Leonora ishte ende foshnjë por e kujton kur prindërit e morën në Greqi dhe e detyruan të lypte e të riciklont mbetjet e rrugës.
Edhe pse ishte ende në moshë të njomë, vajza e kujton mirë se si nëna e saj e detyronte të mblidhte kanaçe në në plehra bashkë me dy vëllezërit dhe motrën tjetër të saj.
“Atje lypja dhe mami na çonte te koshat e plehrave. Ishte tutorë”,- kujton vajza.
Në vitin 2004 prindërit e saj u ndan e për pasojë u kthyen në Shqipëri.
“Mami dhe babi na prunë këtu. Nuk dua të kthehem më kurrë! As nuk dua të shkoj në atë vend”,- rrëfen Leonora.
Kur u kthyen në Shqipëri, në Elbasan, ata qëndruan të gjyshërit nga babi. I ati emigroi përsëri në Greqi, ndërsa pak kohë më pas i braktisi e edhe e mamaja, e cila u largua për në Itali.
“Kur erdhëm përsëri në Shqipëri ishe edhe më keq. Mamaja nuk dinte të nxirrte para edhe rrinim pa ngrënë. Nuk i nihnim kushërinjtë e babit dhe nuk ndiheshim mirë atje.
Mami na la dhe atyre s’u vëhej vonë për ne. Na linin në një dhomë të ftohtë, e të katërt kishim vetëm një batanije. Gjyshi na jepte bukë vetëm një herë në ditë dhe na nxirrnin të mblidhnim kanaçe”,- kujton vuajtjet 16-vjeçarja.
As transferimi të gjyshi nga e nëna nuk do të ndryshonte shumë jetën e Leonorës, motrës dhe dy vëllezërve të saj. Edhe aty u duhej të punonin e të shisnin rroba të përdorura me pjesën tjetër të familjes aty.
Por ditë të bardha u dukën se erdhën për ta në vitin 2006, kur Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve i identifikoi dhe mori disa masa sigurie, në mënyrë që fëmijët të mos ishin pre e trafikimit, apo të ktheheshin sërsh me punë të dtyrua rruge, apo lypje.
Ata filluan të shkonin rregullisht në shkollë, deri në vitin 2013, kur Leonora ngeli në klasë të 6-të, çka detyroi 13-vjçaren të braktiste dhe shkollën.
“Nuk më vinte mirë të vazhdoja, duhej të përsërisja të njëjtën klasë. Isha më e madhe se të tjetër dhe më vinte turp”,- justifikon Leonora braktisjen e shkollës.
PËRPUNIMI I KANABISIT NË LAZARAT
E mbetur me duar bosh, pas asnjë mundësi për të nxjerr të ardhura, në tetor të vitit 2013, Leonora dhe vëllai i vogël shkuan me xhaxhan dhe familjen e tij në Lazarat, ku bashkë me punëtorë të tjerë sezonal, korrnin, pastronin dhe paketonin kanabisin.
“Nuk e kisha idenë saq keq do ishte atje. Kur shkuam, ngela pa fjalë. Kushtet ishin shumë keq, flinim në kasolle. Kishte hashash, duhet të pastronim bimët dhe merrnim 1.000 lekë për kile. Zgjoheshim në 3 të mëngjesit dhe ktheheshim në 8 të darkës, ku flinim menjëherë, as nuk laheshim. Ishim aq të lodhur sa shpesh na zinte gjumi.
Pronarët bërtisnin, ‘zgjohuni, mos flini se nuk ju paguajmë’. Kishte shumë fëmijë të moshës sime atje, i përdornin prindërit për të bërë para. Më e vështirë ishte era, sikur kishim pirë, si budallenj, qeshnim, këndonim, na drogonte era. Mua më dhimbte shumë koka tregon Leonora”.
Kur kapitulloi perandoria e kanabisit, rikthimi në Elbasan ishte edhe më i vështirë.
“Kur punoja atje, isha e zënë dhe e kisha harruar jetën time, ato që kisha kaluar. Tani që u ktheva mu kthyen hallet. Tani kujdesem për vëllain, e bëj gati për në shkollë dhe kujdesem për punët e shtëpisë”, tregon Leonora. Leonora njeh edhe përdhunimet.
“Ka shumë raste vajzash që i përdhunonon, por asnjë nuk kujdesej për to. Unë e di se ku mbund të shkoj të kërkoj ndihmë, por edhe po shkova çfarë do ndosh pastaj?! Unë e vëj por nuk më dëgjojnë…
Në fillim të dëgjojnë, pastaj kam për vete, vetëm për vëllain, të ket një shtëpi punë dhe të mos punojë më në rrugë”./GSH/