Zbulohet një laborator i përpunimit dhe paketimit të drogës në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Në operacionin antidrogë “Koordinatat”, policia ka sekuestruar brenda laboratorit rreth 700 kg hashash.
Ndërkohë që në momentin e aksionit janë arrestuar në flagrancë 7 persona, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen të ditura nga policia.
Sipas bluve, operacioni vazhdon dhe priten arrestime të tjera në orët në vijim.
Mësohet se droga ishte gati për t’u transportuar dhe do të shpërndahej në vendet fqinje./ABCNews