Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Pengmarrja me BMW X6, Tirana e të fortëve dhe drejtësia

$
0
0

arrest

Kjo është një nga ato ngjarje që tërheq shumë vëmendjen e opinionit publik.

Një 37-vjeçar, person me precedentë penalë, u rrëmbye mbrëmjen e të premtes pranë Farmacisë 10 në Tiranë.

Bëhet fjalë për Klajdi Gjeçin, një person që nga mediat u tha se kishte lidhje me Emiljano Shullazin.

Megjithatë kjo ngjarje duket se ka ardhur për arsye banale.

Gjeçi, një person problematik, është konfliktuar në një lokal pranë zonës së Freskut.

Pronari duket se nuk e ka duruar këtë fakt dhe e ka ndjekur me ‘tipat’ e tij klientin agresiv me një makinë BMW X6.

Ndërkohë Gjeçi ishte me një Peugeot, që sipas policisë, ishte e një miku të tij.

Një variant tjetër flet për një konflikt të çastit, pasi makinat e tyre janë përplasur lehtë.

Tek Farmacia 10 ata kanë dalë nga makinat dhe kanë nisur të zihen, fillimisht me fjalë, pastaj me grushta, derisa në një moment, më të shumtë në numër, tre personat e makinës BMW X6 e kanë marrë Gjeçin dhe e kanë futur në mjetin e tyre.

Pas ndërhyrjes së policisë, Gjeçi është liruar kurse në pranga kanë rënë Klajdi Yzeiraj dhe Martin Seferi, ndërsa është shpallur në kërkim E.Y.

Për shumë njerëz në rrjetet sociale, kjo është Tirana e sotme, e makinave BMW X6, e sherreve banale, e të rinjve të fortë, por mbi të gjitha e një drejtësie të ‘cofët’.

Gjeçi ishte person me precedent penal, por edhe pse kishte plagosur rëndë një person, ishte shpallur i pafajshëm pasi viktima e tij e kishte ‘falur’.

Ndërkohë të arrestuarit kanë vendosur të bëjnë ‘drejtësi’ vetë në mes të Tiranës, për një histori banale, pasi nuk besojnë më tek shteti i tyre.

Pas vrasjeve në Durrës, kjo është një tjetër ngjarje ku të rinj me BMW vriten e dhunohen në mes të kryeqendrave të vendit, pa u shqetësuar për dëme anësore apo për frikën që po mbjellin në popullsi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128