Drejtësia belge pritet që të nisë sot një tjeter proces ndaj Mark Frrokut, i akuzuar për vrasjen e një bashkëkombasi në vitin 1999 në Belgjikë.
Procesi do zhvillohet në Gjykatën e Apelit në qytetin Nivél.
Dosja e Frrokut u transferua nga Brukseli në ketë qytet, pasi gjykata më e lartë urdhëroi rigjykim të çështjes pas gabimeve procedurale.
ABCNews ka mësuar nga një zëdhënës i gjykatës belge, se çeshtja gjyqesore formalisht nuk është regjistruar nën emrin Mark Frroku, por në emrin Besnik Morina.
Sipas dosjes penale të Mark Frrokut, Besnik Morina është një nga identitetet false që Mark Frroku perdorte në Belgjikë.
Dosja që u publikua në prill të këtij viti, identifikoi Frrokun me emrat Besnik Morina, Dritan Frroku e Piro Sofrani dhe si tutorin e Mirës, një vajze shqiptare me inicialet M.M qe detyrohej te prostituonte.
Frroku do gjykohet për vrasjen e Aleksander Kurtit, më 5 mars të vitit 1999 në Bruksel.
Për ketë vrasje deputeti Mark Frroku është denuar me 10 vjet heqje lirie, por e ka apeluar çështjen e tij në Gjykatën e Lartë.