Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Foto: Korçë, kapen 880 kg kanabis, 4 në pranga

$
0
0

11040850_1031392713577554_8317622912003962842_oKapen 880 kilogramë kanabis sativa dhe në pranga janë vënë 4 persona.

Policia e Korçës ka bërë të ditur se, të arrestuarit janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Prita”.

Aksioni është bërë nga strukturat e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Policisë Qarku Korçë, u finalizua me sukses, operacioni “Prita”.

Si rezultat i kësaj pune, në afërsi të fshatit Dushar, Bashkia Maliq-Korçë, u sekuestruan: 880 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, sasi kjo e ambalazhuar në 30 thasë me material sintetik në ngjyrë të bardhë, si dhe disa bimë narkotike kanabis të kultivuara.

Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u arrestuan edhe:

Mario Voda, 33 vjeç, banues në Pojan – Korçë.

Skënder Nakoleci, 41 vjeç, banues në Sheqeras – Korçë.

Bledar Emini, 34 vjeç banues në Bulgarec – Korçë.

Marsel Bakollari, 22 vjeç banues në Dushar – Korçë.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:

880 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike kanabis sativa të kultivuara.

2 automjete si edhe 3 aparate telefonik celularë.

Bimët narkotike të gjetura në 30 thasë, u asgjësuan me djegie, në afërsi të vendit të ngjarjes dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.

kanabisi (3)

kanabisi (4)

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles