Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Zbarkojnë në Shqipëri të tmerrshmit NAVY SEALS

$
0
0

Pas më shumë se një dekade të trajnimit të Stërvitjes së Përbashkët (JCET), një ekip i Forcave Speciale Detare të SHBA (NAVY SEALS) ndodhet për herë të dytë në terrenet stërvitore të Batalionit të Forcave Speciale për t’u trajnuar së bashku me to dhe një grup të forcave speciale RENEA.

Në këtë stërvitje të përbashkët morën pjesë 13 efektivë të Forcave Speciale amerikane, 15 efektivë të Komisariatit Special “RENEA” të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe 15 efektivë të Kompanisë së IV të Batalionit të Forcave Speciale.

Ndërsa trajnimi e stërvitja do të vijojë edhe në ditët që vijnë, forcat pjesëmarrëse në të demonstruan sot një pjesë të aftësive të tyre për të kryer operacione të natyrave speciale.

Skenari i stërvitjes ishte ndërtuar i tillë që të reflektonte më së pari procedurat standarde që forcat respektive ndjekin në operacione speciale, por edhe praktikat më të mira të identifikuara gjatë operacioneve të kryera në terren.

“Për mua dhe pjesëtarët e grupit që unë drejtoj është bashkëpunimi i parë me Forcat Speciale shqiptare, por mund të them se fakti që ‘flasim të njëjtën gjuhë’ e bëri trajnimin e përbashkët më të lehtë dhe më produktiv”, – u shpreh kapitenlejtënant Crawley, drejtues i ekipit të Forcave Speciale Detare amerikane.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo vlerësoi bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Forcat e Armatosura amerikane, në rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura për t’u përballur me të gjithë spektrin e operacioneve dhe përmbushur misionin të saj kushtetues dhe angazhimeve ndaj NATO.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128