 shtatorit, kur u shkaktua incidenti me Audi-n e blinduar, video e të cilit u publikua sëfundmi edhe në media.

Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha ironizon dhe thotë se i vetmi “boss” i arrestuar në këto 10 ditë është roja i parkingut, i cili nuk bëri gjë tjetër, veçse detyrën.

STATUSI I PLOTE I GAZETARIT

Elbasan i bukur, Elbasan…
E mbani mend ate videon e 18 shtatorit me Audi-n e blinduar ne Elbasan, dhe policine qe e kishte deren e tregut hapur dhe nuk e kalonte pragun se mos shkelte vijen ndarese mes izraeliteve dhe palestinezeve ne Jerusalem?!!!
Nga ajo mbremje deri sot kane kaluar plote 10 dite. Degjuam e cfare nuk degjuam sot ne parlament, “nena e krimit”, “nena e nenave te krimit”, “gjyshja dhe gjyshi i krimit”…. baballaret e kombit bertiten fort, ligjiiiii, policiaaaaaa, prokuroriaaaaa, qeveriaaaaaa e dreqi me te bir.
Po ne te vertete cfare ka ndodhur keto 10 dite ne Elbasan?!!!!
Policia sigurisht eshte bere pishman qe iu sul atij Range Rover-it nga pas. Sot do ishte mire e bukur ne hallin e vet. Nuk eshte arrestuar as autori, as shefat e tij, as mbrojtesit e tij. Prokuroria e Krimeve te Renda qe beri gjithe ate zhurme, pasi e mori dosjen ne dore, e pa qe ishte “patate” shume e nxehte dhe ia delegoi per moskompetence prokurorise se Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit qe eshte pergjegjese po aq sa policia per te vraret e grupeve kriminale ne qytet, i beri nje pyetje vetes!!!!
Kur nuk guxojne ta hetojne kete ceshtje ata te Krimeve te Renda nga Tirana qe jane me te mbrojtur nga shteti, si ta hetojne ne ketu qe jemi ne mes te luftes???!!!
Pas 10 dite hetimesh i vetmi i arrestuar VIP i kesaj historie eshte vetem Valmir Dedja 44-vjec, roja i tregut agro-bujqesor. Nga pamjet ne video, i vetmi njeri korrekt aty qe ka bere vetem detyren eshte roja. E kane urdheruar punedhenesit hap deren, ka hapur deren. I kane thene, mbylle deren!!!! E ka mbyllur. I kane thene, mos e hap deren!!! Nuk e ka hapur…C’te bente me Valmir mavriu. Mban femijet me buke me ate pune. Por ne fund edhe pse eshte me i pafajshmi ne ate histori, pikerisht ate e kane futur ne kokerr te burgut. Akuza zyrtare per te eshte:
“ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut. Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik kryer në bashkëpunim” “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 236, 242, 302 të Kodit Penal”…
Besoj jam i qarte. I vetmi bos krimi i kapur deri tani nga lufta e pergjakshme per kontrollin e Elbasanit, eshte Valmir diteziu, roja i tregut agro-bujqesor qe beri detyren si roje…
Hajde qerrata shtet hajde!!!!
Nuk thone kot se shteti e kap lepurin me qerre. Po kap lepurin qe eshte ne kembe ama, se ujqerit me Audi A8 te blinduar, e marrin shtetin zvarre me gjithe qerre e fuoristrade bashke….
Fotografia e Artan Hoxha

Si u gradua Komisar policie në Tiranë i dënuari me 10 vite burg

$
0
0

Dritan Xhindoli, pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2008, rezulton i dënuar me 10 vite burg në Itali për akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve në vitin 2013. Gjatë kësaj kohe Xhindoli ka mbajtur detyra të rëndësishme në radhët e uniformave blu dhe ka arritur të marrë gradën komisar. Policia dhe prokuroria mbajtën të fshehtë arrestimin e tij më 21 shtator, ndërsa Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. SHÇBA nis hetimet pas dyshimeve se u fsheh urdhër-arresti ndaj tij.

Policia shqiptare është përfshirë nga një skandal i paprecedentë.

Një i dënuar në Itali me 10 vjet burg, jo vetëm që nuk është arrestuar, por ka arritur për brenda pak vitesh të bëjë karrierë dhe të marrë gradën komisar në radhët e Policisë së Shtetit.

