Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video/ Tiranë, goditet grupi i prostitucionit, 5 në pranga, edhe dy motra

$
0
0

news71348Pesë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pas një operacioni të Policisë së Tiranës për goditjen e një rasti të trafikimit të qenieve njerëzore për qëllim prostitucioni. Në operacionin e koduar “Rekrutimi”, u sekuestruan dy karta identiteti Rumune të falsifikuara, 4 bileta avioni, 7 telefona, 1500 € si dhe një automjet taksi i cili bënte transportin.

Të arrestuarit janë I.Qama 23 vjeçe, Ledian Gjoni 28 vjeç, Ardit Shmilli 24 vjeç, Zamir Hodo 31 vjeç dhe A.Qama 25 vjeçe.

Të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqipëri dhe kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas shfrytëzimin për prostitucion, si dhe dërgimim e tyre drejt Gjermanisë të dy femrave me inicialet M.TH. dhe A.P., këto të fundit po hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqipëri.

Po kështu e përfshirë me trafikimin e vajzave dyshohet të jetë dhe shtetasja Rumune me inicialet P. C. e cila  dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles