Nuk do të lëvizë nga ambasada e Shqipërisë në Romë, deri sa të takojë konsullin. Babai Renato, nga zona e Latinas në Itali, nuk ka gjetur asnjë ndihmë për fëmijën e tij Renato, nga komuna ku jeton dhe nga institucionet italiane dhe kështu që ka vendosur të ndryshojë plan.
E vetmja mënyrë që të shpëtojë djalin e mitur, të sëmurë nga zemra dhe që është në rrezik, është ajo e kërkimit të azilit në Shqipëri.
Në këtë mënyrë fëmija i tij do të shtrohet në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe do të operohet falas në zemër.
Vetëm në këtë mënyrë Emilio i vogël mund të shpëtojë.