Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vrau shqiptarin që ndërhyri për të ndarë, Prokuroria: Burg përjetë autorit

$
0
0

vrauNë Gjykatën e Barit po zhvillohet gjyqi për vrasjen e Florian Mesuti, të riut shqiptar që u vra më 29 gusht të vitit të kaluar. Prokurori Blado Pisani kërkoi dënim me burg të përjetshëm për autorin, 23-vjeçarin italian, Francis Caldarola.

Mesuti u vra pasi ndërhyri për shuarjen e një sherri fëmijësh. Krahas, në gjyq ka edhe pretendime për dëm civil, ku Komuna e Barit ka kërkuar 500 mijë euro ndërsa shtatë të afërm të viktimës kanë kërkuar në total 1.5 milionë euro dëmshpërblim.

Vrasja e shqiptarit erdhi pasi Mesuti ndërhyri në një sherr mes fëmijësh, ku ishin përfshirë fëmija e një bosi të grupit kiminal “Liria e Barit” dhe një fëmijë shqiptarë. Gjykata pritet të japi vendimin për të akuzuarit më 28 tetor.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128