Mëngjesin e sotshëm, policia greke ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar që transportonte kanabis me makinën e tij.
Mediat greke njoftojnë se ishin punonjësit e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Igumenicës që kërkuan të kontrollonin një makinë, në të cilën udhëtonte personi në fjalë.
Por, ai nuk i ka ndaluar policisë dhe e ka shtuar shpejtësinë. Ngjarja ndodhi në Filat.
Pas një farë kohe ndjekjeje, policia greke e ka arritur makinën dhe e ka arrestuar shoferin, që nuk bëri rezistencë dhe ushtroi kontroll në makinën e tij.
Pikërisht aty zbuloi dhe arsyen e arratisjes së tij prej saj: Në pjesën e pasme ndodheshin 130 pako me 141 kg kanabis në total.
Bashkë me drogën e kapur, shqiptarit të arrestuar tashmë iu sekuestrua makina dhe celulari.
Në foto, makina e kapur me pakot me kanabis.