Dritan Xhindoli u arrestua për llogari të drejtësisë italiane pak ditë më parë, por policia dhe prokuroria nuk publikuan asnjë informacion mbi këtë rast.

Madje edhe masa e sigurimit ndaj tij u dha në fshehtësi, duke caktuar “arrest shtëpie” ndaj Xhindolit, i cili vuan nga probleme të zemrës. 39-vjeçari është bërë pjesë e policisë së shtetit në vitin 2008, kohë gjatë të cilës ka mbajtur pozicione të ulëta.

Por pas vitit 2013, kur dhe është dënuar në Itali me 10 vjet burg për mashtrim dhe falsifikim, karriera e tij ka shënuar vetëm rritje.

Ai ka arritur të marrë gradën komisar dhe të mbajë disa detyra të rëndësishme, përfshi atë të drejtuesit të sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Xhindoli për më shumë se 8 vite arriti të bëjë karrierë në polici, i pashqetësuar nga një vendim gjykate dhe një urdhër-arrest ndërkombëtar i lëshuar nga Gjykata e Bolonjës në vitin 2013.

Ka dyshime të forta se ky urdhër është mbajtur i fshehtë nga policia, ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim për personat përgjegjës.

Historia e të dënuarit që u bë komisar policie ka nisur në vitin 2013, kur Gjykata e Bolonjës Itali jep vendimin që dënonte me 10 vjet burg Dritan Xhindolin.

Asokohe i dënuari ishte në kulmin e karrierës së tij në policinë shqiptare, pasi pikërisht në këtë vit ai u emërua shef i Sektorit të Vrasjeve dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, detyrë të cilën e mbajti rreth 1 vit e gjysmë.

Në fund të vitit 2013, Zyra Qendrore e Interpolit i ka dërguar Interpol Tiranës vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Bolonjës që mban datën 15 shkurt 2013 dhe urdhrin e kërkimit ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e të dënuarit në Itali.

Ky urdhër jo vetëm nuk u zbatua, por i dënuari u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në departamentin e hetimit të krimit.

Të vënë nën presionin e palës italiane, e cila ka edhe një mision përfaqësues që asiston policinë shqiptare, zyrtarët e policisë u justifikuan me faktin se urdhër-arresti është në emër të shtetasit Artan Xhindole.

Sipas informacionit të përcjellë asokohe për autoritetet italiane rezultonte se policia shqiptare nuk kishte asnjë person me këtë emër.

Në fund të vitit 2016 autoritet italiane i sugjeruan drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako dhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe që të shkarkonin nga detyra Xhindolin dhe t’i hapnin rrugë ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Apelit të Bolonjës.

Por justifikimi i policisë ishte i njëjti si më parë, se në Policinë e Shtetit nuk ka asnjë punonjës me emrin Artan Xhindole.

Mësohet se ka qenë krahasimi i gjurmëve të gishtave të të dënuarit ai që ka bërë të mundur identifikimin e zyrtarit të policisë.

Por pavarësisht këtij fakti, urdhër-arresti ndaj tij nuk është ekzekutuar dhe në prokurori nuk është dërguar asnjë referim nga policia.

Ndërkohë Xhindoli ka vijuar të përparojë në karrierë, pasi ka mbajtur postin e zv.drejtorit të kufirit në Policinë e Vlorës dhe ka vijuar punën në polici deri përpara pak muajsh.

Ky fakt konfirmohet edhe nga një padi që ai ka depozituar në Gjykatën Administrative më datë 24.05.2017 ku kërkon marrjen e gradës kryekomisar, që përkonte me funksionet që ai mbante në Policinë e Shtetit.

Kjo çështje është ende duke u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit, ndërsa pas presionit të palës italiane, më 9 qershor të këtij viti, komisari i policisë shqiptare u shpall zyrtarisht në kërkim për llogari të drejtësisë italiane.

Pak përpara shpalljes në kërkim, Xhindoli mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga radhët e Policisë së Shtetit dhe gjatë kohës që ai ishte në kërkim, askush prej kolegëve të tij nuk arriti të gjente vendndodhjen e të kërkuarit.

Vetëm pas katër muajsh në kërkim, Xhindoli u arrestua në qytetin e Durrësit, më 21 shtator të këtij viti.

Ndryshe nga rastet e mëparshme, arrestimi i komisarit të policisë u mbajt i fshehtë nga Policia e Shtetit, e cila nuk publikoi asnjë informacion për këtë rast.

