Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka paditur të përditshmen Telegraf me akuzën e shkaktimit të dëmit.
Ai këkron që pala e paditur te pergenjeshtroje deklaratat/shkrimet e publikuara ne median e shkruar dhe ate elektronike; si dhe t’i paguajë demin jo-pasuror te shkaktuar si rezultat i cenimit te nderit dhe dinjitetit, ne shumen 10.000.000 leke (të reja).
Padia është regjistruar sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.
Gazeta kishte kohë që e sulmonte ministrin dhe në një shkrim të saj ndaj tij, ajo shkruante se Gjiknuri ishte pritur me protesta, gjatë njië vizite të tijën në Gramsh.