Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all 8128 articles
Browse latest View live

“Shpërblehet” pensionisti italian që vrau shqiptarin

$
0
0

italianoIshte një njeri krejt i panjohur, në moshë të thyer, por mendja iu shkrep t’i futet politikës krejt papritur, për vetë faktin se tashmë ai është bërë i njohur se ka shkrehur armë dhe vrarë një të ri, djalin vetëm 22 vjeç, shqiptarin Gjergj Gjoni nga Puka. Pensionisti Francesco Sicignano do të kandidojë si këshilltar lokal për partinë “Forca Italia” të Silvio Berluskonit.

“Kam një respekt të madh për Silvio Berluskonin. Gjatë gjithë jetës sime kam votuar për Lëvizjen Socialiste Italiane, derisa në zgjedhjet e fundit vota ime ka qenë për Forca Italia. Ne punojmë për pronën, që është e drejtë e shenjtë për t’u mbrojtur. Kjo nuk do të thotë se çdokush duhet të ketë armë, por ata që dinë sesi t’i menaxhojnë”.

Kështu tha Sicignano dhe ka bërë sërish bujë me deklaratat e tij, pasi jo vetëm nuk ka një grimë të vogël vrasje ndërgjegjeje për vrasjen, por ka marrë aq guxim dhe energji sa tashmë vendosi t’i futet seriozisht politikës.

Për të hetimet ende vijojnë, pasi edhe Prokuroria e Milanos ka dyshime të forta se Gjoni nuk u qëllua brenda banesës siç pretendon i moshuari, por jashtë saj, në shkallët e fundit të vilës.

Një plumb në shpinë që më pas i përshkoi zemrën i mori jetën të riut mbrëmjen e 20 tetorit të këtij viti dhe fillimisht u tha se kishte shkuar për ta grabitur, por nga dëshmitë e marra doli se Gjoni njihej me Sicignanon dhe madje kishte punuar për të.

Aludimet shkuan më tej kur u deklarua se 22-vjeçari nuk u nis për të grabitur, por kërkuar paratë e punës së kryer. Ende pa u mbyllur kjo dosje, vjen lajmi tjetër që më shumë se një “tekë” e 65-vjeçarit, është një “sensibilizim”, gati në formë racizmi. Shumë qytetarë qëndronin poshtë shtëpisë së tij pak kohë pas krimit duke i dhënë mbështetje.

Ndërsa qytetarë të tjerë nuk ishin aspak dakord me krimin e kryer, sipas tyre duhet të ishte qëlluar fillimisht në ajër për ta trembur dhe më pas të lajmërohej policia që ta arrestonte.

Por duket se ka fituar pjesa tjetër që e mbështet veprimin e tij, që në çdo rast quhet një vrasje, ndonëse 65-vjeçari pavarësisht deklarimeve të tij kontradiktore pretendon se u vetëmbrojt.

Po nëse ky 22-vjeçar do të ishte një shtetas italian?

Kjo është pikëpyetja më e madhe që del në këtë rast. Familja e 22-vjeçarit Gjoni në Pukë, veç humbjes së të birit do i duhet të përballojë edhe faktin që njeriu që i mori jetën djalit, jo vetëm ka sfiduar drejtësinë, por po bën karrierë politike.

“Ne nuk duam të jemi parti “far west”, por duam siguri për të gjithë qytetarët në shtëpitë e tyre që i kanë ndërtuar pas shumë vitesh sakrifica”, – tha Fabio Altitonante, koordinator kombëtar i Forca Italia-s. Kjo vrasje solli debate edhe në rrafshin e lartë politik.

Kryeministri Matteo Renzi deklaroi se nuk mund të bëhet hero një person që ka vrarë, pa u dhënë ende një vendim nga gjykata, “pasi ai ka vrarë”.

Nga ana tjetër, kreu i Lega Nord, Matteo Salvini u shpreh se pensionisti duhet nderuar dhe jo të hetohet.


Historia e arrestimit të Vukës dhe premtimi i Llallës

$
0
0

llallaPetrit Vukaj me një karrierë 20-vjeçare në prokurori, u arrestua mëngjesin e djeshëm si i dyshuar për korrupsion. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, Vukaj kishte marrë 300 mijë lekë ryshfet nga vëllai i një të akuzuari për aksidentin ku humbi jetën shefi i rendit të Delvinës, për të zbutur dënimin ndaj tij. Prokurori kërkoi pezullimin e dënimit prej 2 vitesh burg për të pandehurin Elton Xhemali, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata.

Nga Leonard Bakillari

Kur mori detyrën si Prokuror i Përgjithshëm, Adriatik Llalla paralajmëroi me forcë pastrimin e prokurorisë nga elementët e korruptuar.

Sot, pas tri vitesh numërohen vetëm dy prokurorë të arrestuar nën akuzën e korrupsionit, njëri prej të cilëve i denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”.

Rasti i dytë u shënua ditën e djeshme, ku pas një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata urdhëroi arrestimin e prokurorit të Fierit, Petrit Vukaj.

Prokurori Vukaj me një karrierë 20-vjeçare në sistemin e prokurorisë, akuzohet se ka marrë 300 mijë lekë ryshfet për zbutjen e dënimit ndaj një të akuzuari për aksidentin ku mbeti i vdekur shefi i rendit të Delvinës, Përparim Bizhga.

I pandehuri për këtë ngjarje, Elton Xhemali, ishte drejtues i mjetit që u aksidentua më 31 mars të këtij viti në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në këtë aksident mbet i plagosur dhe vetë Xhemali, i cili u arrestua nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen. Në përfundim të hetimit që u drejtua nga prokurori Petrit Vukaj, i pandehuri u dërgua për gjykim në Gjykatën e Fierit.

