Dita e sotme shënoi temperatura mjaft të larta në raport me stinën, ndaj si e dielë shumë qytetarë pjesa më e madhe nga kryeqyteti zgjodhën Durrësin si destinacion për fundjavë.
Por përpos turistëve Durrësit iu rikthye edhe kaosi në trafik.
Paraditja e së dielës e gjeti zonën e plazhit të Durrësit me një trafik tejet të rënduar.
Shkak për këtë trafik është fluksi i automjeteve dhe punimet në rrugë. Lëvizja e lejuar në hyrje të aksit Ura e Dajlanit-Plepa është vetëm 10 km/h.
Lëvizet vetëm në një korsi.


