Të paktën dy nga restorantet e rrjetit të ushqimit të shpejtë “Byron” në Londër janë mbyllur, pasi protestuesit hodhën aty insekte në shenjë hakmarrje.
Këto janë fotot e para brenda restoranteve.
Rrjeti i restoranteve, që mban emrin e një personazhi të dashur britanik për shqiptarët, u akuzua se kishte ngritur një kurth për emigrantët.
Ai i kishte ftuar ata në një seminar, por aty gjendeshin autoritetet e emigracionit, që i arrestuan.
Shumë prej tyre ishin shqiptarë.
Në përgjigje të kësaj, protestues nga dy grupe aktiviste, London Black Revs dhe Malcom X Movement, hodhën insekte të gjalla në restorantet Byron.
Ndërkohë në rrjet qarkulloi një thurje ‘Bojkotoni Byron’.
Sipas Daily Mail, rrjeti i restoranteve, bashkëpunoi me Ministrinë e Brendshme për të shmangur një gjobë prej 700 mijë sterlina për punonjësit ilegalë.