Një qytetar ka denoncuar në faqen në Facebook Nisma Thurje një situatë të pazakontë me ndriçimin në Tiranë, ku dallohet që dritat e ndriçimit urban një zonë të caktuar janë të gjitha ndezur edhe pse është ditë.
“O Bashkia, ca po ndodh qe i lini dritat ndezur cdo dite? Apo keni leke tani se i rritet taksat. Paguajme ne budallenjte. Ca e ca nuk kane drita as per te pare njeri tjetrin kur hane buke, po i nxjerrin syte njeri tjetrit me pirun, s’po bejne dot femijet mesimet, ndersa ju beni party me drita ne mes te dites? Bravo per talljen!!”, – shkruan i revoltuar qytetari, i cili jep edhe orën dhe datën e saktë kur ëhstë bër foto: “04.01.2016, 14:44”.
Menjëherë në rrjet kanë mbërritur edhe fotot të tjera nga qytetarë të ndryshëm, që paraqesin të njëjtën situatë në zona si Ali Demi dhe te Parku i Madh i Liqenit.