(KUJDES! PAMJE TË RËNDA) Këto janë pamjet e tmerrit që kanë përjetuar sot nxënësit e shkollës “Çajupi” në Tiranë. Konflikti i disa nxënësve të kësaj shkolle ka degraduar në përdorimin e thikave, ku ka ngelur i plagosur rëndë 15-vjeçari me inicialet K.S.
I riu mori plagë të rënda, sepse thika ka prekur arterien e këmbës dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Pamjet e videos së publikuar nga “Jetaoshqef.al” tregojnë momentin pas plagosjes, ku adoleshenti gjendjet i shtrirë, i mbuluar nga gjaku dhe vendin e ka mbuluar kaosi, pasi dëgjohen të bërtiturat e njerëzve të alarmuar të cilët, ndalin edhe makina rrugës.
Siç shihet në fund të videos, nervozizmi i njerëzve bëhet edhe më i madh kur vjen ambulanca dhe gjendja e djalit dobësohet, duke humbur krejtësisht ndjenjat.
“Fute shpejt o plehrë”, dëgjohet zëri i një burri, shoqëruar me britmat e grave përreth, por autoambulanca largohet pasi nuk kishte mjetet e nevojshme në bord; barellë dhe oksidhen.
Ndërkohë policia ka shoqëruar 4 të rinj të cilët dyshohet se u konfliktuan me 15-vjeçarin, duke i shkaktuar plagosjen e rëndë./JOQ/