Mësohet se 39-vjeçari është arrestuar në Spitalin e Durrësit, ku mjekohej për probleme me zemrën, çka i ka garantuar një masë më të butë sigurimi.

Sipas burimeve mësohet se dy ditë pas arrestimit, Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi mjeku që e trajton ka sqaruar se 39-vjeçari ka probleme të rënda zemre.

Pas arrestimit të tij, prokuroria është në pritje të kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e të dënuarit me 10 vjet burg, ndërsa sipas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, pala shqiptare duhet të kërkojë nga autoritetet italiane garancinë e një procesi të rregullt gjyqësor në rast ekstradimi të Dritan Xhindolit.

Por ky skandal në Policinë e Shtetit duket se nuk ka për të kaluar lehtë, pasi Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim për të zbardhur se si një i dënuar arrin të bëjë karrierë brenda radhëve të policisë.

Prokuroria ende nuk ka njoftuar hetim për fshehjen e urdhër-arrestit ndaj Xhindolit, edhe pse në një rast të ngjashëm, atë të ish-deputetit Mark Frroku, urdhëroi ndalimin e ish-drejtorit të Interpol Tiranës.

 

Shpërthim eksplozivi në Shkodër

$
0
0

Një sasi lënde plasëse është vendosur në qepenat e një dyqani në qendër të qytetit të Shkodrës, rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e shpërthimit, ka pasur disa dëme të vogla materiale.

Sipas policisë, lënda plasëse ka qenë në sasi të vogël. Dyqani ku është vendosur eksplozivi është pronë e shtetasit me iniciale A.D.

Për momentin ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Video: Katër makinat e blinduara ishin të Shullazit?

$
0
0

Një ditë më parë iu bllokuan në Tiranë katër makina të blinduara, 2 ‘Benz-a’ e dy ‘Audi’, ndërsa sot janë zbuluar edhe pronarët e këtyre mjeteve.

Syri.net shkruan se 4 makinat që janë bllokuar dje, i përkasin Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, shumica prej të cilëve ndodhen pas hekurave në gjykim për disa akuza të rënda.

Burimet thonë gjithashtu se 3 prej makinave të sekuestruar janë të vjedhura në vendet e BE-së dhe të sjella në Shqipëri, ku përdoreshin nga Emiljano Shullazi dhe miku i tij me inicialet P. S.

Dy ditë më parë u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e radhës për grupin e Shullazit. Në këtë seancë dëshmuan plot 6 dëshmitarë. Seanca nisi pa praninë e Emiljano Shullazit, i cili nuk kishte dashur të merrte pjesë në seancë. “Panorama” shkruan se në të mungoi edhe avokati i Gilando Danit.

Megjithatë, i pandehuri preferoi që seanca të vazhdonte pa praninë e tij. Në të dëshmuan ishkryeregjistruesi, Ilirjan Muho, truproja i biznesmenit Ylvi Beqja, Romeo Tarja, babai i biznesmenit Jani Zakja, Fehmi Zakja, si edhe Fatmir Sinanaj, dy djemtë e tij dhe roja i parkingut ku ndodhi shpërthimi i tritolit.

Në këtë seancë u vu re një ndryshim dëshmish. Interesante ishte dëshmia e truprojës së Ylvi Beqjës, Romeo Tarjes.

Ai tha se Beqaj nuk i kishte shprehur asnjëherë shqetësim në lidhje me Shullazin, por përkundrazi, ndihej me fat, sipas tij, që kishte bashkëpunim me të akuzuarin.

Tarja, gjithashtu, iu përgjigj shumë pyetjeve, si nga prokurorja, ashtu edhe nga avokatët mbrojtës, gjyqtari dhe nga Gilmando Dani, që kësaj here u bë protagonist në mungesë të Shullazit.

Veç tij, në seancë ishin edhe Endri Zela, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi.

Prokurorja: Keni njohje me Ylvi Beqajn dhe si jeni njohur me të?

Romeo Tarja: E njoh që prej vitit 1999. Por tani nuk kemi më komunikim. Në fillim kam qenë truproja e tij. Më pas kam menaxhuar shoqërinë e tij të ruajtjes fizike. Me kalimin e viteve, u bëmë miq të mirë dhe bashkëpunëtorë. Kam punuar me të deri para një viti.

