Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Arrestohet i dyshuari i vrasjes në Bathore

$
0
0

elson-daci-1Policia arrestoi sot autorin e dyshuar të vrasjes së Valmir Kolaverit dhe plagosjes së kushëririt të tij Robert Kolaveri, një ngjarje e ndodhur në 4 nëntor të këtij viti në një lokal në zonën e Bathores.

I arrestuari është Elson Daci.

Ai u gjet në një hotel në autostrdën Tiranë-Durrës. Prej më shumë se dy muajsh ai arriti t’i fshihej policisë, që e shpalli në kërkim.

Sipas policisë, autori dhe viktima  kanë qenë pjesë e një grupi që trafikonte njerëz drejt Anglisë.

Shkak i ngjarjes u bënë mosmarrëveshjet për këtë aktivitet.

Dacit iu gjet me vete edhe një pistoletë që dyshohet të jetë arma e krimit./Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128