Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vetëvrasja e Klea Shytit, nis hetim për shkaktarin

$
0
0

kleaPolicia dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetim me akuzën ‘shkaktim i vetëvrasjes’ në lidhje me vdekjen e 20-vjeçares Klea Shyti, studente e Ekonomikut në Tiranë.

Lajmin e bën të ditur gazeta Panorama.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 dhjetor në një pallat në Tiranë.

Klea u hodh nga kati i 11-të i një pallati.

Policia ka kërkuar informacion nga Mjekësia Ligjore nëse vajza ka pasur shenja dhune në trup.

Po ashtu është kërkuar të mësohet nëse në trupin e saj ka pasur prani të ndonjë substance apo kimikati.

Dyshimet vijnë për shkak se gjysmë ore përpara ngjarjes së rëndë, Shyti ka pasur një telefonatë me të afërmit.

Në këtë telefonatë ajo ka biseduar normalisht, pa lënë asnjë dyshim apo shkak për diçka të pazakontë.

Për këtë arsye, hetuesit mendojnë se ajo ka pasur ndonjë debat ose përplasje të fortë emocionale me persona të tjerë përpara vetëvrasjes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles