Gjatë mbrëmjes së kaluar policia zhvilloi një operacion të koordinuar në disa prej lokaleve të natës në kryqytet, ku arrestoi 8 persona dhe shoqëroi 41 të tjerë.
Operacioni i realizuar nga forcat e patrullave “Shqiponja” kishte si objektiv personat e dyshuar për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në tualetet e disa prej lokaleve policia ka gjetur xhama dhe aksesorë të tjerë, që përdoreshin për përgatitjen e drogës para se të konsumohej.
Të arrestuarit janë: Klajd Mullaxhia, Ervis Xhakolli, Alfred Ndoj, Ervin Cara , Maksim Beça, Marjol Guri, Artur Zhuleku dhe Xhulion Qesja.