Familjarët e këtij të fundit kanë hapur dyert e mortit ku banorët e fshatit kanë kryer ritet e rastit, megjithëse trupi i tij nuk ndodhet në shtëpi.
Familjarët thonë jashtë kamerës se nuk duan të prononcohen.
Ndërsa fqinjët janë të ndarë në qëndrime për ngjarjen e ndodhur dhe përfshirjen e Almirit si luftëtar në Siri.
Të afërmit e 33 – vjeçarit bëjnë me dije se, lajmi i vdekjes u shpërnda nga ish – bashkëshortja e Dacit, që jetonte me të në Siri.
Ajo i ka thënë të motrës së tij, që jeton në Greqi, se Almiri u vra në luftë, pa dhënë detaje për rethanat.
Almir Daci është i treti person i vrarë në Siri nga ky fshat, megjithëse lajmi ende nuk është kofirmuar nga anti-terrori. Pogradeci është një nga qytetet me numrin më të madh të luftëtarëve shqiptarë që luftojnë në Siri.
Tv Klan