Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Aksident në Korçë, një i vdekur dhe katër të plagosur

$
0
0

autostrada-naten-700x470

Një aksident i ndodhur pasditen e sotme ka shkaktuar një tjetër tragjedi në rrugët tona, këtë herë për udhëtarët e dy automjeteve në aksin Pogradec-Korçë.

Dy makina, një fugon dhe një Audi, mësohet se janë aksidentuar në Leshnicë të Korçës, ndërsa raportohet se bilanci fillestar lidhet me një person të vdekur dhe katër të plagosur.

Si pasojë e këtij aksidentit humbi jetën Martin Duro, 30 vjeç, pasagjer i furgonit që u përplas me mjetin tip “Audi”.

Shkak i aksidentit mendohet shpejtësia e lartë dhe moti i keq. Të plagosurit mësohet të jenë dërguar në spitalin rajonal, ndërsa pritet të raportohet edhe gjendja e tyre shëndetësore.

Në këto ditë të para të vitit 2016 kanë ndodhur disa aksidente dhe vrasje në vend.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles