Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Durrës: Kapen në Port 100 kg drogë në kamionin me dru, 2 arrestime

$
0
0

20151025131026Policia e Durrësit ka ndaluar një trajler në port i cili po transportone në drejtim të Italisë një sasi të konsiderueshme kanabis, e cila sipas policisë është mbi 100 kg.

Droga po transportohej me linjën e trageteve Durrës-bari, ndërsa është bërë i mundur ndalimi i drejtuesit të mjetit, Ervin Pëllumbi, 36 vjec, banues ne Laprake. Po ashtu u ndalua edhe pronari i mjetit Albert Doku, 51 vjec, banues ne Tirane.

Sipas policisë kufitare të Durrësit droga u gjet pas një kontrolli që iu bë në port trajlerit me targaTR 8201 R,  i cili po transportonte lëndë drusore.

Ngarkesa përbëhej nga paleta me dru zjarri ku në brendësi të tyre ishte e vendosur edhe lënda narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e ngarkuar ne Bushat, Shkodër ne drejtim te Milanos. Në total ishin 32 paleta dhe 10 prej tyre kishin  në brendësi lendën narkotike.

Ndërkohë policia po punon për zbulimin e një rrjeti të mundshëm të trafikut të drogës.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128