Dajti akuzohet per “shpërdorim detyre” gjate prishjes së një vile me leje, në Golem të Durrësit, në korrik të vitit 2014. Sipas prokurorisë, prishja e vilës ishte e paligjshme pasi është ndërtuar në vitin 1996, dhe kishte lejë ndërtimi e miratuar sipas planit rregullues të vendimit të KRRTRSH-së, për ndërtimin e kompleksit të parë turistik në zonën Golemit. Prokurorët thanë, se prishja është bërë me kërkesë verbale të kryetarit të komunës Golem dhe se prishja ishte abuzive. /ABC
↧