Prokurorja: Keni dëgjuar ndonjëherë për Emiljano Shullazin dhe Ylvi Beqajn?

Romeo Tarja: Shullazin nuk e njoh dhe as ai nuk më njeh. Edhe sikur ta kem përballë Emiljano Shullazin, nuk e njoh. Ndërsa për Gilmando Danin, mund të them se e njoh nga Ylvi Beqja. Deri para vitit 2015, pinin kafe së bashku. Ata takoheshin miqësisht edhe gjatë vitit 2016. E njoh vetëm nga Ylvi.

Prokurorja: Duke qenë se keni qenë i afërt me Ylvi Beqajn, a ju ka thënë ndonjëherë ai se ndihej i kërcënuar?

Romeo Tarja: Nuk ka patur asnjë konflikt. Madje, ai tregohej shumë entuziast kur takohej me Gilmando Danin. Nuk më ka shprehur kurrë asnjë ndjesi negative. Prokurorja: Keni patur dijeni për rastin e ish-hotelit “Vollga”?

Romeo Tarja: Po, kam dëgjuar se ai kishte shumë probleme me “Vollgën” për
ta regjistruar nëpër gjykata. Madje, u ndje keq kur nuk e bënte dot regjistrimin pas vendimit të Gjykatës.

Prokurorja: Po për takimet me Shullazin dhe Danin, ju ka thënë gjë?

Romeo Tarja: Ai ndjehej mirë kur takohej me Emiljanon dhe Gilandon. Më thoshte mua se këta janë njerëzit që do të na rrinë në krah. “Jemi më fat që i kemi miq”, më thoshte.

Prokurorja: Çfarë dinit për regjistrimin e “Vollgës”?

Romeo Tarja: Kisha dijeni që ai nuk e bënte dot regjistrimin e pronës dhe kaq. Asgjë më shumë.

Prokurorja: Sa kohë shpenzonit me Ylvi Beqajn?

Romeo Tarja: Rrinim bashkë thuajse gjatë gjithë ditës. Madje, edhe në darkë rrinim shumë kohë bashkë.

Prokurorja: A ka thyer ndonjë çek në emrin tuaj Ylvi Beqaj?

Romeo Tarja: Po, kam thyer tre çeqe dhe kam kryer disa transferta dhe tërheqje bankare në emër të tij. Paratë që kam tërhequr, diku te 5070 mijë euro, ia kam dhënë në dorë Ylvi Beqjës dhe askujt tjetër.

Avokati: Cila qe arsyeja që i shkëputët marrëdhëniet me Ylvi Beqajn?

Romeo Tarja: Situata e tij financiare sa vinte edhe
përkeqësohej. Por ne u ndamë edhe për çështje konceptuale. Unë jam i martuar, kam edhe dy fëmijë, ndaj vendosa se duhet t’u kushtoja më shumë kohë atyre.

Avokati: A ju ka shfaqur ndonjëherë shqetësim Ylvi Beqaj për Emiljano Shullazin?

Romeo Tarja: Jo, asnjëherë.

Avokati: Po ndonjë kërcënim për ish-hotel “Vollgën”?

Romeo Tarja: Jo, asnjëherë, as për “Vollgën”. I vetmi rast kur është ndjerë i kërcënuar, ka qenë para 11 vjetësh. Për aq kohë sa shoqërohej me mua, nuk më ka përcjellë asnjë shqetësim apo kërcënim nga
askush.

Avokati: Në çfarë kohe dhe ku jeni takuar me Gilmando Danin?

Romeo Tarja: Para dy vjetësh. Ishte Ylvi Beqja, që takoi Danin. Isha edhe unë, dhe takimi u zhvillua në një klimë shumë miqësore.

Avokati: Po për Shullazin, keni dijeni për bizneset apo bisedat që bënte kur përmendte atë?

Romeo Tarja: Vetëm për ish-hotel “Vollgën” dhe për asgjë më shumë nuk më kanë dëgjuar veshët.

Gilmando Dani: A të kujtohet dita kur jemi takuar bashkë ose vendi?

Romeo Tarja: Nuk e mbaj mend mirë, as vendin as ditën.

Gilmando Dani: A më ke dhënë ti mua ndonjë çek ose para?

Romeo Tarja: Në asnjë rast.

Gilmando Dani: A të ka thënë Ylviu të dërgosh lekë diku tjetër?

