Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Librazhd, atje ky mazhoranca reklamon invesitmet por fsheh masakrën e pyjeve

$
0
0

Tre ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, shkruante plot krenari në profilin e tij në Facebook, lidhur me një investim të bërë në zonën e tij elektorale, ku është zgjedhur si përfaqësues i popullit: “Faleminderit kompanise Rozafa e cila prej dje filloi zyrtarisht punen ne Fabriken e saj me te re ne Labinot, ku gra dhe vajza nga Elbasani dhe Librazhdi jane punesuar dhe do vazhdojne te punesohen”.

Deputeti ka qenë vazhdimisht i pranishëm në këtë zonë, sa herë që bëhet fjalë mpër ndonjë lajm pozitiv.

Mirëpo, bie në sy mungesa e tij dhe e çdo pushtetari tjetër kur bëhet fjala për shkatërrimin e pyjeve në zonën e Librazhdit.

Masakra vazhdon ditë e natë sikurse dëshmojnë fotot që po iu përcjellim.

Për rastin në fjalë, Jeta Osh Qef shkruante në Facebook: “Nderkohe qe shteti ben pushim, ne Lalez, Durres, Vlore, kamionet vazhdojne punen.  Mirake, Librazhd. Eh mor Taulant, lum Librazhdi qe te ka!”.

Një banor tjetër përcjell një foto denoncuese në rrjet dhe shkruan: “Pashe foton qe kishit postuar nga ai fshati i Librazhdit dhe me thene te drejten na vjen mire qe denonconi rastet e prerjes dhe shfrytezimit pa kriter te pyjeve. Por na vjen shume keq, qe shteti nuk po reagon fare.

Po katandiset Shqiperia me disa peme sporadike, se gjithe pyjet disa vjecare po rrafshohen nga dita ne dite.

Kete foto e kapa dje ne darke ne rrugen Cerrik- Paper. Dua t’ju bej me dije (si banor i zones), qe cdo dite zbresin nga Gramshi kamione te tille.”

librazhd1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128