Vajza me inicialet E.D., ishte duke luajtur pranë shtëpisë së saj, rreth orës 15:00, të së dielës.
Papritur një mur ndarës u rrëzua, duke e zënë poshtë fëmijën 8 vjeç, thanë dëshmitarë të ngjarjes.
Megjithëse është dërguar menjëherë në spital, doktorët nuk mundën të bëjnë asgjë.
E mitura nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.
Sipas banorëve të lagjes, muri ra për shkak të lagështirës dhe për shkak të amortizimit.