Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Burg përjetë turkut që vrau dy fëmijë shqiptarë

$
0
0

turku-685x424Ibrahim B, 44-vjeçari turk që u akuzua për vrasjen dy fëmijëve kosovarë të komunitetit rom, u dënua me burgim të përjetshëm.

Sipas “Bild”, vendimin e dha gjykata e Hanoverit, në Gjermani. Hetimet provuan se ai kishte vrarë në vitin 2007 Jenisa M, një vajzë 8-vjeçare, mbesa e ish-të dashurës së tij.

Më 7 shtator të atij viti vogëlushja kishte dalë nga shtëpia për të shkuar tek halla e saj, e cila banonte në të njëjtin pallat me turkun Ibrahim B, në lagjen “Ihme Zentrum” të Hanoverit.

Për herë të fundit ajo ishte parë në ashënsor nga disa banorë.

Ajo u zhduk pa lënë gjurmë. Të afërmit e vajzës dyshuan tek Ibrahim B.

Rrobat e vogëlushes u gjetën në një autostradë. Ibrahim B. tregoi se trupin e kishte fshehur në një pyll.

Dyshohet se ai mund të ketë abuzuar me të seksualisht përpara se ta vriste.

Turku Ibrahim B. akuzohet gjithashtu se përpara vrasjes së Jenisës, ai kishte vrarë një tjetër vajzë shqiptare të komunitetit rom, Danon, 5 vjeçe.

Gjykata provoi se Ibrahimi në vitin 2007 rrëmbeu mbesën e ish-të dashurës së tij, e vrau në Wunstorf dhe më pas e fshehu.

Vrasësi është ndier gjithmonë i fyer nga familja rome me prejardhje nga Kosova, duke thënë se, vrasjen e kishte bërë nga “urrejtja për shqiptarët”, raportojnë mediat.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles