Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Burri kryen veprim të turpshëm para syve të polices, reagimi i saj të lë pa fjalë

$
0
0

policiaaa-550x285Pak kohë më parë mediat ndërkombëtare raportuan rastin e ariut Toma, i cili mbahej në kushte mizore dhe keqtrajtohej nga pronarët e një lokali në Shqipëri. Ndaj pronarëve u morën masa dhe ariu arriti të shpëtonte e të rehabilitohej.

Mirëpo, me sa duket, në Shqipëri çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe më pas çdo gjë harrohet e njerëzit i kthehen normalitetit. Këtë e dëshmon më së miri një video e ardhur disa minuta më parë në redaksinë e “Jetaoshqef”, e bërë në mes të Durrësit.

Bëhet fjalë për një burrë, i cili shëtit për shtatë palë qejfe me ariun e tij, të lidhur prej fyti me litar, ndërsa shumë pranë tij është policia, e cila nuk reagon aspak. Policët tregohen indiferentë, krejtësisht më ndryshe nga sa duhet të sillen.

Ndoshta ai zotëri nuk e keqtrajton ariun dhe e përdor si atraksion turistik, por në cilin vend të botës është parë që një njeri të shëtisë me ariun e tij në qytet, veçse në Albanistan? A ju duket normale kjo?

Apo mos ndoshta duhet të reagojmë vetëm pasi të turpërohemi nga mediat ndërkombëtare?/JOQ/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles