Në një kohë kur ende nuk është zbardhur e plotë vrasja e Ermal Abdushit, nga shoku i tij Jasin Sulo, kanë dalë në pah detaje nga jeta luksoze në të cilën jeton autori i kësaj ngjarje, Sulo.
Fotot e publikuara tregojnë për mënyrën e jetesës së tij, ku tregohet qartë se ai kishte mundësi të mëdha financiare për të blerë bizhu të shtrenjta, për të bërë pushime luksi apo për të blerë automjete luksoze.
Ende nuk dihet shkaku i vrasjes, por dyshohet një konflikt mes grupeve shqiptare për drogën.
Por si ndodhi ngjarja në të cilën u përfshinë dy shqiptarë, shokë me njëri-tjetrin?
Natën e ndërrimit të viteve 30-vjeçari Jasin Sulo u arrestua nga policia italiane nën akuzë për vrasjen e bashkatdhetarit të tij mbrëmjen e 30 dhjetorit, Ermal Abdushi i cili u vra me një plumb në fytyrë.
Që të dy shqiptarët ishin nga Durrësi me origjinë, por që prej vitesh jetonin në Itali.
30-vjecari, Ermal Abdushi u gjet nga policia në banesën e prindërve të tij, ndërsa nga dëshmia e tij para hetuesve Sulo ka pranuar se ka qëlluar bashkëkombësin e tij.
Gjykatësi nxori urdhrin e ndalimit për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, pasi arma e krimit një revolver Smith&Ëesson rezulton e vjedhur në 28 dhjetor. Sulo rezulton me precedentë penale për armëmbajtje edhe në Shqipëri.
Për policinë italiane mbetet ende i paqartë motivi i vrasjes, ndërsa viktima rezultonte me precedentë të mëparshëm penal për drogë në shtetin fqinj. Policia dyshon se ka edhe dy bashkëpunëtorë në krim, që të dy shqiptarë, njëri prej akuzohet për fshehje të armës së krimit, ndërsa i dyti se ka ndihmuar duke pastruar gjurmët e gjakut në banesë pas vrasjes. Një nga bashkëpunëtorët është prangosur edhe më parë nga karabinierët për trafik kokaine./ Marre nga shqiptarja.com