I vetmi që pretendon pafajësinë nga grupi i te akuzuarve per trafikun e drogës me avion, piloti italian i cili u kap me droge ne plazhin e Divjakës, Giorgo Riformato është përballur ne Gjykatën e Krimeve te Renda me dëshmitaret e Prokurorisë.
Ne thëniet e tyre ata kane rrezuar pretendimin e italianit se kishte ndaluar ne Divjake per shkak te një defekti.
Erjon Pipero ka qene dëshmitari i pare qe është sjellë nga organi ia akuzës, i cili kishte komunikuar me Riformatonn ne momentin kur ai kishte prekur hapësirën shqiptare.
Sipas Piperos, piloti italian kishte fillimisht destinacion daljen nga hapësira po pas 5 minutash ka devijuar.
Pipero pohon se pasi ishte lidhur me pilotin, ky i fundit i kishte thëne ne italisht se ishte duke testuar avionin, ndërsa 20 minuta me vone kur devijoi nga trajektorja u shpreh se donte te shihte bregdetin shqiptar.
Punonjësi i Albkontrollit sqaroi me tej se ne asnjë moment Riformato nuk raportoi për ndonjë defekt.
Ngjarja për te cilën akuzohen te pandehurit, ndodhi ne 9 maj te vitit te kaluar kur avioni qe dyshohet se do transportonte drogën u ul ne plazhin e Divjakës për të marrë ngarkesën, por ngeci në rërë.
Policia arriti te sekuestroje edhe 340 kg kanabis sativa te paketuar e destinuar te trafikohej drejt Italisë. Riformato i ka qëndruar pohimeve te dhëna para prokuroreve pas arrestimit, se nuk ka lidhje me drogën e kapur ne Divjake dhe se avioni i tij “piper”, beri ulje te detyrueshme për shkak te një defekti.
Nga hetimet ka rezultuar se organizator i këtij trafiku është shtetasi Sajmir Bajrami dhe dy paketuesit e lendes narkotike Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupa me te cilët Riformato ka mohuar te ketë pasur njohje te mëparshme.
Por ndërsa te pandehurit e tjere kërkuan gjykim te shkurtuar, duke pranuar akuzën Riformato vazhdon ti qëndrojë kërkesës për pafajësi./VizionPlus