Qëlloi me mjete të forta në trup vjerrën sepse përzihej në punët e saj. Një gjë e tillë ka ndodhur dje në fshatin Dërsnik të Korçës.
28-vjeçarja me iniciale N.S., pas konflikteve që kishte me vjehrrën e saj, 56-vjeçaren F.M., pasi kjo e fundit komentonte çdo gjë që bënte nusja e saj.
Sipas policisë lokale, denoncimi në polici është bërë nga vetë e 56-vjeçarja, teksa ka thënë se, nusja e saj nuk e do dhe e rreh pa pasur asnjë arsye.
Por, me sa duket kjo gjë është hedhur poshtë nga 28-vjeçarja, e cila tashmë është duke u ndjekur në gjendje të lirë.
Nusja e shtëpisë është shprehur në polici se ka disa vite që vjehrra “fuste hundët” në punët e saj.
“Ajo ka kohë që më komenton për çdo gjë që unë bëj. Duke filluar që nga punët e shtëpisë, e veshura e deri tek dalja ime me shoqërinë.
Shpesh herë kam marrë vesh që për këto gjëra më ka komentuar e sharë edhe tek disa familje në fshat dhe unë nuk po e duroja më këtë situatë”,- mësohet të ketë thënë 28-vjeçarja në polici./Shqiptarja.com/