Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Sherri te “Çajupi”, autori: Më shau i pari, unë jam vetëmbrojtur

$
0
0

cajupiNjë 16 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12 e 35 minuta, në derën e jashtme të shkollës, ku dy të rinj pasi kanë ngrënë byrek pranë shkollës kanë filluar të shahen me njëri–tjetrin dhe janë konfliktuar fizikisht deri në momentin kur njëri prej tyre me një thikë ka goditur bashkëmoshatarin.

Policia sqaron se, të përfshirë në konflikt janë shtetasit K.Suti, 16-vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe shtetasi M. Sula, 16-vjeç autor i ngjarjes.

Burime nga Spitali i Traumës sqarojnë se K.Suti ka një çarje, ku i është prerë arteria kryesore në kofshën e djathtë dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, në gjende të rëndë për jetën.

Autori M.Sula është arritur të prangoset pak minuta më pas në shtëpinë e tij. Në polici ai ka pohuar: K.Suti më shau fillimisht me shaka, e kam sharë dhe unë pastaj, ai më goditi me grushte dhe unë i jam kundërpërgjigjur duke i rënë me një copë xhami të mprehtë. Unë jam vetëmbrojtur nuk kam dashur të zihem me të, raporton “Tv Klan”.

Por version i tij se e ka goditur me xham bie poshtë, pasi rreth orës 15 e 20 minuta, policia arriti të gjente në zonën pranë Oxhakut, rreth 800 metra larg shkollës, thikën me të cilën 16-vjeçari kreu plagosjen.

Për sqarimin e plotë të dinamikës, policia ka shoqëruar 12 persona, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

adoleshentet Cajupi


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images