Gjatë kësaj kohe, nëpërmjet disa personave të tjerë, Xhemali sipas akuzës ka tentuar të korruptojë prokurorin duke përfituar një dënim të butë për akuzën e ngritur.

Përgjimet telefonike dhe vëzhgimet në terren kanë provuar sipas prokurorisë se prokurori i dyshuar ka marrë shumën e 300 mijë lekëve për të kërkuar dënimin e të pandehurit me 2 vite heqje lirie dhe pezullimin e dënimit të tij.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata e cila ka lënë në burg të pandehurin. Pas këtij vendimi duket se kanë nisur edhe pakënaqësitë e të pandehurit i cili ju ka kërkuar ndërmjetësve t’i kërkonin kthimin e parave prokurorit Vukaj.

“Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se shtetasi Petrit Vukaj, në përmbushje të funksioneve të tij, nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, thotë Prokuroria e Përgjithshme në një njoftim zyrtar për mediat.

Akuza ndaj prokurorit të arrestuar i referohet ngjarjes së ndodhur në datë 31.03.2015 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, me pasojë vdekjen e qytetarit Përparim Bizhga, Shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.

“Në bazë të veprimeve hetimore është konstatuar se shtetasi Elton Xhemali, nëpërmjet vëllait të tij, Arjan Xhemali dhe oficerit të Policisë së Shtetit, Gazmir Nelollari, synon që të shmangë dënimin me burgim për veprën që i atribuohet”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas hetimit të deritanishëm rezulton se shtetasit Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kontaktojnë me prokurorin e çështjes, Petrit Vukaj, i cili ka marrë përsipër zbutjen e dënimit për të pandehurin në këmbim të parave.

“Në bazë të veprimeve të tij procedurale prokurori Petrit Vukaj dukshëm ka marrë përsipër zbutjen e pozitës procedurale të të paraburgosurit Elton Xhemali, në këmbim të parave, e cila, sipas të personave të përfshirë është 300 mijë lekë të reja”, thotë prokuroria.

Pas ndërhyrjes së dyshuar korruptive, prokurori Vukaj, në seancën e datës 07.10.2015 në gjykatën e Fierit, kërkon “dënimin me 2 vjet burgim për të pandehurin Elton Xhemali dhe pezullimin e dënimit e kalimin e tij në shërbim prove”.

Kërkesa e prokurorit është pranuar pjesërisht nga ana e gjykatës, e cila vendos “dënimin me 18 muaj burgim” për të pandehurin Xhemali, por duke mos pranuar kërkesën e prokurorit për pezullimin e dënimit.

“Ky vendim i gjykatës rezulton se nuk ka kënaqur aspak të pandehurin Elton Xhemali, të cilit, i vëllai Arjan Xhemali dhe polici Gazmir Nelollari, i kishin dhënë garanci se kishin ndërhyrë të prokurori dhe ai do të dilte nga paraburgimi. I pandehuri Elton i kërkon dy personave të tjerë që t’i marrin paratë që i kanë dhënë prokurorit Petrit Vukaj, pasi ai (prokurori) nuk e kishte mbajtur premtimin e tij”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndërsa shtetasit Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kanë tentuar të qetësojnë të pandehurin Elton Xhemali, duke i bërë të ditur Elton Xhemalit se prokurori e ka bërë punën e tij, pasi ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij.

 

Llalla premtoi pastrimin e institucionit nga të korruptuarit

Nga fundi i vitit 2012, kur Adriatik Llalla mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, deri ditën e djeshme janë arrestuar vetëm dy prokurorë për korrupsion, edhe pse rastet e denoncimet nga qytetarët dhe mediat kanë qenë të shumta.

Në prezantimin e parë me trupën e prokurorëve, më 13 dhjetor të vitit 2012, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla iu komunikoi vartësve të tij nevojën urgjente që ky institucion kishte për rifreskim. Ai kërkoi nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme që të impenjohen maksimalisht në drejtim të kontrollit të brendshëm, me qëllim luftën e fenomeneve antiligjore që mund të shfaqen në institucionin e akuzës.

“I takon Prokurorisë së Përgjithshme që të shpërndajë mesazhe në prokuroritë e Apelit dhe të rretheve, se jemi një strukturë e centralizuar dhe duhet respektuar ky detyrim i rëndësishëm ligjor, i cili do të ndikojë në rritjen cilësore të aktivitetit institucional”, – u shpreh prokurori i Përgjithshëm.

Në po të njëjtën fjalë, Prokurori i Përgjithshëm tha se përvoja ka dëshmuar se askush nuk është i përjetshëm në pozicione duke paralajmëruar nevojën për një rifreskim me qëllim rivitalizimin e institucionit të prokurorisë.

Të njëjtën gjë, por me ton të prerë, kryeprokurori do ta përsëriste në një takim me trupën e prokurorëve, ku në krah të tij ishte dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Në takimin e datës 18 dhjetor 2012 Llalla tha se lufta kundër korrupsionit ishte kryeprioriteti i mandatit të tij.

Ai tha se me heqjen e imunitetit nuk do të kishte kufizim për hetimin e zyrtarëve të lartë, duke e konsideruar këtë një ndihmë të madhe për prokurorinë, e cila mund të hetonte cilindo zyrtar të përfshirë në veprimtari kriminale.

“Prokuroria e Përgjithshme do të ndjekë me përparësi çdo rast të dyshuar veprimtarie të paligjshme nga cilido qytetar, duke filluar që nga prokurorët. Do të rivitalizojmë ndjekjen e hetimeve kryesisht, gjë e cila do të shërbejë për të rritur rolin e institucionit në dhënien e drejtësisë”, deklaroi Llalla.

