Një tjetër shqiptar dyshohet se mund të jetë vrarë në Siri duke luftuar për ISIS.
Bëhet fjalë për një të ri nga fshati Rëmenj i Pogradecit, i quajtur Dorian Kuqo.
Familjarët e tij i kanë thënë policisë se, Doriani ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri apo Irak.
Por autoritetet shtetërore nuk e konfirmojnë zyrtarisht vdekjen, pasi kanë dyshime se kjo mund të jetë një strategji e familjarëve të tij për të larguar agjentët e antiterrorit që i janë vënë në ndjekje.
25-vjeçari Dorian Kuqo, është larguar drejt Sirisë në korrik të vitit 2013.
Ai ka qenë “nxënës” i Genci Ballës, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, i cili po gjykohet tashmë nga Krimet e Rënda për rekrutimin e luftëtarëve dhe dërgimin e tyre në luftë përkrah ISIS në Siri e Irak.
Një ditë më parë mediat në Kosovë raportuan për vdekjen e një tjetër shqiptari në Siri, Bekim Mulollit.