Romeo Tarja: Jo, vetëm atij i kam dërguar para.

Gjyqtari: Kur ka qenë takimi i fundit me Ylvi Beqajn?

Romeo Tarja: Para një viti e gjysmë, tek ish-Parku i Autobusëve. Ishim vetëm unë dhe ai.

Gilmando Dani: Ke dëgjuar gjë ti, pse u prish ai me ne?

Romeo Tarja: Absolutisht jo.

Gilmando Dani: A të ka kërkuar Ylvi Beqja të dëshmosh kundër nesh?

Romeo Tarja: Ylvi Beqja? Jo, jo!

Avokati: Po Blerim Shullazin, e njihni?

Romeo Tarja: Jo, nuk e njoh.


Vajza i mori 60 milionë lekë drejtorit të Postës, prindërit: Nuk i vuri pushkën në kokë

$
0
0

Pasi vajza e tyre u arrestua për mashtrimin e drejtorit të Postës, duke i marrë 60 milionë lekë, kanë reaguar prindërit e saj.

Ata kanë thënë se elektroshtëpiaket i kanë blerë me shpenzime e tyre.

Prindërit e Ertila Beqajt kanë mohuar që të kenë dijeni për lidhjen e vajzës me Barush Ahmetin.

“Nuk kemi pasur dijeni në lidhje me historinë e vajzës. S’kemi marrë asnjëherë dhurata nga askush. Nuk e dimë çfarë po ndodh me vajzën tonë. Edhe nëse ka pasur lidhje dhe ka marrë dhurata, ajo nuk i ka vënë pushkën në kokë atij djali. Ka dashur t’i blejë dhurata, ia ka blerë. Nuk e shtyu njeri me zor. Shtëpinë e kemi bërë me forcat tona, e kemi mobiluar modestisht me forcat tona. Ça ka blerë ai për vajzën, rroba, bizhuteri, këpucë apo çanta, kjo është puna e tij. Ato merrini, ndërsa me të tjerat nuk keni punë”, u janë drejtuar prindërit e vajzës policisë, ndërkohë që ajo po bllokonte mallrat e pretenduara nga 30- vjeçari.

Përndjek të miturën dhe godet policinë, arrestohet 26-vjeçari me kanabis

$
0
0

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se përndiqte një vajzë të mitur. Në pranga u vu shttasi Klauden Muçogllava nga Tirana.

Policia sqaron se: Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen e mitur G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e kësaj shtetaseje ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta punonjësin e policisë, shtetasin A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja”, “Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 121/a, 236 dhe 283 të Kodit Penal.

Aksidentohet punëtori, pranga inxhinierit të firmës së ndërtimit

$
0
0

Një person është arrestuar nga policia e Durrësit për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Bëhet fjalë për inxhinierin e një firmë ndërtimi. Ai është 35 – vjeçari Orges Llubanit banues në Krujë.

Arrestimi i Llubanit u bë pasi gjatë ditës së enjte, një 45 – vjeçar me iniciale A.H është aksidentuar ndërkohë që ishte duke punuar në një godinë 2 – katëshe, në zonën e Gjirit të Lalëzit.

45 vjeçari, banues në Tiranë, ndodhet në Spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al

Arrestohet një i ri, goditi infermierin

$
0
0

Një i ri ka përfunduar në pranga në qytetin e Durrësit, pasi dhunoi një infermier.

Ai është 30 – vjeçari Altin Allka, banues në Durrës.

Në një njoftim për mediat, autoritetet në Durrës sqarojnë se gjatë ditës së enjte, Allka ka goditur për shkak të detyrës 38 – vjeçarin me iniciale A.R. 38 vjeç, infermier në spitalin e Durrësit, ndërsa ka dëmtuar edhe derën e  sallës së operacionit.

Policia thotë se shkak janë bërë motivet e dobëta, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth ngjarjes./tvklan.al

Video: Momenti kur policia sekuestron magazinën me kanabis

$
0
0

Një tjetër sasi droge është sekuestruar në zonën e Skraparit. 

Në fshatin Potom të Skraparit, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazinë 17 thasë me 325 kg kanabis.

Policia shoqëroi 5 banorë të zonës dhe ka filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur emrat.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Dy ditë më parë në Skrapar u sekuestrua një sasi prej 297 kg kanabis.

Viewing all 8128 articles
Browse latest View live