Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Protestuesi i 8 dhjetorit arrestohet në port, akuzohet për veprime të dhunshme

$
0
0

protArrestohet në Durrës një 74-vjeçar nga Lezha për veprime të dhunshme në protestën e Partisë Demokratike të 8 dhjetorit.

Ndue Fugaj u kap nga Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, ndërsa do të udhëtonte për në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari.

Sipas policisë ku shtetas ishte në kërkim, “pasi më datë 08.12.2015  është identifikuar se ka kryer veprime të dhunshme, gjatë protestës ndaj Institucioneve Shtetërore në Tiranë”.

Fugaj u transferua në Komisariatin Nr.1 Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128