Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Avionë luftarakë për të dëbuar 100 mijë azilkërkuesit shqiptarë

$
0
0

azil100 mijë azilkërkues nga Shqipëria e Kosova do të kthehen nga Gjermania me urdhër të Kancelares Angeala Merkel, me ndihmën e avioneve luftarakë.

E përditshmja gjermane “Bild Zeitung” njofton se Qeveria Federale është duke planifikuar, ndër të tjera përveç fluturimeve të planifikuara të linjave të rregullta edhe përdorimin e avionëve ushtarakë gjermanë “Transall” dhe pilotët e Bundeswehr-it për deportimet e azilkërkuesve nga Gjermania.

Është bërë e ditur që azilkërkuesve nuk do t’ju njoftohet fare koha e dëbimit, në mënyrë që këta të mos ikin nga vendbanimet e tyre.

Përveç kësaj, kriteret e tolerancës, që në Gjermani njihen edhe si “Duldung”, do të rishikohen dhe do të bëhen më rigoroze.

Qeveria Federale ka vendosur një paketë masash për të përshpejtuar procedurat për një dëbimin më të shpejtë të azilkërkuesve.

Kuota e njohjes së azilkërkuesve nga Ballkani nuk mbërrin as në 1 përqind, kurse prania e tyre në këtë shtet vetëm këtë vit është pothuajse e barabartë me refugjatët nga Siria.

Kancelarja Angela Merkel (CDU) kishte bërë thirrje kohët e fundit për nga përshpejtim të procesit të deportimit edhe më të shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar./ABCNews


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128