Prokuroria ka nisur hetimet për ish-administratorin e OSHEE-së, Arben Seferi dhe ish-drejtuesit e lartë Julian Zanaj dhe Enera Zafiri.
Kallëzimi penal u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili pas një auditimi ka zbuluar se i është shkaktuar dëm shtetit mbi 32 milionë euro me blerjen e energjisë, mbifaturimin e konsumatorëve dhe blerjen e pajisjeve elektrike.
Auditimi është kryer në periudhën 21janar 2013- 30 qershor 2015.