Ky është momenti kur Shqiponjat kanë ndaluar një adoleshent, të dyshuar si autorin e plagosjes me thikë. Sherri mes të rinjve ndodhi në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi”, ndërsa i plagosur ka mbetur 15-vjeçari K.S.
Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur arterien e këmbës.
Gjithashtu, policia ka shoqëruar edhe 4 të rinj të tjerë për verifikimin e rrethanave të ngjarjes.