Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Prokuroria nis procedim penal për 9 deputetët e PD të kallëzuar nga policia

$
0
0
straz

Një javë pas protestës së opozitës, kundër ndërtimit të këndit të lojërave të Parku i Liqenit, Prokuroria regjistrion kallëzim penal.

Shkak për nisjen e hetimeve është bërë kallëzimi i policisë për 9 deputetë të opozitës dhe 13 protestues. Procedimi është regjistruar për veprat penale të kundërshtimit të forcave të policisë dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm.

Gjithashtu, Prokuroria njofton se po kryhen hetime në ngarkim të Deputetit Gent Strazimiri për akuzën armëmbajtjes pa leje.

Ky hetim ka nisur pas referimit të policisë, shoqëruar edhe me deklarimet e shtetasit Pëllumb Nili, ish – përfaqësues i një kompanie armësh.

Sipas deponimit të tij, arma që Strazimiri mbante në brez ditën e protestës i është dhuruar Ministrisë së Brendshme disa vite me parë nga kjo kompani.

Në deklarimet e Nilit thuhet se kjo armë ka qënë në brezin e Deputetit të opozitës në datën 28 Mars. Hetimet e mësipërme do të ndiqen nga Prokuroria duke qënë se të kallëzuar janë deputetë të Kuvendit.

Në të njëjtën kohë, sqaron Prokuroria, po vazhdojnë hetimet edhe për ligjshmërinë e ndërtimit që po kryhet në park në bazë të kallëzmit që ka kryer shoqëria civile.

Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles