Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Lajm i keq për ata që nisin pushimet të hënën…

$
0
0

imageMeterologët japin një lajm të keq për të gjithë ata që nisin pushimet më 1 gusht. Java e parë e këtij muaji do të fillojë me mot të paqëndrueshëm. Sipas meteorologëve shkak për këtë do të bëhet depërtimi në rajonin tonë i një fronti të ftohtë nga pjesa qendrore e kontinentit europian.

Sipas të njëjtave burime dita e hënë do të nisë me temperatura të larta, por në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë vranësira lokale të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe erë.

Reshjet lokale të shiut do të vazhdojnë edhe ditën e martë. Për sa u përket temperaturave maksimale ato do të pësojë një rënie të lehtë.

Dita e martë do të sjellë një mot pjesërisht të vranët. Nuk përjashtohet as mundësia e reshjeve lokale të shiut.

Dita e enjte e në vazhdim do të ketë një mot kryesisht me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje graduale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images