Ai tha se konstatonte se në prokurori vijonte të ndiqeshin metoda të vjetruara pune përsa i përket hetimit dhe drejtimit duke paralajmëruar rifreskimin e institucionit.

Në një intervistë të dhënë në emisionin “Top Story” më 24 janar të vitit 2013, kryeprokurori tha se prioritet i punës së tij do të jetë lufta kundër korrupsionit brenda dhe jashtë prokurorisë.

“Nuk mundet që punonjës të një institucioni që janë vetë të korruptuar të luftojnë krimin apo korrupsionin në vend”, pati deklaruar Prokurori i Përgjithshëm.

Ai njoftoi se kishte nisur disa procese inspektimi në prokurorinë e Tiranës dhe në disa rrethe të vendit si dhe paralajmëroi shqyrtimin me përparësi për ankesat e qytetarëve.

“Dua t’i tërheq vëmendjen çdo prokurori se, ata prokurorë që nuk mund të përmbushin detyrën në mënyrë korrekte, duhet t’u bëjnë një shërbim të mirë qytetarëve dhe vendit, të largohen vullnetarisht nga prokuroria shqiptare”, – apeloi Prokurori i Përgjithshëm.

Kur kanë kaluar tre vjet nga këto deklarata dhe angazhime publike të kryeprokurorit, rezultatet e luftës kundër korrupsionit brenda radhëve të prokurorisë nuk janë aspak bindëse.

Nga fundi i vitit 2012, kur z. Llalla mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm deri ditën e djeshme janë shënuar vetëm dy raste arrestimi prokurorësh si të dyshuar për korrupsion.

Njëri prej tyre, Pëllumb Prençi, ish-drejtues i Prokurorisë së Pukës u denoncua nga emisioni “Fiks Fare”, ndërsa dje prokurori kërkoi arrestimin e prokurorit Petrit Vukaj.

 

Xhemali, drejtuesi i “Benzit” ku humbi jetën komisari

Aksidenti me pasojë vdekjen e shefit të rendit në komisariatin e Delvinës ndodhi më 31 mars të këtij viti në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit tip “Benz” mbeti i vdekur shefi i rendit në Delvinë, Përparim Bizhga, i cili udhëtonte si pasagjer në këtë mjet dhe u plagos drejtuesi i mjetit Elton Xhemali. Aksidenti ndodhi pasditen e 31 marsit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Frakullës”.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 437 EO ka dalë nga rruga duke pësuar disa batime. Si pasojë shefi i rendit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Elton Xhemali, i cili gjendej në automjet si pasagjer. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Fierit, ku pas mjekimit u konstatua se ishte jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë dalja e një prej gomave të automjetit, çka ka çuar në humbjen e kontrollit nga drejtuesi dhe devijimin jashtë rrugës. Pas hetimit të kryer nga policia dhe prokuroria e Fierit u konstatua se përgjegjës për aksidentin ishte drejtuesi i mjetit, Elton Xhemali.

Ai u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, aty ku dhe nisi tentativën për të korruptuar prokurorin nëpërmjet vëllait dhe një oficeri policie gjithashtu të arrestuar. Sipas prokurorisë, Elton Xhemali, Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari janë arrestuar në datën 7 nëntor me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Rrëshqitje masive dheu në Farkë, rrezikohen disa pallate

$
0
0

pallatReshjet e ditëve të fundit dhe ndërtimet pa kriter kanë shkaktuar rrëshqitje masive dheu në zonën e Farkës në Tiranë.

Rrëshqitja e dherave ka ndodhur pak metra mbi Kopshtin Zoologjik, në zonën pranë xhamisë.

Nga rrëshqitja e dherave rrezikohen seriozisht disa ndërtesa shumëkatëshe të ngritura jashtë çdo kriteri në këtë zonë, ndaj banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme./TCH

Video: Makina përfshihet nga flakët, autostrada bllokohet 1 orë

$
0
0

makinaNjë makinë me targa maqedonase u përfshi nga flakët në autostradën Fushë krujë -Milot në zonën e Thumanës, paraditen e sotme.

Mjeti tip Audi A4  fillimisht u përfshi në një aksident, ku u përplas nga një tjetër automjet, ndërsa më pas mori flakë.

Ndonëse zjarri u përhap me shpejtësi, për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.

Aksidenti solli bllokimin për mëse një orë të qarkullimit, që u normalizua falë ndërhyrjes së policisë rrugore.

Në mjetin e djegur udhëtonin 4 persona mes të cilëve një përfaqësues i OSBE në Maqedoni./Ora

Shkodër, arrestohen 3 persona për pengmarrje

$
0
0

pengPasditen e premtes, rreth orës 18:30, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë operacionin “Pengu” në fshatin Plan në zonën e Dukagjinit.

Me këtë rast është bërë i mundur lirimi i S.K., i cili mbahej peng që nga data 21 nëntor si dhe u bë kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të pengmarrjes.

Gjatë operacionit, të dyshuarit si pengmarrës shkëmbyen zjarr me policinë. Megjithatë, është bërë i mundur arrestimi i tre prej tyre. Në pranga përfunduan shtetasit Tomë Shkrepa, Lek Shkrepa, dhe Kolë Dushku si dhe janë shpallur në kërkim P. Dushku, P. Dushku, L. Vala dhe F.Vala.

Besohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng në qytetin Shkodër, shtetasit S.K dhe A.K, ku më pas shtetasin A.K e kanë lënë të lirë me qëllim gjetjen e shumës prej 10 mijë eurosh në këmbim të lirisë së vëllait të tij të cilin e kanë mbajtur peng në fshatin Plan.

