Në rajonin e Gjirit të Vlorës u zhvillua stërvitja e përbashkët e përvitshme e Forcës Detare, e koduar “Imponimi ‘14”, e cila zhvillohet me Forcën Ajrore dhe Batalionin Special. Në stërvitje morën pjesë katër anije, dy gomone të vogla dhe një grup bordingu të Forcave Detare, dy helikopterë, Cougar dhe BO-105 të Forcave Ajrore, si dhe një grup special prej 12 vetash nga Batalioni i Forcave Speciale.
Stërvitjen “Imponimi – 2015”,e ndoqi nga zv/ministri i Mbrojtjes z. Petro Koci, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, zv.komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Muhamet Bucpapa, si dhe nga ushtarakë të lartë të Shtabit të Forcave Detare.
Stërvitja ishte organizuar në bazë të dy skenarëve. Në skenarin e parë nga Grupi i Bordimit në bashkëpunim me grupin e forcave speciale dhe mbështetjen nga ajri u bë ndalimi, bllokimi dhe kryerja e bordimit jo-konsensual i anijes e cila kryente veprime të paligjshme, ndërsa në skenarin e dytë u përpunuan veprime të përbashkëta midis forcave dhe mjeteve pjesëmarrëse në stërvitje, u bë bllokimi i anijes së rrëmbyer nga grupet terroriste, ku u realizua hedhja e trupave speciale nga ajri, sigurimi i anijes dhe kryerja e bordimit dhe kontrolli fizik i anije nga grupi i bordimit dhe forcat Speciale.
Në përfundim të skenarëve anijet dhe helikopterët kalojnë në revistë dhe përshëndeten nga gjithë të pranishmit.