Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Çfarë dënimi do të kërkojë Prokuroria për deputetin e PD-së?

$
0
0

astrit_veliaj1Më 10 nëntor Prokuroria do të japë pretencën për akuzën që ka ngritur ndaj deputetit të PD-së, Astrit Veliaj, për “shkatërrim prone”.

Organi i akuzës ka përfunduar hetimet dhe e dorëzoi dosjen penale ndaj tij në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria pretendon se deputeti Astrit Veliaj, në cilësinë e subjektit “Ufo”, pasi ka shkatërruar godinën e ish­Drejtorisë së Policisë së Fierit në pronësi të Ministrisë së Brendshme, ka ndërtuar pa leje nga Bashkia e Fierit, një godinë për qëllime universitare.

Pak kohë më parë Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj Veliajt për akuzën “ndërtim i paligjshëm”.

Deputeti demokrat u kallëzua nga organi i akuzës në të njëjtën kohë me deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët goditën kolegun Gent Strazimiri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128