“Arsyja e pengmarrjes dyshohet të jetë ndërmjetësimi që ky shtetas kishte bërë me disa shtetas të tjetër të cilët u kishin blerë lëndën narkotike shtetasve të sipërpërmendur dhe s’ju kishin dhënë lekët”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollove u gjetën 15 gëzhoja, model 56, kaliber 7.62, si dhe 275 gram lëndë bimore e dyshuar kanabis sativa./ Top Channel

 

 

 

 

“Futini në burg horrat! Ja ç’i kanë bërë Tiranës”

$
0
0

Nga Mentor Kikia

Shikojini këto foto. Eshtë një bllok pallatesh në Tiranë, pranë ish Kopshtit Botanik, që e hëngrën, e bënë beton. Një babëzi e pafre. Dhe babëzia ja çfarë prodhon.

Disa pallate po shemben, banorët që i kanë blerë me cmime si të ishin në Milano e Athinë, janë evakuuar. Të shpëtojnë kokën të paktën. Pallatet janë ndërtuar më dendur se pemët e një pylli. Njeri prej atyre syresh ndërtues kishte hapur gropën, e prej tre vjetësh e kishte lënë ashtu. Shiu bëri të tijën dhe dherat rrëshqitën duke nxjerrë themelet e pallateve të tjera në dritë. Nuk është dashur shumë “mund”. Pallatet janë mbështetur sup më sup, aq denduar janë ndërtuar sa sot nuk futen dot as kamionët të sjellin material për të penguar erozionin.

Policia ka shpallur në kërkim ndërtuesin. Pijini lëngun edhe po e kapët! Por kush i ka dhënë lejen e ndërtimit për këtë katrahurë? Për ato pallate që po shemben, të tjerët pranë tyre dhe gropën që po u bën gropën qindra njerëzve tani. Kjo është tani zona “elitare” e Tiranës, që deri dje administrohej nga komuna Farkë. Nën drejtimin e një kryetari, 15 vjet në pushtet, kurora që rrethon Tiranën është sot një maskaradë, jo vetëm urbanistike, por edhe e rrezikshme tashmë. Nuk ka pse pritet reforma në drejtësi. Nëse ka një fije shtet në këtë palo vend, dërgojini në burg ata që kanë dhënë lejet për këtë geto të tmerrshme, mu bash në ballë të kryeqytetit. Të paktën të mos kapardisen, në kohën kur njerëzit që kanë blerë shtëpitë me kursimet e jetës bredhin nëpër hoteleve, e nesër nëpër çadra ndoshta.

ndertim

Ngacmoi 19-vjeçaren në tren, shqiptari dëbohet nga Britania

$
0
0

treniNjë 21-vjeçar me kombësi shqiptare do të dëbohet në Shqipëri pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual.

Besnik Ferizolli, u arrestua nga polica e transportit pasi ngacmoi një femër në një stacion treni në Londër.

Sipas policisë, Ferizolli i ka kërkuar një 19-vjeçareje që të ulej pranë tij.

Më pas ai e ka puthur atë dhe i e ka përfaquar atë para se të hipnin në tren.

Më pas ai është ulur krah saj duke e puthur sërish në qafë. Shqiptari pretendon se vajza i ka dhënë atij dhe numrin e telefonit.

Gjatë udhëtimit, Ferizolli ka vazhduar ta ngacmojë vajzën dhe intimiduar atë deri sa ai ka zbritur nga treni.

Hetuesit thonë se Ferizolli ka bërë që 19-vjeçarja të ndihet e frikësuar, e kërcënuar dhe në kushte jo të rehatshme.

“Askush nuk duhet të ndihet në këtë mënyrë dhe çdo kush ka të drejtë të udhëtojë pa frikë në rrjetin e transportit. Inkurajojmë qytetarët që të raportojnë sjelljet e padëshiruara seksuale”, u shpreh hetuesi i çështjes./Marrë nga shqiptarja.com

Nga torta te tollumbacet, simbolikat e ndryshme për festën e Pavarësisë

$
0
0

Në memorien e shumëkujt ka mbetur si një imazh i keq torta për 100-vjetorin e pavarësisë së Tiranës.

Organizimi i dobët iu kthye në bumerang ideuesve të atëhershëm.

Por ndërkohë që dhënia e ushqimit falas për raste festash krijon përshtypjen e dhënies së mëshirës e lëmoshës, nuk është se lëshimi i sotëm i tollumbaceve në kryeqytet mbart një simbolikë më nderuar.

Një sipërfaqe gome e mbushur nga brenda me ajër, ngjitet lart dhe me trysninë atmosferike plas.

Nga torta te tollumbacet, ndryshon forma por jo përmbajtja, që është e njëjtë, lëmoshë, apo fasadë qoftë: le të shtiremi të gjithë për një ditë se jemi të gëzuar dhe t’i harrojë problemet dhe lojërat me pushtet.

tollumbacet

festimet


Fotot: Ndërtimet barbare në Tiranë që mund të marrin jetë…

$
0
0

Këto foto tregojnë rreshqitjen e dheut pranë një pallati i cili rrezikon të shembet në zonen e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Këto rreshqitje janë shkaktuar nga gërmimet e një firme ndërtimi e cila ka ndërprere punimet prej një viti.

Foto tregojnë për një dyndje ndërtimesh pa asnjë kriter mjedisor apo inxhinierik.

Herët a vonë, kjo babëzi dhe barbari do të na kthehet kundër…

pallati3 pallati2 pallati1 pallati

Përgjimet e 2 trafikantëve të drogës: Si e shpërndanin heroinën…

$
0
0

sonila_dinoshi_aurora_lico_13458Zbardhen disa prej bisedave të përgjuara nga Prokuroria e Tiranës gjatë hetimit disamujor ndaj grupit prej 36 personash të akuzuar për shitje heroine dhe kokaine.

