Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Prokuroria pyet ish-Zv.drejtoreshën e Doganave, Kraja, për abuzimet

$
0
0

Blerte-Kraja-AvokateBlerta Kraja, ish-zëvendësdrejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, për kallëzimin e KLSH-së për akuzën e pabarazisë në tenderët publike.

Prokurorët e çështjes e kanë marrë në pyetje për shkak se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje në tre tender, në fushën e prokurimeve në DPD, ku u konstatuan të meta dhe mangësi, konkretisht në tenderat “Blerje Uniforma Doganore”, “Blerje Biçikletash” si dhe “Riparim i skanerit Mobil THSCAN me rreze X”, të cilat konsistojnë në prokurime të panevojshme, apo edhe në mospërdorim me efiçencë dhe ekonomicitet të fondeve në dispozicion të DPD për investime duke shkaktuar një dëm rreth 5 milionë lekë.

Deri tani ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar Kraja përpara ekspertëve që kanë nisur hetimet mbi këtë kallëzim të KLSH-së.

KLSH kishte depozituar pranë organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë indicie (të dhëna) për hetime të mëtejshme penale ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Po ashtu, nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për periudhën e vitit 2014, në Drejtorinë e Kontrollit pas zhdoganimit, u konstatuan të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit doganor, procedurave të zhdoganimit, mbikqyrjes së regjimeve ekonomike si dhe nxjerrjes së vendimeve administrative, të cilat kanë sjellë si pasojë dëm ekonomik (detyrim doganor i munguar) në Buxhetin e Shtetit në shumën 127.4 milion lekë, (rreth 1 milion dollarë), të konstatuara në Degën Doganore Berat.

Për këtë KLSH bëri kallëzim për E.P. ish­Kryetar dhe dy doganierë A.H. dhe Dh.XH. të Degës Doganore Berat, si dhe për tre specialistë F.O., R.K. dhe E.P. në sektorin e kontrollit të regjimeve doganore në DPD, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”./Shqiptarja.com/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles