Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, në banesën e të cilit u gjet një mini serë për kultivimin e marijuanës.
Policia u vë në lëvizje pas një telefonate të një qytetari, të cilit i kishte tërhequr vëmendjen era e fortë e marijuanës që vinte nga apartamenti i shqiptarit.
Oficerët trokitën në derë, por askush s’e hapi. Me shpejtësi i riu shqiptar dhe ata që e shoqëronin, hodhën nga dritarja sasinë e marijuanës dhe më pas hapën derën.
Policia ushtroi kontroll të imtësishëm, derisa gjeti gjurmë të marijuanës së konsumuar dhe më pas një mini serë për kultivimin e kanabisit.
Agjentët sekuestruan 1.310 kilogram marihuanë, ndërsa ndaj 24-vjecarit shqiptar nisën hetimet.