Më 18 nëntor 2015, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 36 personave, të akuzuar si pjesë e një grupi që kishte shitur në kryeqytet sasi droge me vlerë rreth 900 mijë euro. Pjesë e grupit ishin edhe dy femra, Sonila Dinoshi dhe Aurora Liço. Në një pjesë të dosjes thuhet se Armando Murati është një nga shpërndarësit e drogës që merr direktiva nga Kol Kllapi, Juljan Bushati, Sonila Dinoshi për veprimet që kryen si shitës narkotikësh. Ai bën edhe furnizim dhe grumbullim të lekëve nga shitësit e tjerë të lëndës narkotike. Në dosje thuhet se Kol Kllapi dhe Sonila Dinoshi kanë një apartament në rrugën “Mihal Grameno”, diku pranë “dyqanit të vajgurit”, në një pallat 6­katësh. “Sasia e drogës ndahej në porcione 0.3 gramë nga Sokoli dhe Sonila duke paketuar 200­250 porcione. Një porcion shitej 1 mijë lekë të reja”, thuhet ndër të tjera në dosjen e paraqitur nga prokuroria në gjykatë për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve.

PËRGJIMET

Biseda e mëposhtme është paraqitur nga prokuroria si provë në gjykatë për disa nga të akuzuarit si pjesë e grupit që shpërndante drogë në Tiranë. “Nga biseda e zhvilluar mes shtetasve Juljan Bushati dhe Astrit Beka, rezulton se Bushati i kërkon shitësit të tij, Astrit Beka, që t’i shesë lëndë narkotike shtetases E.B., e kapur në flagrancë me 8 doza heroine. Ai në këtë telefonate sqaron shtetasin Astrit Beka se ajo është kliente e A.Muratit. Nga ana tjetër, Astrit Beka sqaron Juljan Bushatin se ka komunikuar në telefon me Kol Kllapin për këtë rast.

Përgjim, data 12 gusht 2015, bisedë mes Juljan Bushatit, sipas prokurorisë, me numër fundor 835 dhe numrit që mbaron me 119 që përdoret nga Astrit Beka:

Beka: Alo…

Bushati: O Titot, jape me vëlla atë telefonin me vëlla, ça tipi je ti me vëlla

Beka: O shoku, ej, po jom në lëvizje me makinë e nuk nigjoj me burr, se hape nji zbrit hyz zbrit, ♪5a t’boj unë. Fola me Kolin tani.

Bushati: Ore, lene me Kolin, do t’i shkosh tjetrës, Tit apo të vij vetë në Tiranë tashi, si o puna?

Beka: O shoku, po jom në lëvizje me shoku, në lëvizje, se jam rrugës o shoku, s’ka ankesa shoku.

Bushati: O vlla, do t’i shkosh asaj me vlla, që e ke taten o ti…

Bushati: O ti, e jotja është see Mandit ajo, që po t’merr, o Tit.

Beka: Nuk e nigjova mor burrë

Bushati: Ore, është klientja e mandit ajo e jotja

Beka: Po pra, m’tha, m’tha

Bushati: Ça…

Beka: Po do vij pra

Bushati: Do t’i shkosh ti asaj aty

Beka: Ku ven vlla

Bushati: Po ku të tha o mole

Beka: Po ja do vij vet mo burrë tani o po thuaj ta mori njiherë. O ku të shkoj unë, se iki unë, pra thuaji.

Bushati: Po mere me vet se e ke numrin. Mere se është e mirë ajo me Tit, mos e le ashtu.

Beka: Po mirë, pra, si e ka emrin ajo?

Bushati: Ja pra, E…. e ka

Beka: Po, okej, m’tha pra. Okej, hajt, se e mor prapë unë i them prapë unë direkt tani. Hajde pa merka o burr, se isha nven tjetër tani.

Bushati: Ja, ajo po mere tashi ktu direkt./Panorama/

 

Prangoset punonjësi i SHISH, udhëtonte i dehur me makinë

$
0
0

policia-rrugore-te-dehur-1024x785-620x475Një punonjës i SHISH është arrestuar në gjendje të dehur. Policia ka bërë të ditur se dje ka vënë në pranga në flagrancë, Arian Ulqinakun, 45 vjeç, banues Tiranë.

Ky është konstatuar në rrugën “Misto Mame”, duke drejtuar mjetin tip “Opel Astra”, me targë “AA 190 JN”, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, është duke u verifikuar nëse në momentin e konstatimit të gjendjes së dehur ky shtetas ka qenë në detyrë apo jashtë saj.

Speciale: Bandat shqiptare të 25 viteve, armatimi dhe niveli i arsimit

$
0
0

bandat-700x459Në pjesën e dytë të autopsis së grupeve kriminale në Shqipëri, jepen detaje nga dosjet penale, armatimi dhe niveli arsimor i pjesëtarëve të këtyre grupeve. Ajo që bie në sy në këtë analizë është fakti se grupet kriminale shqiptare kur është fjala për fitime nuk kanë skrupuj për të bashkëpunuar edhe me grupe kriminale serbe, pavarësisht qëndrimeve gjeopolitike, apo folklorizmave patriotik.

Mosha mesatare e personave të përfshirë në grupe kriminale

Gjatë shqyrtimit të një sërë dosjesh të gjykuara në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe të personave nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprat penale të kryera, rezulton se mosha mesatare e personave të përfshirë në krim të organizuar luhatet nga 30 deri në 40 vjeç, ndërsa mosha më e madhe e personave të përfshirë në trafik armësh dhe municionesh, luhatet nga 40 deri 50 vjeç.

