Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Ish-ministri Ksera në burg, vartësi i tij Bitro, kërkon të lërë qelinë

$
0
0

kseraIsh-vartësi i ish-ministrit Spiro Ksera (tashmë në burg), Kleves Bitro, kërkon lirimin nga burgu, i cili është dënuar me 1.5 vite me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Kleves Bitro kërkon lirimin me pretendimin se, ai ka përfituar nga amnistia e fundvitit, e miratuar nga Qeveria. Bitro u arrestua në korrik të vitit 2015, pasi ishte në kërkim dhe tashmë i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me kërkesën për liri.

Pak ditë më parë u arrestua edhe ish-shefi i tij, ish-ministri Ksera, i cili akuzohet për vjedhjen e 30 milionë lekëve, duke shpërdoruar detyrën.

Ndërkohë që, ish-punonjës të Ministrisë së Punës kanë akuzuar në Prokurori Kserën, se i kishte detyruar që të hapnin procedurat për 6 aktivitete që nuk u organizuar kurrë.

Prokurori udhëheqës i kësaj dosje, Ndini Tavani, ka administruar këto dëshmi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles