Emiljano Dervishi, 27 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar nga Policia pasi në momentin që rezultoi se kishte konsumuar alkooli mbi nivelin e lejuar futi në mes të lejes së qarkullimit të automjetit, një kartëmonedhë të prerjes 2 mijë lekë.
Polici e refuzoi marrjen e parave dhe bëri denoncimin e 27-vjeçarit për korrupsion. Arrestimi i tij u te mbikalimi i liqenit, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targa “AA 787 NO”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
Kapet i dehur ne timon, tenton te korruptoje… by PanoramaVideo