Duke analizuar vendimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, del në masën më të madhe të pandehurit të akuzuar për krijim, drejtim dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale në Shqipëri, në harkun kohor të viteve ’98- 2001, kanë lindur në vitet ’70.

Të dhënat nga dosjet për personat me precedentë penalë

Një e dhënë shumë interesante del nga shqyrtimi i rreth 102 vendimeve të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Rreth 88% e të pandehurve të gjykuar për veprimtari kriminale nuk kanë qenë të dënuar më parë nga gjykatat shqiptare.

Shumica prej tyre kanë qenë të papunë dhe në kushte të vështira ekonomike, përpara se të merreshin me veprimtari kriminale. Po nga këto dosje rezulton se shumë persona të përfshirë dhe të dënuar për trafikim të drogës, si heroinë dhe kokainë, jashtë Shqipërisë, pasi kanë bërë dënimin jashtë kanë ardhur në Shqipëri, duke krijuar “perandorinë” e tyre kriminale dhe më pas, duke e lidhur botën e tyre të krimit në Shqipëri me rrjetet kriminale në vendet e tjera jashtë Shqipëris.

 

Llojet e armatimit që përdorin

Pistoletat janë armatimi më i rëndomtë që përdorin grupet kriminale në Shqipëri. Ato fillojnë që nga pistoletat TT, Zastava, Beretta, etj. Këto armë ato i mbajnë kryesisht për vetëmbrojtje, por edhe për të goditur kundërshtrët apo për presion ndaj viktimave të tyre në rastet e gjobvënies. Armatimi i rëndë nuk është pjesë e zakonshme e këtyre grupeve.

Ato mësë shumti mbahen në shtëpi. Janë të rralla rastet që grupet kriminale kanë përdorur armë të kalibrit të rëndë për të eleminuar kundërshtarët e tyre. Në evidentimin e këtyre fakteve të mësipërme shërbejnë armët e zbuluara dhe të sekuestruara në çastin e arrestimit të personave, gjatë kontrollit fizik të tyre, të automjetit dhe të banesës. Krahasuar me shumë vite më parë kur bandat dhe grupet kriminale përballeshin me dhunë ekstreme deri dhe publikisht, sot vihet re se ato i janë shmangur këtyre taktikave.

Rrethanat e reja kanë çuar edhe në adaptim të mënyrës së funksionimit të grupeve kriminale, pasi ato, duke vënë re edhe rritjen e forcës zbuluese të krimeve nga ana e policisë, janë detyruar të kamuflojnë më shumë veprimtarinë e tyre, duke lënë dhunën si mjetin e fundit për zgjidhjen e problemeve. P.sh: trafikantët e femrave për qëllime seksi përdorin më shumë dhunën psikologjike se atë fizike.

Nga ana tjetër ekspertët arësyetojnë se niveli i ulët i dhunës mes grupeve rivale, kryesisht, lidhet me mungesën e nevojës nga ana e këtyre grupeve për të kontrolluar territore. Shqipëria duke qenë një treg i vogël për shërbimet që ofron tregu kriminal, sa i përket drogës dhe seksit, grupet e krimit të organizuar vlerësojnë se përfshirja në beteja të dhunshme për një treg që sjell pak fitim, ka kosto të lartë e të panevosjhme. Gjithësesi, vrasjet me pagesë dhe vendosja e tritoleve shihen si përpjekje për të dominuar edhe atë pak treg që është.

Shkalla arsimore e personave në grupet kriminale

Arsimi i mesëm mund të konsiderohet si niveli më i lartë arsimor i këtyre grupeve kriminale. Mësë shumti anëtarët e këtyre bandave janë me arsim 8 vjeçar dhe në jo pak raste edhe pa arsim.

Por kjo “tabu” kohët e fundit duket se është shkelur, pasi vihet re se gjithnjë e më shumë në botën e krimit të organizuar po përfshihen edhe persona me arsim të lartë.

Por më shumë se tendencë, kjo duket se vjen edhe si rezultat i shpartallimit gjatë dy dekadave të arsimit të lartë në Shqipëri, ku marrja e diplomës nga kushdo është bërë gjëja më e thjeshtë e mundur.

Niveli i bashkëpunimit në rang ballkanik dhe europian 

Ekspertë të fushës së kriminologjisë shprehen se grupet shqiptare nuk kanë paragjykime sa i përket bashkëpunimit me grupet e tjera brenda apo jashtë Shqipërisë, kur bie fjala për “ndarjen e tortës” së fitimeve nga veprimtarit kriminale.

Por ato përpiqen të jenë të pavarur sa i përket formës së organizimit dhe të veprimit. Fillimisht bashkëpunimi i grupeve kriminale shqiptare me ato të huaja ka qenë me grupet mafioze italiane dhe ato turke, kryesisht në tregun e drogës. Në Itali grupet shqiptare arritën të kenë një pavarësi relative përball grupeve kriminale italiane, në fushën e trafikut të drogës, prostitucionit dhe kontrabandës.

Grupet e para shqiptare të krimit të organizuar morën “licensë” nga grupet mafioze të Sacra Corona Unita për shfrytëzim prostitucioni në një zonë të caktuar, duke marrë si shkëmbim furnizim me drogë dhe armë nga shqiptarët. Përveç bashkëpunimit me grupet italiane dhe turke afro 48 grupe të organizuara kriminale shqiptare kanë bashkëpunuar edhe me grupe në shtete të tjera kryesisht në vende fqinj si Greqi, Maqedoni, Kosovë, por edhe deri me ato në Moldavi, Ukrainë, Bullgari e Rumani. Grupet kriminale brenda Shqipërisë, nisur dhe nga fakti se vendi ka një treg modest, bashkëpunojnë vazhdimisht me grupet kriminale shqiptare që veprojnë në vendet e BE-së, por edhe me ato malazeze, boshnjake, serbe dhe maqedonase, pa u ndikuar aspak nga dallimet politike apo legjendat Ballkanike. Ky bashkëpunim shtrihet kryesisht në trafik droge dhe armësh.

Ajo që vihet re është fakti se në këtë periudhë, sipas vendimeve të gjykatave, ka dhe jo pak shtetas të huaj si italianë, grekë, boshnjakë, kroatë dhe të nënshtetësive të tjera evropiane në transportimin e lëndëve narkotike nga dhe përmes Shqipërisë, për llogari të grupeve shqiptare të krimit të organizuar. Kjo duket lidhet me situatën ekonomike të vështirë në këto vende. Mund të themi se kemi një kthim me “kokë poshtë” të skemës së viteve ’90, kur grupet kriminale shqiptare hyn në botën e krimit./javanews.al/

Fotolajm: Fuoristrada shqiptare kapet me drogë në gomë në Mal të Zi

$
0
0

Pronarit të kësaj autoveture shqiptare nuk i ka ecur që të çojë ca “bukë” deri në Kroaci. Duke i rënë nga Mali i Zi dhe pikërisht në një prej doganave mes Malit të Zi dhe Kroacisë, automjeti është zbuluar se në gomën e parme kishte future disa pako me kanabis.

 

Tregti me gurët e çmuar: Sekuestro 2 mln euro llogarisë së “Alenfra”

$
0
0

krimet-e-renda_1-1Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestron mbi llogaritë bankare në vlerë 2 milionë euro të shoqërisë “ALENFRA”, me adminstratore shtetasen italiane, Simonetta Coniglio, pasi dyshohet se janë të ardhura të krijuara nga aktiviteti i pastrimit të parave.

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë mbi llogaritë e Coniglios, e cila tashmë, në bazë të ligjit “Antimafia”, duhet të justifikojë vërtetësinë e burimit të kësaj shume, e gjendur në degën e Kavajës së një bankë të nivelit të dytë.

Sipas regjistrimit në QKR, shoqëria “ALENFRA” do të merrej me “import – eksport, tregtim me shumicë dhe pakicë i gurëve të çmuar, metaleve të çmuara”, nga Tanzania, në drejtim të Shqipërisë e më tej në Europë. Për këtë arsye, shoqëria ka qarkulluar shuma të ndryshme nga Tanzania në drejtim të bankës në Shqipëri, të cilat arrijnë në shumën e 2 milion eurove. Por lëvizjet e shpeshta në këto llogari (derdhje dhe tërheqje brenda një kohe të shkurtër) kanë krijuar dyshimet se po kryhej veprimtaria e paligjshme e pastrimit të parave.

Fillimisht, ndaj këtyre llogarive, me kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, është vendosur masa e sekuestros preventive për këto llogari bankare. Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Kavajë dhe ka vendosur sekuestro preventive për një periudhë një-vjeçare (dy herë nga 6 muaj). Brenda këtij afati të vendosur nga gjykata për sekuestro preventive (i cili përfundon në muajin Nëntor 2015), Prokuroria e Kavajës duhet të provonte se shtetasja Simonetta Coniglio, në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Sergio Pisaneschi dhe bashkëpunëtorin Paolo Tadeo, po zhvillonin aktivitetin e pastrimit të parave në Shqipëri.

Në kuadër të këtij hetimi, brenda këtij afati kohor, Prokuroria e Kavajës arriti të informohej nëpërmjet letër-porosive se të tre shtetasit italianë kishin precedentë penalë në vendin e tyre për “mashtrim” dhe “procedura mashtruese falimenti”. Ndërkohë, ende nuk kanë mbërritur përgjigjet e letër-porosive për aktivitetin financiar të këtyre shtetasve, me qëllim për të vërtetuar nëse kanë mundësitë financiare për të qarkulluar shuma të tilla parash.

Në kushtet kur, në pamundësi kohore për të vijuar hetimet për shkak të mosmbëritjes së letër-porosive, si edhe në kushtet kur afati i sekuestros preventive i vendosur nga ana e Gjykatës së Kavajës (konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit Durrës) po përfundonte dhe llogaritë e sekuestruara mund të zhbllokoheshin, atëherë ndërhyn Prokuroria për Krime të Rënda, e cila merr lejen nga Gjykata për Krime të Rënda për të sekuestruar këto llogari bankare, mbështetur në ligjin “Antimafia”.

Në ndryshim nga hetimet e prokurorive të rretheve, kur për veprimtarinë e pastrimit të parave, i takon organit procedues të vërtetojë burimin e paligjshëm të parave, në bazë të ligjit “Antimafia” që ka për kompetencë Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda, barrën për të justifikuar pasurinë e tyre e e kanë personat e dyshuar për “pastrim parash”./shqiptarja.com/

 

 

13 të arrestuar gjatë festimeve për Pavarësinë në Tiranë

$
0
0

policia-rrugore-ndalime13 persona u arrestuan nga policia e Tiranës gjatë natës për shkak se u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

24 të tjerë u penalizuan me pezullimin e lejes së drejtimit për përdorim të alkoolit. Janë këto disa nga masat e policisë së Tiranës ndaj personave që ndaloi në disa pika të kryeqytetit.

Shumica e tyre deklaruan në polici se kishin qenë nëpër lokale të ndryshme për të festuar 103-vjetorin e Pavarësisë. Por ky nuk ishte justifikim për policinë.

23 drejtues të tjerë automjetesh u penalizuan me pezullim të patentateve për tejkalim të shpejtësisë, të matur me radar. Numri më i madh i shkeljeve ishte për shkelje të semaforit. Për këtë, u ndëshkuan 121 qytetarë.

  • 13 persona të arrestua në gjendje të dehur
  • 24 leje drejtimi të pezulluara për përdorim të alkoolit
  • 23 leje drejtimi pezulluar për tejkalim të shpejtësisë, matur me radar
  • 121 të ndëshkuar për shkelje të semaforit

 

 


Trafikonin njerëz me gomone nga Franca në Angli, rrjeti drejtohej nga shqiptarët

$
0
0

trafikTrafik njerëzish me gomone nga brigjet e Francës në ato të Anglisë, ku të përfshirë ishin një grup trafikantësh shqiptarë, tashmë të arrestuar nga policia franceze.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditëshmja britanike “Daily Mail”, që ka mundur të sigurojë fotot e një gomoneje, e cila kishte sjellë emigrantë në zonën e Kentit, në jug të Anglisë. I rekrutuari për të ndërmarrë këtë operacion trafikimi është francezi David Turpin, i fotografur mbi gomone menjëherë sapo ka mbërritur në brigjet angleze.

Sipas “Daily Mail”, peshkatari francez Turpin besohet se sapo kishte sjellë një grup emigrantësh nga zona e Calais (Kale) në Francë, të cilët kishin paguar 10 mijë stërlina secili. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai tha se kishte ngatërruar rrugën gjatë natës në det dhe se gomonja i ishte prishur në zonën e Kentit.

Policia thotë se ai nuk dha sqarime për gjetjen e 16 jelekëve të shpëtimit, në gomonen që kushton 40 mijë stërlina. Po ashtu, francezi nuk dha shpjegime edhe për hartën elektronike të vijës së peshkimit, që ai kishte ndjekur.

Banorët e zonës së Kentit e gjetën peshkatarin të vetmuar, mbi gomone në breg të detit, moment që edhe e fotografuan atë. Ai u tha atyre se, ishte i gatshëm t’u paguante menjëherë 2.800 stërlina për ta fshehur gomonen, në mënyrë që ta merrte një ditë më pas.

Turpin u arrestua në zonën Dunkirk në Francë, së bashku me 5 perona të tjerë, të përfshirë në një rrjet trafikimi njerëzish të drejtuar nga shqiptarë.

Secili nga pjesëtarët e grupit të trafikantëve rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg. David Turpin akuzohet se ka vënë në shërbim të trafikut gomonen e peshkimit. Policia franceze mendon se ai paguhej me 1.000 stërlina, për çdo person që çonte në Angli, ndërsa në momentin e arrestimit, kreut të këtij grupi trafikantësh iu gjetën të fshehura 90 mijë euro./ Top Channel

Punonjësi i Gardës qëllon me armë tek ambasada amerikane

$
0
0

ushtria4

Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë në hetim, pasi ka qëlluar me armë pranë ambasadës Amerikane në Tiranë.

27-vjeçari Indrit Tollia u shoqërua në polici pasi qëlloi me armë në ajër dhe është vënë nën hetim për “prishje të qetësisë publike”.

Në dëshminë e tij në polici, Tolli ka thënë se kishte “qëlluar me armë sepse e kishin sulmuar qentë endacakë”.

Fotot: Ja kush janë nostalgjikët e Enver Hoxhës

$
0
0

Në këto foto dallohet qartë grupi i komunistëve teksa i drejtohej sot Varrezave të Dëshmorëve.

Të moshuarit kanë sfiduar opinionin publik, me përkrahjen e tyre për diktatorin.

V

V

enveri6 enveri5 enveri4 enveri3 enveri2 enveri1 enveri

Absurdi: OSSHE lë pa drita banorët, njësitë vendore ndrisin rrugët… edhe ditën!

$
0
0

Edhe pse është bërë një fushatë e konsiderueshme për ndëshkimin e abuzuesve me të energjisë elektrike dhe janë mbledhur shumë para, pavarësisht reshjeve të shumta të shirave, mjaft zona vazhdojnë të vuajnë mungesën e dritave në orare të caktuara.

Ndërkohë, njesite vendore në mjaft qytetet të vendit, ka luksin ta lëtë ndriçimin rrugor ndezur gjatë gjithë ditës!!

Shkoder

Shkembi i Kavajes

“Dënim me burg prostitutave”, Gjykata Kushtetuese s’pranon falje

$
0
0

ShowImageGjykata Kushtetuese nuk i fali prostitutat nga dënimi me burg. Neni 113 i Kodit Penal mbetet në fuqi. Në interpretimin e saj, Kushtetuesja nuk pranoi ta ndajë prostitutën e shfrytëzuar nga tutori shfrytëzues.

Gjykata e Lartë kishte kërkuar disa kohë më parë shfuqizimin e paragrafit të parë të nenit 113 të Kodit Penal, që parashikon dënimin nga gjobë deri në 3 vjet burg për çdo person që ushtron prostitucion, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Për Gjykatën Kushtetuese, kërkesa është e pabazuar, pasi neni në fjalë nuk cenon barazinë gjinore.

“Neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Për më tepër, dispozita dënon subjektet, kategorinë e meshkujve/femrave që ushtrojnë prostitucion me vullnet të lirë”,- thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Më tej, Kushtetuesja arsyeton se: “asnjë nga palët në gjykim nuk paraqiti të dhëna për të argumentuar se viktimat e prostitucionit mbrohen më mirë me dekriminalizimin e kësaj vepre penale, ose me përcaktimin e kësaj vepre si kundërvajtje administrative”.

 

Viewing all 8128 articles
Browse latest View live