Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e që tronditi Mamurrasin këtë mëngjes, ku mbeti një person i vrarë dhe katër të tjerë të plagosur.
Sipas policisë, shkak i konfliktit ka qenë një grindje mes dy kushërinjve, Enrik Mamli – i cili është edhe autori i vrasjes së Naim Tafës – dhe Dorian Mamlit, shkruan Panorama.
Shakak i konfliktit, sipas Policisë ka qenë shoqërimi i Dorian Mamlit me Naim Tafën.
Ky i fundit kishte qëne i dënuar në Itali dhe sapo kishte dalë nga burgu.
Enriku i kishte kërkuar kushëririt te vet, qe te mos shoqerohej me shtetasin Naim Tafa dhe të afërmit e tij pasi me këta persona ka pasur konflikt të mëparshëm jashtë shtetit. Por shtetasi Dorian Mamli, nuk i eshte bindur kusheririt te tij duke i thene qe i ka shoke dhe do shoqërohet me ta.
Armët e krimit, të sekuestruara në vendngjarje Ky konflikt verbal mes dy kushërinjve ka agravuar në konfrontim fizik. Me pas shtetasi Dorian Mamli ka lëvizur me makinen tip Audi A4 me targe AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Enrik Mamli është larguar me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet.
Gjatë rrugës në hyrje të qytetit Mamurras, pikërisht në hyrje të rrugës për tek Stacioni i Trenit, mjeti tip Benz me targa AA 077 CN, në të cilën ndodheshin shtetasit Naim Tafa, Arjan Tafa (alias Taulant Bedri), Gazmir Elezi (alias Gentjan Tafa) ka përplasur automjetin tip Range Rover me targa AA481JT të drejtuar nga shtetasi Enrik Mamli.